5. SISTEMI EKONOMIK DHE TRANZICIONI NĖ KOSOVĖ

5.1. ASPEKTET GLOBALE TĖ SISTEMIT EKONOMIK DHE TĖ TRANZICIONIT

Duke u nisur nga konfiguracioni i ri i rrethinės ekonomike, rajonale dhe ndėrkombėtare, si dhe i kushteve specifike, ndėrtimi i sistemit ekonomik tė Kosovės duhet tė mbėshtetet nė: 1) privatizim dhe ndėrmarrėsi;
2) liberalizim ekonomik; 3) rregullim ekonomik sipas konceptit tė ekonomisė sė hapur dhe tė tregut, 4) parimeve tė shtetit ligjor; 5) drejtėsi sociale;
6) nė trendet e globalizimit tė ekonomisė.

Kosova, si njė vend i vogėl dhe ballkanik, duhet tė orientohet pėr ndėrtimin e sistemit tė ekonomisė sipas kėrkesave tė njė ekonomie tė hapur ndaj tregut evropian dhe botėror, politikė tė matur rregullative dhe liberalizim ekonomik. Ky duhet tė jetė sistem ekonomik qė krijon njė ambient tė pėrshtatshėm pėr integrimin e ekonomisė sė Kosovės nė rajon e mė gjerė, stimulimin e bashkėpunimit ekonomik dhe qė nxitė investimet e pėrbashkėta me partnerėt e jashtėm.

Lidhur me kėtė nevojitet strategjia e pėrkufizuar qartė e transformimit tė pronės shtetėrore (shoqėrore) nė pronė private dhe pėr zhvillimin e ndėrmarrėsisė si filozofi zhvillimore me tėrė infrastrukturėn e saj tė nevojshme. Kjo mundėson krijimin e njė ambienti tė volitshėm pėr zhvillimin e konkurrencės dhe tė autonomisė sė ndėrmarrjeve, duke pėrfshirė kategorinė e rrezikut.

Kjo kėrkon ndėrtimin e tregut integral (tregu i mallrave dhe shėrbimeve, tregu i punės dhe tregu financiar), me gjithė institucionet e tij.

Roli i shtetit duhet tė pėrqendrohet nė rregullimin bashkėkohor makro-ekonomik qė siguron stabilitet ekonomik dhe sendėrtim tė politikės zhvillimore. Kėtu pėrfshihet: stabilizimi i valutės nacionale, kursi devizor, rregullimi i marrėdhėnieve ekonomike me botėn e jashtme, sendėrtimi i politikės regjionale, sendėrtimi i politikės agrare, asaj ekologjike dhe financat publike. Shteti duhet t'i marrė mbi vete edhe funksionet e domosdoshme sociale, me qėllim qė mė lehtė tė tejkalohen pasojat negative nė fazėn e tranzicionit drejt ekonomisė sė tregut. Sistemi ekonomik funksionimin e vetė duhet ta mbėshtesė nė institucionet demokratike, demokracinė liberale e shoqėrinė e hapur, si dhe nė internacionalizimin e ekonomisė dhe tė shoqėrisė kosovare.

Tranzicioni ėshtė proces transformues i pėrmasave tė thella tė njė sistemi shoqėror, nėpėrmjet tė cilit ky sistem kalon nė njė strukturė tė re, e cila siguron njė efiēiencė dhe efektivitet mė tė lartė. Pėr tė arritur kėto performansa, duhet sendėrtuar ndryshime simultane nė tė gjitha nėnsistemet e sistemit shoqėror, e para sė gjithash nė sistemin politik, nė sistemin ekonomik dhe nė sistemin arsimor.

Tranzicioni nuk mund tė jetė proces qė qeveriset nga rasti nė rast, aq mė pak nė mėnyrė stihike. Kjo do tė thotė se nevojitet ndėrtimi i strategjisė sė tranzicionit, i cili nė vete pėrmban qėllimet e shtruara qartė, pengesat nė tė cilat mund tė ndeshė realizimi i kėtyre qėllimeve dhe resurset e mekanizmat me tė cilat duhet tejkaluar kėto pengesa. Kjo do tė thotė gjetja e optimumit, duke patur parasysh oportunitetin politik, oportunitetin ekonomik dhe oportunitetin social. Pėrvoja e zhvillimit tė tranzicionit nė vendet ish socialiste dėshmon se mungesa e kėsaj strategjie dhe kėtij optimumi e forcon rezistencėn ndaj ndryshimeve dhe ushqen inercionin mė tė fuqishėm tė elementeve tė sistemit tė vjetėr.

