KRONIKĖ

•

Themelimi

•

Kuvendi i Parė Zgjedhor

•

Kuvendi i Dytė Zgjedhor

•

Kuvendi i Tretė Zgjedhor

•

Kuvendi i Katėrt Zgjedhor

•

Kuvendi i Pestė Zgjedhor

•

Kuvendi i Gjashtė Zgjedhor

•

Referendumi

•

Kėshilli koordinues

•

Formimi i Qeverisė

•

Zgjedhjet 1992

•

Zgjedhjet 1998

•

Zgjedhjet lokale 2000

•

Zgjedhjet nacionale2001

•

Zgjedhjet lokale 2002

•

Zgjedhjet nacionale2004

•

Zgjedhjet 2007

•

Figura tė rėndėsishme tė LDK-sė qė nuk janė gjallė

 

 

Kuvendi themelues i LDK-sė - 23 dhjetor 1989


Nė shtator dhe tetor tė vitit 1989, njė grup shkrimtarėsh dhe intelektualėsh, nė kohėn e shqetėsimeve mė tė mėdha politike dhe shoqėrore te ne, u pajtua, gati spontanisht, qė tė themelonte njė parti politike, e cila do t'i artikulonte kėrkesat politike tė shqiptarėve dhe do tė bėhej nismėtare e proceseve tė pluralizmit, qė ishin nė nismė nė vendet e bllokut tė atėhershėm socialist. Iniciativa pėr themelimin e njė partie qė do tė pagėzohet Lidhja Demokratike e Kosovės, doli nga shkrimtarėt Jusuf buxhovi, Ibrahim Berisha, Milazim Krasniqi, Mehmet Kraja dhe Xhemail Mustafa. Pas shumė bisedash, ata angazhuan koordinator tė Kėshillit nismėtar Jusuf Buxhovin, i cili mori pėrsipėr kontaktimin me intelektualėt e tjerė dhe hartimin e programit dhe statutit tė partisė.  
Nisma pėr themelimin e Partisė u pėrkrah menjėherė pa rezervė nga dr.Ibrahim Rugova, dr.Ali Aliu, Ajri Begu, Basri Ēapriqi, Milazim Krasniqi dhe Ramiz Kelmendi, tė cilėt me nėnshkrimet e tyre, pranuan tė bėhen anėtarė tė Kėshillit nismėtar pėr themelimin e LDK-sė.  
I kompletuar, Kėshilli nismėtar takohej herė pas here dhe bisedonte pėr konturat e ardhshme tė partisė. Pa marrė parasysh vėshtirėsitė e fillimit dhe ato tė kohės, u vendos qė nė punėn e mėtutjeshme tė themelimit tė partisė tė pėrfshiheshin edhe intelektualė tė tjerė, tė profileve tė ndryshme. Kėshtu, nė listėn e nismėtarėve u gjendėn edhe dr.Fehmi Agani (qė dha ndihmesė tė konsiderueshme pėr versionin pėrfundimtar tė tekstit tė Programit tė partisė), pastaj aktivistėt e palodhshėm dr.Bujar Bukoshi, dr.Zenel Kelmendi, Zenun Ēelaj, dr.Jusuf Bajraktari, Mustafė Radoniqi, Hysen Matoshi e Neshet Nushi, pėr t'u forcuar, mė nė fund, me akademikėt dhe shkencėtart tanė tė nderuar: prof.dr.Idriz ajeti, prof.Mark Krasniqi, prof.Dervish Rozhaja, Anton Ēetta dhe Zekiria Cana.  
Bėrthama e Kėshillit nismėtar, e pėrbėrė prej njėmbėdhjetė vetash (sa parashihej edhe me ligjin e atėhershėm federativ pėr shoqatat e qytetarėve), u mblodh disa herė gjatė tetorit dhe nėntorit. Takimet duhej tė dukeshin "spontane", andaj shumica e tyre mbaheshin nė kafenenė "Elida" nė qendrėn tregtare "Boro-Ramizi". Ndėrkohė, nga gjysma e nėntorit dhe fillimi i dhjetorit po krijoheshin konturat e qarta tė Programit tė partisė si dhe statuti. Koordinatori Jusuf Buxhovi disa herė ua parashtroi anėtarėve tė bėrthamės tė Kėshillit nismėtar pėrmbajtjen e Programit dhe tė Statutit, duke e plotėsuar atė me vėrejtjet dhe propozimet qė i jepeshin nga njėmbėdhjetėshja, si dhe tė tjerėt qė konsultoheshin. Nė javėt e para tė dhjetorit versioni i programit ishte i gatshėm dhe ai u miratua. Mbetej pėr t'u caktuar dita dhe vendi i mbajtjes sė kuvendit themelues tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Kishte propozime tė ndryshme, nga ato se kuvendi duhej mbajtur menjėherė nė heshtje, deri tek ata qė duhej shtyrė pas vitit tė ri. Rrethanat pėrnjėmend ishin tė tensionuara, ngase nuk dihej se si do tė reagonte pushteti i atėhershėm partiak, i cili ishte nė shkatėrrim e sipėr. Pas shumė shqyrtimesh, u caktua data - 23 dhjetor 1989, pra, dita e shtunė.  
