4.2. STRUKTURA E EKONOMISĖ PRIVATE

Ndėrmarrjet private

Nė strukturėn pronėsore tė ndėrmarrjeve dominojnė ndėrmarrjet private me mbi 90%, ndėrmarrjet kooperativiste, qė mund tė jenė nė tė dy sektorėt 4,1%, ndėrmarrjet e pėrziera 4,3%. Mund tė konstatohet njė dominim i numrit tė ndėrmarrjeve private nė strukturėn e ndėrmarrjeve.

Nė fillim tė zhvillimit ndėrmarrjeve private, me qėllim tė sigurimit tė mbijetesės me investime sa mė tė vogla, numri mė i madh i ndėrmarrjeve u formua nė lėmin e tregtisė. Me vonė u paraqitėn disa tendenca tė riorientimit nė veprimtari tė tjera, por efektet janė mjaft modeste. Pjesėmarrja e ndėrmarrjeve prodhuese nė numrin e pėrgjithshėm tė ndėrmarrjeve ėshtė rreth 9%. Pėrkundėr interesimit mjaft tė shprehur, orientimi prodhues ende nuk ėshtė forcuar gjė qė paraqet pengesė nė valorizimin e potencialeve prodhuese dhe nė pėrmbushjen e kėrkesave nė treg, sidomos nė sektorin e ushqimit, pėr ēka Kosova disponon me kushtet e nevojshme natyrore dhe njerėzore. Mirėpo, kėto kushte nuk po shfrytėzohen si duhet nė diversifikimin e strukturės sė ndėrmarrjeve private sipas veprimtarisė. Bie nė sy pjesėmarrja e vogėl e ndėrmarrjeve industriale 6,4%, bujqėsi 1%, ndėrtimtari 2%, komunikacioni 3,1%, hotelieria e turizmi 3,8%, zejtaria 2%, shėrbimet financiare 3,7%, shėrbimet sociale (arsim, kulturė, shėndetėsi) 2,3%. Kemi njė dominim tė theksuar tė ndėrmarrjeve tregtare 75,5%. (tab. 12 dhe 13). Ndėrmarrjet tregėtare punojnė me shumicė dhe pakicė, pa ndonjė specializim tė theksuar. Nė sferėn e prodhimit janė tė pėrfaqėsuara pėrpunimi i drurit, industria grafike, e pėrpunimit tė plastikės, prodhimi i materialit ndėrtimor, produktet ushqimore. Shėrbimet janė tė pėrqendruara nė tregti, transport tė mallrave, shėrbime turistike e tė ngjashme.

 

4.2.1 FERMAT BUJQĖSORE

Fermat bujqėsore paraqesin njė segment shumė tė rėndėsishėm tė ekonomisė private tė Kosovės. Ato kanė rėndėsi tė madhe ekonomike nė aktivizimin e popullatės dhe nė furnizimin e tregut me produkte bujqėsore. Nė fshat jeton rreth 65% e popullsisė sė Kosovės.

Nė rrethanat aktuale, kur afarizmi i sektorit shtetėror/shoqėror tė bujqėsisė praktikisht nuk funksionon, prodhuesit individual nė bujqėsi, pos funksionit tė kultivuesit, kanė marrė rolin edhe tė menaxherit, pra ata gjithnjė e mė shumė po konsolidohen si fermerė. Tani ata fillojnė tė prodhojnė mė tepėr, sipas kėrkesave tė tregut. Nė kėtė periudhė fermerėt nė mėnyrė mė racionale e kanė shfrytėzuar tokėn bujqėsore dhe mjetet tjera tė prodhimit, por nė njė nivel shumė tė ulėt nė krahasim me vendet e zhvilluara.