Rezultat i tranzicionit nė Kosovė duhet tė jetė ndryshimi kompleks i gjendjes, qė nėnkupton zgjidhjen e statusit tė Kosovės.

5.1.1. SPECIFIKAT E TRANZICIONIT NĖ KOSOVĖ

Kushtet specifike nė tė cilat zhvillohet tranzicioni nė Kosovė kanė tė bėjnė, para sė gjithash, me:

(1) Situatėn politike: pushteti i instaluar okupues dhe lėvizja e degėzuar dhe e masovizuar pėr liri;

(2) Strukturėn ekonomike tė pavolitshme, me ndėrmarrje shtetėrore tė okupuara, ruinim dhe prapambetje teknologjike, dhe dėmtim tė infrastrukturės ekonomike qė pėrmblidhen me njė veprim tipik kolonial;

(3) Nivelin e zhvillimit dhe problemet e theksuara sociale;

(4) Iniciativėn private relativisht tė zhvilluar, por qė, nėn presion tė rrethinės nė tė cilėn vepron, pėrjeton krizė konceptore dhe stagnim nė zhvillimin e saj;

(5) Diasporėn mjaft tė madhe dhe me peshė ekonomike e socio-demografike;

(6) Nevojėn e theksuar pėr asistencė teknike.

Kėto ēėshtje janė trajtuar mė gjerėsisht nė pjesėt paraprake tė studimit.

Tranzicioni nė Kosovė ka filluar me lėvizjen pėr liri dhe demokraci, me iniciativėn relativisht tė zhvilluar private, me disa transformime nė procesin e arsimimit, me disa ndryshime nė media, si dhe me aktivizimin e njė numri organizmash qeveritar dhe joqeveritar. Sė kėndejmi, brendapėrbrenda rrethanave tė tashme tė "pamundshme", nė Kosovė lindin dhe zhvillohen segmente tė shoqėrisė sė hapur dhe ky ėshtė njė segment i rezistencės aktive, i pėrpjekjeve pėr liri. Kuptohet qė ky nuk ėshtė njė proces kompleks ēfarė do tė ishte nė kushte normale. Pėrpjekjet e Kosovės pėr liri do tė jenė kuptimplote e tė suksesshme nėse kurorėzohen me ndėrtimin e institucioneve tė pavarura demokratike tė shoqėrisė sė hapur. Sė kėndejmi, tranzicioni nė Kosovė ėshtė komponentė e rezistencės aktive, veprim aktiv dhe pjesė e aktiviteteve ēlirimtare nė kushtet e tashme, qė do tė rrumbullakėsohet plotėsisht pas zgjedhjes sė ēėshtjes sė Kosovės. Kjo ėshtė specifika mė e rėndėsishme qė e karakterizon tranzicionin nė Kosovė.

Struktura e pavolitshme ekonomike

Struktura e pavolitshme ekonomike, pėrpos nė aspektin e veprimtarive (industria bazike e energjetika), shprehet me pjesėmarrjen e vogėl tė ndėrmarrjeve tė vogla dhe ndėrmarrjeve tė mesme. Karakteristikė tjetėr ėshtė edhe prapambetja teknologjike e cila ėshtė pasojė e ndėrprerjes sė ciklit investues, e njė procesi tė gjatė dezinvestimi (amortizimi tejkalon investimet nė fondet fikse tė sektorit shoqėror qė prej vitit 1990 e kėndej). Dėmtimet dhe ruinimi teknologjik dhe fizik i kapitalit fiks shoqėror do tė vėshtirėsojnė procesin e ringjalljes e tė ristrukturimit.