Kuvendi themelues u vendos tė mbahej nė lokalet e Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės, ku rėndom asokohe zhvilloheshin qė tė gjitha vlimet shoqėrore dhe politike. Koordinatori i grupit u angazhua ta bėnte paraqitjen ligjore tė mbajtjes sė kuvendit themelues nė polici, me tėrė dokumentacionin, ashtu si e kėrkonte ligji i atėhershėm pėr mbajtjen e manifestimeve dhe tubimeve publike. Policia nuk njoftoi se do ta ndalonte kuvendin themelues tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, por as nuk dha pėlqim pėr tė. Gjendja, pra, mbahej e tensionuar.
Duhet cekur se shtypi i atėhershėm nė gjuhėn shqipe nuk botoi kurrfarė lajmi pėr ditėn dhe vendin e mbajtjes sė kuvendit themelues tė LDK-sė, anipse Kėshilli nismėtar kėrkoi qė kjo tė bėhej. Megjithatė, informimi u bė nė mėnyrė fare interne, gojė me gojė, duke njoftuar ata qė dėshironin tė vinin nė kuvendin themelues. Tė shtunėn, nė mėngjes, diku rreth orės 9, nė lokalet e Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės, u mblodh tash nė pėrbėrje tė zgjeruar Kėshilli nismėtar pėr themelimin e Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Tė gjithė u pajtuan me Programin dhe Statutin e saj. U bisedua bukur shumė pėr strukturėn udhėheqėse tė partisė. Qė tė gjithė ishin tė mendimit se kryetar i saj duhej tė bėhej dr.Ibrahim Rugova, ndėrsa sekretar Jusuf Buxhovi.
Grupi nismėtar nguli kėmbė qė dr.Rugova duhej tė propozohej pėr kryetar dhe u deklarua qė kėtė ta parashtronte Kuvendi themelues, me ēka ai u pajtua.
Diku para orės dhjetė tė paraditės filluan tė vinin, heshtazi, tė interesuarit pėr Kuvendin themelues. Pikėrisht nė orėn dhjetė, lokali i vogėl i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės mezi i zuri ata qė kishin vendosur tė merrnin pjesė nė mbledhjen e Kuvendit themelues tė LDK-sė. Ata ishin gjithsej 96 veta, tė cilėt me nėnshkrimet e veta dhe me deklarim tė lirė u pėrcaktuan t'ia vinin themelet partisė sė parė politike shqiptare tė pagėzuar Lidhja Demokratike e Kosovės.
Kėshilli nismėtar, qė mė parė u pat marrė vesh se mbledhjen duhej ta hapte dr.Zenel Kelmendi, i cili, pasi do tė pėrshėndeste tė pranishmit, do tė propozonte rendin e ditės, kryesinė e punės, si dhe komisionet e domosdoshme tė Kuvendit. Dr.Zenel Kelmendi e hapi kuvendin me pak fjalė dhe propozoi kryesinė e punės nė kėtė pėrbėrje: dr.Ibrahim Rugova, Jusuf Buxhovi, Ali Aliu, Fehmi Agani dhe Zenel Kelmendi, gjė qė tė pranishmit u pajtuan. Pastaj, ai propozoi komisionin kandidues nė krye me Milazim Krasniqin, si dhe procesmbajtės Hysen Matoshin.
Nė emėr tė Kėshillit nismėtar dhe tė Kryesisė sė punės, Programin e Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe Statutin e saj e lexoi Jusuf Buxhovi.
Tė pranishmit dėgjuan me vėmendje Programin dhe Statutin e LDK-sė dhe miratuan me duartrokitje tė gjatė pėrmbajtjet e tyre. Askush nuk isht ekundėr. Kryesuesi ia dha fjalėn Milazim Krasniqiti, qė nė emėr tė Kėshillit kandidues tė propozonte udhėheqėsinė e parė tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Ai bėri kėto propozime:  
1.Kryetar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės - dr.Ibrahim Rugova,  