Vlerėsohet se nė fillim tė vitit 1997 nė Kosovė, duke mos llogaritur komponentėn e migrimit, kishte rreth 325 mijė familje nga tė cilat nė fshat ishin rreth 185 mijė. Nga numri i pėrgjithshėm, 82 mijė janė familje bujėsore, rreth 85 mijė tė pėrziera dhe 18 mijė jobujqėsore. Mesatarja e tokės sė punueshme pėr familje ėshtė rreth 1 ha. Kur kėsaj t'i shtohet fakti se struktura e prodhimtarisė bujqėsore ėshtė mjaft ekstensive, ku dominojnė drithėrat dhe mungon mbėshtetja e shtetit, del se efektet financiare janė shumė tė ulėta dhe nuk mjaftojnė pėr sigurimin e buxheteve tė mjaftueshme familjare. Zakonisht mungesa nė tė ardhura konpensohet nga dėrgesat e anėtarėve tė familjes tė punėsuar nė botėn e jashtme. Popullata aktive bujqėsore vlerėsohet nė 150 mijė.

4.2.2. DYQANET E PAVARURA

Kosova ka njė traditė tė pasur pėr zejet e ndryshme tė cilat ushtrohen nė dyqanet e pavarura. Gjendja aktuale socio-ekonomike edhe mė shumė i ka shtyrė njėrėzit tė mirren me kėtė veprimtari. Me hapjen e dyqaneve, patėn sukses sidomos ata tė cilėt dispononin me ndonjė pėrvojė nė zejet e caktuara. Nė kuadėr tė lėmenjve, pjesėmarrje tė madhe kanė tregtia, zejtaria dhe komunikacioni, qė dėshmon pėr njė strukturė mjaft tė varfėr.

Zhvillimi i zejtarisė nė Kosovė po has nė pengesa tė shumta administrative nga ana e regjimit serb. Taksat e shumta dhe tejet tė larta, vėshtirėsitė administrative nė sigurimin e lokalit, dėnimet dhe plaēkitjet e larta nga pushtetmbajtėsit, pengesat e ndryshme nė import si dhe mungesa e mjeteve investive, pėrkundėr kėrkesės nė treg, janė kufizime tė pėrheshme nė zhvillimin e kėsaj veprimtarie.

Nė strukturėn e dyqaneve tė pavarura sipas veprimtarive dominojnė tregtia (31,4%) zejtaria (29%), komunikacioni (18.4%) dhe hotelieria e turizmi (13,6%). Kemi tė bėjė me dyqanet e zejeve tradicionale, tregtinė me pakicė, restorantet e kafenetė dhe mjetet pėr transport tė mallrave dhe udhėtarėve. Dyqane qė mirren me punė industriale ka pak (1,1%), gjė qė mund tė thuhet edhe pėr ato nė sferėn e ndėrtimtarisė (3,8%). Ambulancat private shėndetėsore marrin pjesė me 1,2%.

4.2.3. EKONOMIA JOFORMALE

Gjatė krizės ekonomike dhe sociale, tė shkaktuar nga regjimi e ashtuquajtura ekonomi e joformale ėshtė njė burim i konsiderueshėm i tė hyrave dhe tė punėsimit tė pėrkohshėm. Nė qytete tė Kosovės organizohen tė ashtuquajturat "tregjet e plaēkave" ku ofrohen poduktet mė tė ndryshme, nga ushqimi deri tė produktet industriale, kryesisht tė importuara. Meqė nuk ka shėnime konkrete pėr numrin e ushtruesve tė kėsaj veprimtarie, vlerėsohet sė njė numėr i konsiderureshėm i qytetarėve janė tė detyruar tė mirren me kėtė veprimtari. Tregtarėt e tillė zakonisht ballafaqohen me problemet e shumta, e mė sė shumti me plaēkitjet sistematike nga ana e organeve policore. Sipas anketės del se shumica e ndėrmarrjeve private bien nė mikrondėrmarrje. Prej 1-5 punėtorė kanė 18% e ndėrmarrjeve tė anketuara, 6-10 – 25,3%, 11-20-17,3% dhe mbi 20 punėtorė vetėm 8,3%.