Niveli i zhvillimit dhe problemet sociale

Niveli i zhvillimit dhe problemet sociale, qė shprehen me aktivizimin e vogėl ekonomik tė popullsisė, i japin dimension tė veēantė tranzicionit nė aspektin e formulimit tė zgjedhjeve, tė cilat mundėsojnė aktivizimin sa mė tė madh tė popullsisė sė aftė pėr punė. Njė pjesė e fuqisė punėtore, qė do tė goditej nga teprica teknologjike dhe ristrukturimet e domosdoshme, tanimė ėshtė e papunė ose pjesėrisht e aktivizuar nė ekonominė private. Mirėpo, nė vend tė punėtorėve tė pėrjashtuar pėr shkak tė pėrkatėsisė nacionale, janė punėsuar tė tjerė, pa kritere ekonomike, kėshtu qė, krahasuar me nivelin e aktivitetit ekonomik, edhe tash, realisht ka teprica teknologjike. Nga ana tjetėr, punėtorėt e larguar arbitrarisht nga puna gėzojnė tė drejtėn e tyre pėr vendet e punės nė tė cilat kanė punuar. Sė kėndejmi, procesi i ristrukturimit do tė pėrcillet me nevojėn pėr asistencė sociale dhe pėrpjekjet pėr hapjen e vendeve tė punės nė sektorėt e tjerė tė ekonomisė private, e para sė gjithash nė NVM.

Mirėpo, specifika e Kosovės ėshtė se problemet sociale mė shumė bėjnė presion nė drejtim tė shpejtimit tė proceseve tė tranzicionit sesa nė ngadalėsimin e tij, siē ngjet nė vendet tjera.

Nė Kosovė ėshtė formėsuar njė komunitet i biznesit privat qė paraqet njė faktor pozitiv pėr mbėshtetjen e tranzicionit mė tutje. Kjo ekonomi dhe organizimi i institucioneve e organizatave joqeveritare dhe puna e tyre mund tė jenė pikėmbėshtetje pėr zhvillimin e aktiviteteve tė tranzicionit, sidomos nė kushtet e tanishme, por edhe nė kushtet e normalizimit tė jetės. Organizimi i komunitetit tė biznesit duhet tė rrumbullakėsohet edhe me njė rritje organizmash tė tjerė profesionalė, siē janė njė rrjetė organizmash qeveritar dhe joqeveritar pėr mbėshtetjen dhe promocionin e NVM (fondet garantuese e investive lokale dhe nė nivel tė Kosovės, qendrat e promocionit, qendrat/parqet teknologjike me inkubatorė e tė ngjashme, rrjeta e institucioneve tė edukimit pėr biznes). Vitaliteti i ekonomisė private tė Kosovės, i provuar me mbijetesėn nė njė rrethinė tejet tė pavolitshme, tregon se fryma e ndėrmarrėsisė mund tė zhvillohet me sukses dhe tė jetė njė krah i fortė i shoqėrisė demokratike-civile nė Kosovė.

Sė paku 20% e popullsisė sė Kosovės gjenden nė Evropėn Pėrendimore dhe SHBA, pjesa dėrmuese pa status tė rregulluar. Lidhjet e kėsaj pjese tė emigracionit me vendlindjen janė tė forta dhe tė pėrhershme. Kapitali i kėsaj pjese tė popullatės mund tė angazhohet nė forma tė ndryshme dhe mund tė krijohen ura ndėrlidhėse bashkėpunimi me vendet ku ata jetojnė, pėr tė krijuar kushte pėr riintegrimin e tyre nė atdhe. Ky mund tė jetė njė injeksion pozitiv pėr ecuritė e tranzicionit.

 

5.1.2. QEVERISJA E PROJEKTEVE TĖ TRANZICIONIT

Projektet e tranzicionit pėrmbajnė aktivitetet, kohėn /etapat/ dhe resurset e tjera tė nevojshme pėr kalimin nga sistemi i vjetėr nė sistemin e ri ekonomik. Ndėrkaq, qeverisja e kėtyre projekteve bėn tė mundur arritjen e qėllimeve tė parashtruara pėr realizimin e projekteve tė pėrmendura. Meqenėse tranzicioni nėnkupton sendėrtimin e qėllimeve shumėdimensio-nale, nė rrafshe tė ndryshme, qeverisja e projekteve ka pėr detyrė tė harmonizojė kohėn e zhvillimit tė projekteve tė ndryshme, tė ekonomizojė shpenzimet e tranzicionit, nė mėnyrė qė ky proces tė japė rezultatet e pritura.