2.Sekretar- Jusuf Buxhovi, 

3.Anėtarė tė Kryesisė: dr.Fehmi Agani, dr.Bujar Bukoshi, dr.Ali Aliu, Nekibe Kelmendi, Mehmet Kraja.  

Propozimet u miratuan me duartrokitje tė gjata nga tė pranishmit.

Pastaj, fjalėn e mori dr.Ibrahim Rugova, i cili falenderoi pėr besimin e dhėnė dhe u zotua se do t'i kryente detyrat qė dilnin nga Programi i Lidhjes Demokratike tė Kosovės.  

Mbledhja e Kuvendit themelues tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, e cila filloi nė orėn 10:5 minuta, pėrfundoi nė orėn 11:10 minuta.  
Mbledhjen e ndoqėn korrespodentėt dhe gazetarėt e kėtyre gazetave: "Rilindja", Tanjugu, Radiotelevizioni i Prishtinės, "Oslobogjenje", "Vjesniku" dhe Radio-Lubjana. Nga tė dhėnat e sakta del se informata pėr themelimin e Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhanė "Rilindja" (njė lajm tė gjymtuar keqas), Tanjugu dhe Radio-Lubjana. Dy ditė mė vonė pėr themelimin e LDK-sė njoftoi RTV i Beogradit, "Vjesniku", ndėrsa nga agjencitė e huaja njoftuan: AFT, AP dhe DPA. TV Prishtina e dha lajmin shkurtimisht nė ditarin e natės sė Vitit tė Ri, pra, me njė javė vonesė.  
Programi i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, qysh tė hėnėn, pra, mė 25 dhjetor 1989, iu dėrgua, ashtu siē e kėrkonte ligji, organeve policore krahinore e gjykatės (qė tė bėhej regjistrimi nė regjistrin e shoqatave tė pavarura, anipse nė vend atėherė ende nuk kishte ligj federativ pėr partitė politike), pastaj Ambasadės sė SHBA-ve nė Beograd, Ambasadės sė Anglisė nė Beograd, si dhe Ambasadės sė Gjermanisė nė Beograd, si dhe Ambasadės sė Francės nė Beograd. I pėrkthyer nė gjuhėn angleze, Programi i Lidhjes Demokratike iu dėrgua pėr atė ditė tė gjitha agjencive mė tė mėdha botėrore edhe Tanjugut.  

Plotėsimi i Kryesisė sė parė  

Nė korrik tė vitit 1990, nė mbledhjen e Kėshillit nismėtar, tė Kryesisė dhe kryetarėve tė degėve tė LDK-sė nė Kosovė, u bė zgjerimi i saj edhe me katėr anėtarė tė rinj: dr.Rexhep Gjergji, Ibrahim Berisha, Anton Kolaj, Xhemail Mustafa.  

