5.3. RRETHINA INSTITUCIONALE E TRANZICIONIT

Organizimi institucional i Kosovės nė Federatėn e ish Jugosllavisė manifestohej me:

Nė bazė tė kėtyre kompetencave, Kosova kishte strukturėn e saj instituconale, e cila i mundėsonte kryerjen e funksionit tė saj shtetėror.

Nė kuadėr tė zgjidhjes sė statusit tė saj, Kosova duhet tė krijojė strukturėn e re institucionale, e cila u pėrgjigjet nevojave bashkėkohore, kėrkesave tė ekonomisė sė tregut dhe shtetit ligjor.

Rrjeti i institucioneve nė tė cilat do tė sigurohet pėrgjegjėsia e pavarėsia e pushtetit ligjėdhėnės, ekzekutiv dhe gjyqėsor ka rėndėsi qenėsore pėr krijimin e njė rrethine stimulative institucionale tė zhvillimit ekonomik.

Nė kėtė aspekt, krahas organeve shtetėrore (parlamenti, qeveria, ministritė), ekziston edhe njė rrjetė e organeve, institucioneve qeveritare dhe joqeveritare, e cila krijon infrastrukturėn bashkėkohore pėr sendėrtimin e tranzicionit dhe zhvillimit ekonomik. Duke marrė parasysh kufizimet buxhetore, duhet tė shkohet drejt krijimit tė njė administrate shtetėrore racionale, por kompetente dhe efikase. Racionalizimin nė organizimin e saj duhet ta mundėsojė informatizimi i funksioneve dhe trajnimi i personelit pėr tė siguruar kompetencėn e dėshiruar. Pėrgjegjėsia nė punė duhet tė sigurohet nėpėrmjet transparencės.

Pėrpos strukturės klasike shtetėrore: Parlamenti me organet e tij, Qeveria; ministritė dhe institucionet shtetėrore (statistika dhe informatika). Nė kėtė fazė rrjetėn institucionale do ta pėrbėjnė edhe agjencionet e ndryshme (ristrukturimi, privatizimi, pėr tregun e letrave me vlerė, pėr zhvillim). Kėto agjencione mund tė jenė shtetėrore, tė funksionojnė si institucione joqeveritare ose tė kombinuara. Rol tė rėndėsishėm kanė edhe fondet (fondi pėr zhvillim, fondi i kapitalit tė sigurimit pensional, fondet investive). Gjithashtu, struktura institucionale qė nga fillimi duhet tė sigurojė kontrollin shoqėror nė procesin e tranzicionit dhe tė privatizimit dhe tė mundėsojė transparencėn. Nė kėtė aspekt, duhet tė sigurohet institucioni i pavarur pėr revizion dhe kontroll shoqėror. Asistenca teknike nė aftėsimin e kėtyre institucioneve ėshtė shumė e rėndėsishme. Ekonomia e infrastruktura e re juridike dhe rregullative, qė formėsojnė aspekte tė rėndėsishme tė rrethinės institucionale, duhet tė harmonizohen me standardet e ekonomive tė tregut dhe integrimeve tė saj, nė mėnyrė qė tė pėrputhet me synimet pėr krijimin e institucioneve kompatibile, nė mėnyrė qė tė mėnjanohen pengesat pėr komunikim dhe bashkėpunim. Nė kėtė mėnyrė do t'i shmangemi "lokalizimit juridik".

Ky pėrcaktim do tė hapė hapėsirė tė gjerė qė e drejta t'i shėrbejė ekonomisė, afarizmit dhe zhvillimit, i cili duhet tė realizohet nė hap me kohėn, si nė shtetin tonė, ashtu dhe nė arenėn ndėrkombėtare dhe nė grupacionet regjionale. Ekonomia e tregut bazohet nė disa postulate tė cilat, as nė legjislacion e as nė praktikė, nuk mund tė lihen pas dore apo tė nėnēmohen. Nė ekonominė e tregut, odat ekonomike-tregtare dhe asociacionet e afaristėve duhet tė kenė rol tė rėndėsishėm gjatė hartimit dhe aprovimit tė ligjeve si dhe dokeve afariste dhe zgjedhjes sė kontesteve nėpėrmes arbitrazheve, sidomos kontesteve ekonomiko-afariste.

Sistemin e ligjeve qė mundėsojnė rregullimin e rrethinės institucionale do ta bėjnė:

1. Ligji mbi marrėdhėniet detyrimore,

2. Ligji mbi investimin e kapitalit tė huaj,

3. Ligji kundėr monopoleve,

4. Ligji mbi privatizimin,

5. Ligji mbi korporatat,

6. Ligji mbi marrėdhėniet e punės,

7. Ligji mbi tatimet,

8. Ligji mbi tregtinė e jashtme,

9. Ligji mbi pronėsinė intelektuale,

10. Ligji mbi koncesionet,

11. Ligji mbi Fondet Investuese,

12. Ligji mbi qarkullimin e pagesave,

13. Ligji mbi mbrojtjen sociale dhe sigurim social,

14. Ligji mbi standardizimet,

15. Ligji mbi mbrojtjen e konsumatorėve,

16. Ligji mbi bursat, afarizmin e bursave dhe ndėrmjetėsuesit e

bursave,

17. Ligji mbi zonat e lira,

18. Ligji mbi kooperativat,

19. Ligji mbi Bankėn Qendrore tė Kosovės,

20. Ligji mbi bankat,

21. Ligji mbi organizatat (shoqatat) e sigurimit,

22. Ligji mbi letrat me vlerė.

Me aktivitetin e nxjerrjes sė ligjeve apo rregullativės qė rregullojnė formėn institucionale nė ekonominė e tregut, tė bazuara nė kushtetutė, krijohen edhe garancitė me rėndėsi juridike. Me kėtė, nė planin formal, arrihet edhe garancia e pronės, garancia e kontratės, garancia e joretroaktivitetit tė dispozitave ligjore, garancia e formimit tė lirė tė shoqatave (ndėrmarrjeve) dhe integrimit tė lirė tė tyre, garancia e tretmanit nacional tė tė huajve tė cilėt kryejnė aktivitet ekonomik nė vendin tonė, garancia e mosaplikimit tė dispozitave tė reja (pėrveē nė rast tė pozitės mė tė volitshme) nė punėt e lidhura juridike, garancia e tė drejtave tė arritura, garancia e transportit tė lirė dhe transferit tė fitimit. Me tė gjitha kėto garanci, nė planin e rregullativės juridike ngrihet lartė "parimi i sigurisė juridike" nė sistemin tonė juridik, qė ka dėmėthėnie tė madhe pėr tė gjitha relacionet afariste, sidomos me tė huajt, qofshin ata persona fizikė apo juridikė. Nė kėtė mėnyrė sistemi juridik dhe rregullativa ligjore marrin formė tė konsoliduar.