Lidhur me projektet e tranzicionit porositėsi dhe aprovuesi i projekteve duhet tė jenė Qeveria dhe institucionet e tjera legjitime tė Republikes sė Kosovės. Ato do tė siguronin edhe monitoringun e projekteve. Hartues tė studimeve do tė ishin ekspertėt kosovarė (tė jashtėm dhe tė brendshėm) me njė involvim tė asistencės teknike.

Realizues tė projekteve do tė ishin ekipet qė i formon qeveria nė kuadėr tė ministrive pėrkatėse. Personeli i realizimit tė projekteve duhet tė kalojė njė periudhė tė aftėsimit nė kuadėr tė njė Programi tė asistencės teknike, nėpėrmjet tė cilit njė numėr kritik i kuadrove duhet tė dėrgohet pėr aftėsim nė institucione qeveritare dhe joqeveritare dhe fondacione ndėrkombėtare nė vendet e zhvilluara dhe nė vendet nė tranzicion, Hungari, Poloni, Slloveni, Ēeki etj. Ky program i asistencės teknike duhet tė fillojė tė realizohet menjėherė, nė mėnyrė qė ekipet tė jenė tė gatshme pėr implementimin e projekteve sapo ato tė jenė gati dhe sapo tė krijohen kushtet pėrkatėse. Projektet e tranzicionit duhet tė konceptohen si tėrėsi e ndėrlidhur qė ka njė veprim interaktiv dhe mund tė krijojė sinergjinė e domosdoshme. Ky kompleks duhet tė pėrfshijė para sė gjithash:

Nė kėtė tekst jepen vetėm disa nga komponentet themelore tė kėtyre problemeve. Nė punėn e mėtejme ato duhet tė pėrpunohen mė detajisht e sidomos strategjia dhe parakushtet e implementimit tė kėtyre projekteve.

(1) Projekti i sistemit tė ri ekonomik

Projekti i sistemit tė ri ekonomik duhet tė japė zgjidhjet institucionale pėr sistemin e pavarur ekonomik tė Kosovės, tė bazuar nė ekonominė e hapur tė tregut. Ai duhet tė krijojė mekanizmat nėpėrmjet tė cilėve bėhet rregullimi makroekonomik nė kushtet e veprimit tė tregut integral. Prona, pluralizmi i pronės, me dominim tė pronės private, siguria e pronės dhe mbrojtja e saj ėshtė po ashtu njė segment i rėndėsishėm qė sigurohet nė sistemin e ri. Tregu ėshtė rregullatori kryesor i aktivitetit ekonomik, planifikimi ėshtė mė tepėr indikativ dhe platformė e masave tė politikės makroekonomike nėpėrmjet tė tė cilave stimulohet konkurrenca e tregut tė brendshėm dhe tė jashtėm, e mbėshtetur nė tregun e hapur dhe liberalizimin e tregtisė sė jashtme, bėhen rregullimet e nevojshme tė tregut, korrigjohen deformimet e tij dhe sendėrtohen koncepti e strategjia e zhvillimit. Sistemi ekonomik siguron barazinė e subjekteve ekonomike nė treg. Me zgjidhjet institucionale konzistente, duke mėnjanuar normativizimin dhe rregullimin e tepruar, me gjithė specifikat reale, ai duhet tė jetė konzistent me sistemet ekonomike tė vendeve evropiane dhe tė SHBA-ve. Nėnsistemet mė tė rėndėsishme tė sistemit tė ri ekonomik janė: tregu integral, sistemi monetaro-kreditor dhe i bankave, sistemi buxhetor, sistemi fiskal dhe sistemi i liberalizuar i marrėdhėnieve ekonomike me botėn e jashtme.