Pjesėmarrėsit e Kuvendit Themelues tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės

Fehmi Agani, Hysen Zherka, Ramadan Sejdiu, Ramiz Hoxha, Jusuf Rexhepi, Agni Dika, Luljeta Buxhovi, Vesta Nura, Bahrije Krasniqi, Shefqet Gashi, Mon Mulliqi, Mehmet Kraja, Ibrahim Berisha, Jusuf Buxhovi, dr.Bujar Bukoshi, dr.Zenel Kelmenti, dr.Ali Aliu, dr.Ibrahim Rugova, Milazim Krasniqi, Xhemail Mustafa, Hasan Hajzeri, dr.Avdyl Kransiqi, dr.Fatmir Dalladaku, Fehmi Rexhepi, Ajri Begu, Sejdulla Hoxha, Muharrem Ramabaja, Fetah Ademi, Suzana Hajzeri, Sylejman Aliu, Ilaz Bylykbashi, Ali Mehmetaj, Sali Sefaj,Ahmet Kelmenmdi, Isamil Gashi, Ramadan Maloku, Rexhep Osmani, Rihan Ismaili, Fatime Ismaili, Evliane Bajqinovci, Hazir Reka, Faton Ahmeti, Fehmi Greiēevci, Behar Zogiani, Ekrem Guri, Isa Haxhiu, Ramiz Abdyli, Lutfi Murtezi, Ruzhdi Demiri, Edvard Gashi, Fatmir Sejdiu, Fatbardha Duli, Fanol Duli, Nezir Safaj, Florina Sefaj, Neshet Nushi, dr.Ymer Jaka, Nekibe Kelmendi, Ejup Kolica, Milaim Kadriu, Sadi Behxheti, Luan Pula, Daut Blakaj, Kemal Luci, Fatmir Peja, Ylber Hysa, Haxhi Mehmetaj, Selman Mehaj, Isan Murati, Nehat Krasniqi, Ragip Veseli, Abdyl Ramaj, Xhafer Xhaferi, Binak Kelmendi, Islam Veliu, Halil Matoshi, Mentor Jakupi, Bejtush Isufi, dr.Salih Krasniqi, Lutfi Dervishi, Skėnder Kada, Jusuf Hakaj, Faik Polloshkja, Abdyl Kadolli, Gani Mehmetaj, Islam Ejupi, Agron Haxhosaj, Ndue Kurti, Mehmet Gashi, Skėnder Zogaj, Ibrahim Kelmendi, Selajdin Krasniqi dhe akademik Dervish Rozhaja.

nė fillim


Shifra e fakte rreth LDK-sė  


Lidhja Demokratike e Kosovės, pas mbledhjes themeluese, nisi anėtarėsimin mė 4 janar. Atė ditė u regjistruan 43 veta. Numri i tė anėtarėsuarve erdhi duke u shtuar dita-ditės pėr tė arritur rekord mė 11 mars tė vitit 1990, kur brenda asaj dite u regjistruan 10.307 anėtarė.  
Dega e Parė e Lidhjes Demokratike tė Kosovės u themelua nė Fushė Kosovė, nė janar tė vitit 1990, ndėrsa ajo e fundit nė Novo Bėrdė, nė maj tė po atij viti.
Konferencėn e parė pėr shtyp Lidhja Demokratike e Kosovės e mbajti mė 19 janar 1990. Nga ajo ditė, ēdo tė premte, mbaheshin konferencat e rregullta pėr shtyp, tė cilat u ndėrprenė vetėm njė herė me dhunė nga policia, mė 5 qershor tė vitit 1990.
Mė 5 korrik, pas miratimit tė Deklaratės sė 2 Korrikut, policia serbe, bashkė me sigurimin e Kuvendit tė Kosovės dhe mbylljes sė Radiotelevizionit e tė mjeteve tė tjera tė informacionit nė gjuhėn shqipe, mbylli tri javė edhe Shoqatėn e Shkrimtarėve tė Kosovės, ku gjendej edhe selia e Lidhjes Demokratike tė Kosovės.
Gjatė kėsaj kohe konferencat pėr shtyp LDK-ja i organizoi para Shoqatės sė Shkrimtarėve, nė natyrė.
Lidhja Demokratike e Kosovės i ka degėt e veta nė tė gjitha vendet e Evropės Perėndimore, nė SHBA dhe nė Australi.