(2) Projekti i privatizimit dhe transformimit tė pronės

Privatizimi i ndėrmarrjeve nė pronėsi shoqėrore-shtetėrore duhet tė niset nga fakti i verifikuar nė ekonomitė perėndimore, se tė ardhurat e shtetit janė mė tė mėdha nga tatimet qė paguajnė ndėrmarrjet e privatizuara, sesa profiti qė realizon nga ndėrmarrjet shtetėrore (Robert Devlin - 1996). Pėr t'u zhvilluar me sukses procesi i privatizimit, duhet tė sigurohet: zhvillimi i tij publik (transparency), me ēka mundėsohet evitimi i keqpėrdorimeve, shitja e pasurisė nėn ēmimin e tregut dhe korrupcioni, me ēka mund tė neutralizohen efektet pozitive; vlerėsimi ex post i efekteve, i cili mundėson shqyrtimin kritik tė realizimit tė qėllimeve dhe kritereve tė pėrcaktuara dhe nxjerrjen e pėrvojave tė mėtejme pėr qeverisjen e kėtij procesi; informimi, i cili krijon kushtet pėr pjesėmarrje masive tė subjekteve nė procesin e privatizimit dhe zvogėlon mundėsitė e standardeve tė dyfishta; maksimalizimi i ēmimit ėshtė parim shumė i rėndėsishėm, sepse nėnkupton eliminimin e privilegjeve tė blerėsve nga strukturat burokratike, mundėson shitjen publike dhe provokimin e interesit tė sa mė shumė blerėsve. Kjo nėnkupton zgjedhjen e ofertuesit mė tė mirė. Projekti i privatizimit duhet tė pėrfshijė edhe etapat e privatizimit, strategjinė e privatizimit tė sektorėve tė caktuar, metodat dhe modelet e privatizimit dhe metodat e vlerėsimit tė pasurisė.

(3) Projekti i inxhinieringut social

Inxhinieringu social ka pėr qėllim tė sigurojė mbėshtetjen materiale dhe institucionale tė reformės, e cila duhet tė sigurojė ēvendosjen e funksionit social nga ndėrmarrjet nė njė detyrė dhe obligim tė shtetit. Kjo nėnkupton krijimin e tregut tė punės, reformėn e sistemit tė sigurimeve sociale dhe shėndetėsore dhe tė sistemit tė sigurimit pensional, si dhe asistencė sociale pėr tė rrezikuarit. Ky projekt duhet t'i paraprijė procesit mė tė thellė tė ndryshimeve strukturore, liberalizimit tė ekonomisė dhe lirimit nga fuqia e tepėrt punėtore. Pa njė baraspeshė sociale nuk ėshtė i mundur tranzicioni efikas dhe pa tronditje tė mėdha sociale.

(4) Projekti i rimėkėmbjes sė aktiviteteve ekonomike

Procesi i rimėkėmbjes ekonomike pėrfshin sanimin e dėmeve nga gjendja e shkaktuar pas vitit 1990, procesi i ristrukturimit dhe ngjalljes sė aktiviteteve ekonomike tė ekonomisė ekzistuese dhe intensifikimi i zhvillimit tė iniciativės private, pėrkatėsisht NVM.

Thelbi i strategjisė sė zhvillimit dhe politikės makroekonomike ka tė bėjė me pėrshtatjet strukturore tė ekonomisė ndaj ndyshimeve sistemore dhe ndaj kėrkesave tė tregut tė jashtėm. Politika makroekonomike e stimulon aktivitetin ekonomik tė sektorėve propulziv, dhe tė atyre sektorėve qė u pėrballojnė kėrkesave tė tregut tė jashtėm si kusht i domosdoshėm i rritjes sė eksportit dhe tejkalimit tė problemeve potenciale nė bilancin e pagesave.

(5) Projekti i pėrfshirjes sė ekonomisė sė Kosovės nė integrimet ekonomike

Sistemi ekonomik i bazuar nė modelin e ekonomisė sė hapur tė tregut, i cili duhet tė zbatohet qė nga fillimi i periudhės sė tranzicionit, krijon mundėsi reale pėr zhvillimin e marrėdhėnieve ekonomike me vendet e tjera dhe pėr inkuadrim nė asociacionet e ndryshme tė integrimeve ekonomike rajonale, evropiane e mė gjerė. Inkuadrimi nė iniciativėn SECI, iniciavat tjera rajonale dhe nė Unionin Evropian ėshtė synim strategjik. Ky integrim ėshtė kusht pėr pėrballimin e problemeve tė rėnda tė kėsaj periudhe.

(6) Projekti i asistencės teknike

Projekti i asistencės teknike duhet tė identifikojė nevojat dhe sektorėt ku mund tė pėrfitohet nga asistenca tekniko-financiare e organizatave, institucioneve dhe fondacioneve ndėrkombėtare, tė shumtėn pėr tė aftėsuar personelin dhe infrastrukturėn institucionle, pėr tė pėrballuar problemet e tranzicionit, pėr tė sendėrtuar sistemin e ekonomisė sė hapur tė tregut dhe pėr tė promovuar zhvillimin substancial ekonomik. Asistenca teknike mund tė shtrihet nė shumė sektorė, por, nisur nga aspekti i tranzicionit, prioritet duhet tė kenė:

Konceptimi i drejtė i asistencės teknike dhe programimi i saj (qėllimi, pėrmbajtja, etapat kohore, bartėsit, identifikimi i partnerit pėrkatės) ėshtė kusht pėr arritjen mė tė lehtė tė marrėveshjes me partnerin e jashtėm e, ē'ėshtė mė e rėndėsishme, edhe pėr njė efikasitet mė tė madh tė kėsaj asistence. Subjektet qė pėrfitojnė nga asistenca teknike mund tė jenė tė shumta, praktikisht gjithė akterėt e jetės ekonomike e shoqėrore. Kjo duhet tė konceptohet nė atė mėnyrė qė tė ketė sa mė shumė iniciativa dhe bartės, mirėpo rolin e inicimit e tė bashkėrenditjes duhet ta kenė institucionet pėrkatėse qeveritare dhe organizatat mė tė rėndėsishme joqeveritare.

 

5.1.4. RREGULLIMI MAKROEKO-NOMIK NĖ FAZĖN E TRANZICIONIT

Rregullimi makro-ekonomik nė ekonominė e Kosovės do tė bazohet nė forcimin e faktorėve dhe institucioneve tė ekonomisė sė tregut e, nė radhė tė parė, tė konkurrences, efikasitetit, liberalizimit dhe tė rregullimit tė disa proceseve ekonomike.

Qėllimet themelore tė rregullimit makroekonomik nė Kosovė:

Politika e konkurrencės

(1)Politika e konkurrencės ėshtė bazė e ēdo ekonomie tė tregut. Ky kriter ėshtė i rėndėsisė strategjike pėr proceset zhvillimore nė Kosovė. Konkurrenca nga tregu i jashtėm dhe tregu i brendshėm do tė bėjė presion nė ristrukturimin e ekonomisė sipas kritereve tė efikasitetit. Duke marrė nė konsiderim strukturėn ekzistuese tė ekonomisė si dhe konsekuencat e saja nė zhvillimin social tė popullsisė, rezultatet mė efektive konkurrenca mund t’i japė vetėm nėse kombinohet me njė politikė afatgjatė tė zhvillimit nė tė cilėn ėshtė e inkorporuar edhe politika e ndėrhyrjes

Konkurrenca nė tregun e brendshėm tė Kosovės duhet tė nxitet nėpėrmjet rregullimit tė monopoleve natyrore, pronės publike, fenomenit tė bankrotit, kufizimeve buxhetore dhe financiare. Konkurrenca e jashtme, respektivisht ndikimi i saj nė ekonominė e Kosovės, do tė sigurohet kryesisht nėpėrmjet liberalizimit tė sistemit dhe politikės sė marėdhėnieve me botėn e jashtme. Rėndėsi tė veēantė kanė aktivitetet e shtetit pėr redukimin e normativizimit dhe tė administrimit nė segmentin e bashkėpunimit me botėn e jashtme. Kjo hapje do tė mundėsojė vendosjen e partneritetit tė ri me institucionet financiare ndėrkombėtare, si dhe do tė krijojė parakushte institucionale pėr identifikimin e burimeve tė reja nė financimin e zhvillimit ekonomik e sidomos tė reformave tė tranzicionit.

Politika e liberalizimit

(2) Me politikėn e liberalizimit tė brendshem, qė nė fazėn e parė tė tranzicionit krijohen kornizat e krijimit tė detyrimit ekonomik i cili do tė shprehet pozitivisht nė krijimin e pozitės konkurruese tė subjekteve ekonomike nėpėrmjet faktorėve tė tregut. Krijimi i konkurrencės sė brendshme dhe i ambientit tė ri menaxherial do tė nxitet edhe me aplikimin e mekanizmave, monetar, fiskal, buxhetor, financiar dhe doganor.