Lista e anėtarėve tė Kėshillit nismėtar tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės:  

Jusuf Buxhovi, dr.Zekiria Cana, Milazim Krasniqi, Ajri Begu, Ibrahim Rugova, dr.Bujar Bukoshi, dr.Fehmi Agani, Ibrahim Berisha, Mehmet Kraja, dr.Ali Aliu, dr.Zenel Kelmendi, Ramiz Kelmendi, akademik Idriz Ajeti, akademik Dervish Rozhaja, akademik Mark Krasniqi, Anton Ēetta, Zenun Ēelaj, Mustafa Radoniqi, Basri Ēapriqi, Jusuf Bajraktari, Xhemail Mustafa, Hysen Matoshi,  Nexhet Nushi.  

Deklarata e parė programore e LDK-sė mė 1989


Ėshtė e drejtė imanente e Kosovės dhe e popullsisė sė saj qė pėr rirregullimin dhe ridefinimin e marrėdhėnieve tė popujve tė Jugosllavisė tė shprehet lirisht, pėr pozitėn dhe interesat e veta tė vendosė i lirė dhe i barabartė me tė gjithė popujt e tjerė.  
Lidhja Demokratike e Kosovės, si parti politike e qytetarėve tė lirė, angazhohet pėr reformat ekonomike e shoqėrore, qė synojnė daljen sa mė tė shpejtė nga kriza e tashme dhe zhvillim demokratik tė proceseve politike.
Lidhja Demokratike e Kosovės angazhohet pėr ekonomi tė tregut, pėr forma tė ndryshme tė pronėsisė dhe barazinė e tyre, pėr treg modern dhe pėr pėrjashtimin e ndėrhyrjes jokompetente tė politikės nė ēėshtje ekonomike, (duke filluar nga orientimi pa kriter i investimeve, e deri te caktimi i kuadrit drejtues nė ekonomi). LDK-ja ėshtė kundėr arbitraritetit administrativo-politik dhe kundėr kufizimeve shtetėrore tė pronės dhe tė iniciativės private, kundėr bllokimit tė kėsaj veprimtarie me taksa, ngarkesa dhe pengesa tė papėrballueshme. LDK-ja do tė pėrpiqet pėr stimulimin e punės, tė kreativitetit pėr vlerėsimin meritor dhe pėr ngritjen e dinjitetit tė punės e tė punėtorit, pėr stimulimin e iniciativave dhe tė angazhimeve investive, pėr racionalizimin dhe pėr modernizimin e prodhimit, pėr rikonstruksione dhe orientime moderne prodhuese dhe jo pėr falimentime dhe shuarje tė nxituara tė organizatave ekonomike.
LDK-ja angazhohet kundėr privilegjeve nė baza rajonale, kombėtare ose tė tjera dhe kundėr ēdo tendence tė rrėnimit tė potencialeve ekonomike tė Kosovės.
Respektimi dhe kultivimi i ideve, i vlerave dhe i parimeve progresive evropiane dhe botėrore, i lirive dhe i tė drejtave tė njeriut, tė dinjitetit tė individit, tė barazisė, tė tolerancės e tė mirėkuptimit, tė sovranitetit tė popullit, tė shtetit juridik dhe tė judikaturės sė pavarur, tė solidaritetit, tė rezistencės ndaj shtypjes, ndaj dhunės dhe ndaj terrorit tė ēdo forme
B janė kėto orientimet dhe vlerat themelore tė veprimit politik tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės.