Gjatė liberalizimit tė disa kategorive ekonomike, e sidomos tė ēmimeve e pagave, duhet sė pari tė sigurohet njė mbėshtetje materiale e shoqėrisė per redukimin e pakėnaqėsive tė punėtorėve dhe tė shtresave tė varfėra.

Politika monetare dhe kreditore

(3)Politika monetare dhe kreditore pėrbėn boshtin kryesor pėr krijimin e stabilitetit makroekonomik dhe arritjen e konvertibilitetit nė kushtet e veprimit tė transformimeve dhe integrimeve nė ekonominė e Kosovės. Nėpėrmjet agregatėve monetar dhe mekanizmave tjerė do tė ruhet stabiliteti valutor dhe do tė sigurohet zbatimi i njė politike tė zhvillimit ofensiv tė Kosovės. Kjo politikė do tė mbeshtetet dhe zbatohet nė kushtet e konsolidimit tė bilancit tė tregtar, tė bilancit tė pagesave dhe tė servisimit tė borxheve tė jashtme.

Banka Qendrore do tė ushtrojė njė ndikim rigoroz sidomos nė segmentin e e sasisė sė parasė nė qarkullim. Gjatė zbatimit tė politikės monetare duhet tė ruhet ekuilibri nė tregun e parasė, ngase ēdo ērregullim nė kėtė segment do tė shprehet negativisht nė ecurinė e pėrgjithshme tė ēmimeve.

Disiplina financiare rigoroze dhe konkurrenca nga jashtė sigurojnė njė stabilitet monetar. Ky sistem duhet tė jetė kompatibil me sistemin fiskal, sepse vetėm kėshtu krijohen parakushtet pėr veprimin e ligjeve tė ekonomisė sė tregut dhe vendosjen e rregullave tė lojės pėr tė gjithė akterėt e zhvillimit. Zbatimi i politikes sė kursit real dhe rezervės devizore, duhet tė shprehet me ruajtjen e konvertibilitetit valutor.

Politika buxhetore dhe fiskale

(4) Politika buxhetore dhe fiskale paraqesin mekanizma tė rėndesishėm, meqė me ta pėrcaktohet piramida e pėrgjegjėsive dhe e kompetencave nė qeverisjen e rrjedhave financiare nė ekonominė e Kosovės, duke patur parasysh kėrkesat dhe nevojat strategjike tė ekonomisė, popullsisė dhe tė shtetit. Gjatė zbatimit tė menaxhmentit buxhetor tė Kosovės, kujdes tė veēantė duhet kushtuar eleminimit tė vatrave tė ndikimeve inflatore siē janė: financimi deficitar dhe problemi i deficiteve buxhetore.

Politika buxhetore duhet tė harmonizohet me politikėn fiskale sepse vetem atėherė krijohen parakushtet e barabarta per realizimin e aktivitetit ekonomik tė subjekteve ekonomike.

Sistemi i marrėdhėnieve me botėn e jashtme

(5) Sistemi i marrėdhėnieve me botėn e jashtme, duhet tė jetė shprehje e njė shkalle tė konsideruar e sistemit tė liberalizimeve. Ekonomia e Kosovės duhet ta sanksionojė orientimin e pėrhershėm pėr hapje ndaj ndikimeve tė tregut botėror. Vetėm nė hapje ndaj ndikimeve teknologjike dhe shkencore, ekonomia e Kosovės do tė mund t’i valorizojė potencialet dhe pėrparesit e veta komparative, si dhe tė inkuadrohet nė proceset e integrimeve. Mu pėr kėtė edhe sistemi i ri ekonomik, institucionet dhe politika makroekonomike duhet zhvillimin e ardhshėm ta mbėshtesin nė vendosjen e njė partneriteti me strukturė integruese nė rajon dhe nė botė. Me njė infrastrukturė tė re ligjore mund tė nxiten transferet teknologjike dhe kapitale nė forma tė ndryshme nė ekonominė e Kosovės. Ky legjislacion duhet tė lirohet nga normativizmi dhe administrimi i tepruar.

Politika e ēmimeve

(6) Politika e ēmimeve ka rėndėsi tė madhe nė vendosjen e ekuilibrit ekonomik nė kushtet e zbatimit tė reformave tė tranzicionit. Politikėn e ēmimeve duhet shtruar nė njė aspekt mė tė gjerė.

Nė fazėn e parė duhet tė eliminohet roli arbitrar i shtetit nė rregullimin e ēmimeve si dhe tė eliminohen disparitetet ekzistuese. Eliminimi i dispariteteve duhet tė bėhet gradualisht dhe nė pajtim me dinamikėn e liberalizimeve nė kategoritė tjera ekonomike. Shkalla e liberalizimit tė ēmimeve duhet tė trajtohet nė kontekst tė liberalizimit tė pagesave me botėn e jashtme, tė kėmbimit me botėn e jashtme dhe tė kursit devizor.

Nė parim duhet tė funksionojė formimi i lirė i ēmimeve pėrveē te monopolet natyrore dhe te veprimtaritė publike. Mu pėr kėtė kėto veprime duhet tė shoqėrohen edhe me mekanizma te subvencioneve, sidomos nė bujqėsi, me fortėsimin e funksioneve tė rezervave tė mallrave, regresimin e produkteve strategjike. Me qėllim tė forcimit tė komponentės sė tregut, gjatė formimit tė lirė tė ēmimeve, ėshtė e domosdoshme tė respektohet dhe tė zbatohet rregullativa e politikės antimonopolistike dhe tė bėhet pengimi i konkurrencės jolojale dhe spekulimeve nė treg.

Politika sociale

(7) Politika sociale ka rėndėsi tė madhe pėr zbatimin e konceptit tė zhvillimit dhe tė ruajtjes sė stabilitetit makroekonomik nė kushtet e tranzicionit. Reformat shoqėrore dhe ekonomike nė disa vende kanė marrė kahje tė padėshirueshme ngase nė to nuk ėshtė analizuar dhe projektuar ndikimi i faktorėve socio-psikologjik, historik dhe tradicional. Me rrjetin e mbrojtjes sociale, gjatė zbatimit tė fazės iniciale tė tranzicionit, duhet tė pėrfshihet mbrojtja e tėrė popullsisė, e sidomos e asaj pjese e cila do tė mbetet jashtė vendeve tė punės. Pėr zbatimin e kėsaj politike ėshtė e nevojshme qė tė ndėrmirren kėto aktivitete:

 

Koncepti i regullimit makroekonomik

  Faza I Faza II
Politika makroekonomike Mėkėmbja eko-nomike, stabilizimi, ekuilibri monetar, buxhetor dhe social Efikasiteti, stabilizimi afatgjatė, rritja e pandėr-prerė
Politika monetaro kreditore Pavarėsia e Bankės Qendrore, kontrolli i agregatėve nė tė gjitha nivelet, kamata reale Konsolidimi dhe sta-bilizimi i agregatėve, partneriteti me instucionet financiare ndėrkombėtare, konvertibiliteti i valutės.
Politika buxhetore Eliminimi i deficiteve, kontrolli i konsmit, ndikimi antiinflator Menaxhimi efikas i ekuilibrit, pėrshtatje me politikėn fiskale, likuiditeti i brendshėm.
Politika fiskale Reforma fiskale, efikasiteti nė realizimin e tė hyrave publike, zgjerimi i bazės fiskale, ulja e normave Kufizime rigoroze nė financimin e shpenzimeve, harmonizimin me strukturėn fiskale tė OECD, TVSH
Politika e nxitjes sė eksportit Ulja e kufizimeve Kuantitative, servisimi i borxheve, nxitja e eksportit me stimuj monetar, fiskal, format e larta tė bashkėpunimit. Liberalizimi, kalimi nga subvencionet monetare nė nxitės zhvillimor, ekuilibri i bilancit tregtar dhe i pagesave.
Politika investuese dhe ristrukturimet Krijimin e konkurrencės, ristru-kturimi qeverisės, financiar, prodhues. Pėrballimi i konkurrurencės sė jashtme, ndėrprerja e subvencioneve.
Politika e ēmimeve Redukuktimin e dispariteteve, liberalizimi, pėrveē nė monopol natyror, shėrbime publike. Harmonizimi i liberalizimit tė ēmimeve tė importit, tė kursit devizor.
Politika sociale Programet e emergjencės Transformimi i emergjencės nė programe pėr punėsim tė ri, rikualifikimet.