Lidhja Demokratike e Kosovės angazhohet pėr demokraci, e cila do tė sigurojė barazinė e plotė juridike e politike tė tė gjithė qytetarėve, pavarėsisht nga pėrkatėsia kombėtare, gjinore apo fetare. Pėr shtet tė mirėfilltė juridik, qė respekton kushtetutėn dhe ligjet demokratike tė miratuara me procedurė demokratike, qė pėrjashtojnė arbitraritetin politik e partiak tė pushtetmbajtėsve.
Lidhja Demokratike e Kosovės pėrqafon pluralizmin politik qė shpreh struktura dhe interesa tė ndryshme, qė mundėson garėn e koncepcioneve dhe tė opcioneve tė ndryshme politike pėrmes sistemit parlamentar dhe shumpėpartiak; angazhohet pėr mbrojtjen e plotė dhe pėr zgjerimin e tė drejtave dhe tė lirive tė njeriut, pėr tė drejtėn e mendimit dhe tė shprehjes sė lirė, pėr lirinė e organizimit politik.
LDK-ja lufton kundėr ēfo forme tė urrejtjes, tė dhunės e jotolerancės kombėtare e fetare, kundėr ēdo forme tė diskriminimit dhe gjenocidit, kundėr ēdo tentative tė ndryshimit tė dhunshėm tė strukturave ekzistuese etnike. Angazhohet kundėr ēdo monopoli politik dhe ekskluziviteti ideologjik, pėr lirinė e ndėrgjegjės dhe tė bindjeve politike. Ėshtė kundėr ēdo ndjekjeje dhe kėrkon lirimin e tė gjithė tė burgosurve politikė. Angazhohet pėr pavarėsi tė gjyqeve dhe tė gjyqtarėve..
LDK-ja angazhohet pėr zhvillimin e gjithanshėm shpirtėror tė tė gjithėve, pėr arsim tė plotė nė gjuhėn amtare nė tė gjitha shkallėt e shkollimit, pėr ruajtjen e pozitės dhe tė dinjitetit moral e material tė shkollės e tė arsimtarit, pėr kultivimin e gjuhės amtare dhe pėr barazinė e saj nė komunikim publik dhe nė administratė, pėr pėrdorimin e lirė tė simboleve kombėtare dhe pėr kremtimin me dinjitet tė festave dhe pėr kultivimin e vlerave kombėtare.
LDK-ja pėrshėndet dhe pėrkrah proceset integruese nė Evropėn e sotme.
LDK-ja ėshtė kundėr gjendjes dhe masave tė jashtėzakonshme, kundėr izolimeve dhe diferencimeve, kundėr diskualifikimeve dhe etiketimeve.
Pėrpiqet pėr dialog dhe mirėkuptim nė procesin e bashkėpunimit me partitė politike, veēmas ato qė kanė orientime tė ngjashme programore.
LDK-ja pėrkrah organizimin dhe aktivitetin e lirė sindikal.
LDK-ja angazhohet pėr ruajtjen e mjedisit, tė natyrės dhe resurseve tė saj. Asnjė gjeneratė nuk ka tė drejtė tė shfrytėzojė nė mėnyrė tė papėrgjegjėsi vlerat dhe begatitė qė duhet t'u takojnė edhe gjeneratave tė ardhshme.  

(Pjesė nga Deklarata programore e miratuar nė tubimin themelues, mbajtur mė 23 dhjetor 1989 nė Prishtinė).  


nė fillim


Dr Ibrahim Rugova

•

Dhetėvjetori i LDK-sė

•

15 vjetori i LDK-sė

•

Vdekja e Presidentit Rugova

Dr  Fatmir  Sejdiu  

•

LDK-ja filloi rrėnimin e mureve ndėrshqiptare

•

Vizioni im pėr zhvillimin dhe modernizimin e LDK-sė

•

LDK-ja e miqėsoi Kosovėn me botėn

•

LDK-ja e ka instaluar kulturėn politike dhe shtet-formuese nė Kosovė

•

LDK-ja ėshtė ama e shtetit tė Kosovės

 

© QIK