6.3. IDENTIFIKIMI I MUNDĖSIVE PĖR GJENERIMIN E NVM NĖ SEKTORĖ TĖ NDRYSHĖM

6.3.1. AGROBIZNESI

Zhvillimi i agrokompleksit kosovar ende ėshtė nė nivel jo tė kėnaqshėm kėshtu qė nuk i pėrmbushė nevojat pėr ushqim. Deficitet nė produkte ushqimore janė mjaft tė larta prandaj shumica e tyre sigurohen nga importi.

Problemet mė tė theksuara nė zhvillimin e bujqėsisė kosovare janė:

Ndėr kushtet favorizuese pėr realizimin e programeve tė reja nė Kosovė janė resurset natyrore, popullsia e moshės sė re dhe sidomos kėrkesat nė rritje tė produkteve ushqimore nė treg, i cili aktualisht shumė pak furnizohet nga prodhuesit kosovarė. Nė kėtė mėnyrė derdhen shumat e konsiderueshme devizore pėr produkte tė cilat mund tė sigurohen nė Kosovė. Vlerėsohet se pėr importin e produkteve bujqėsore-ushqimore shpenzohen sė paku 400 milionė DEM nė vit.

Tregu ekzistues i produkteve bujqėsoro-ushqimore karakterizohet me njė ngecje nė organizim dhe infrastrukturė. Problem tė veēantė paraqet moszhvillimi i marketingut dhe vėshtirėsitė organizative nė tregtimin e mallrave bujqėsore nga ana e prodhuesve. Kjo gjendje edhe mė tepėr po e vėshtirėson furnizimin e popullatės. Me shtimin e popullsisė, janė duke u shtuar edhe kėrkesat pėr ushqim, si nė sasi ashtu edhe nė cilėsi.

Nga analizat mė sipėrfaqėsore tė bilanceve tė produkteve kryesore bujqėsore-ushqimore mund tė shihet se deficiti ėshtė prezent tek tė gjitha produktet kryesore bujqėsore-ushqimore (Tabela 17 anex II). Gjendja ėshtė edhe mė alarmuese, kur analizohet bilanci i tregut tė kėtyre produkteve, si dhe ai i furnizimit sezonal tė tregut. Meqė dihet se njė pjesė e madhe e prodhimtarisė bujqėsore ka karakter natyral dhe qė mungon grumbullimi i organizuar i tepricave tė produkteve bujqėsore, sasitė e mėdha tė kėtyre produkteve vetėkonsumohen nė familje.

Nė anėn tjetėr, nė treg vėrehet mungesa e kėtyre produkteve, sidomos nė sezonet dimėrore, tė cilat, pėr t'i plotėsuar kėrkesat nė treg, importohen. Nė bazė tė specifikave agroekologjike regjionale, nė Kosovė mund tė sigurohet asortimenti i gjerė i produkteve bujqėsore varėsisht nga kėrkesat nė treg. Pėr t'i plotėsuar nevojat nė ushqim duhet tė realizohet intensifikimi i prodhimtarisė dhe ndėrrimi i strukturės sė saj.

Nė nxitjen e agrobiznesit kosovar rėndėsi tė veēantė kanė:

  1. Ngritja organizativo-menaxherike e bartėsve tė biznesit dhe
  2. Mbėshtetja institucionale e zhvillimit tė agrobiznesit.

Nė rrethanat aktuale, por edhe nė perspektivė, zgjidhja e problemit duhet tė kėrkohet nė afirmimin e fermerit dhe fermės bujqėsore, si bartės i agrobiznesit, respektivisht tė prodhimtarisė bujqėsore pėr treg. Fermeri duhet tė afirmohet edhe si kultivues, por edhe si menaxher. Zhvillimi i bujqėsisė fermere nė Kosovė ėshtė njė zgjidhje e cila, duke u bazuar nė traditėn e pasur tė ekonomisė familjare, me organizim tė ri dhe mbėshtetje institucionale, mund tė jetė bartėse e agrobiznesit i cili ėshtė dėshmuar nė shumė vende tė botės.

Fermat bujqėsore

Biznesi i fermės ėshtė njė aktivitet ekonomik i fermerit, pa marrė parsysh a prodhon pėr treg apo pėr konsum familjar. Biznesi ka tė bėjė me prodhimin, blerjen dhe shitjen e produkteve. Duhet tė favorizohen fermat e specializuara. Kjo nė masė tė konsiderueshme do tė varet nga: tregu (ēmimet), kushtet natyrore dhe aftėsitė e fermerėve. Pėr shkak tė sipėrfaqeve bujqėsore tė vogla pėr ferma, nė Kosovė duhet tė nxiten bizneset intensive nė ferma tė vogla duke kultivuar bimė intensive dhe prodhimtari blegtorale. Zhvillimi bashkėkohor i bujqėsisė nuk mund tė arrihet vetėm nga pėrpjekjet e fermerėve por edhe nga ndikimi i faktorėve tė jashtėm (inputet, njohuritė, mjetet financiare etj.).

Institucionet pėrkatėse profesionale, bashkė me fermerėt, duhet tė konkretizojnė programet zhvillimore. Programet prodhuese mė prioritare sipas kėrkesave nė treg mund tė jenė ato pėr prodhimin e perimeve nė sera, pemėve tė hershme, tė cilat importohen nė sasi tė konsiderueshme dhe me ēmime shumė tė larta.

Nė Kosovė mungon prodhimtaria e specializuar pėr treg e tė gjitha llojeve tė mishit, tė qumėshtit, perimeve dhe pemėve. Programet nga prodhimi i produkteve bujqėsore ekologjike do tė kishin njė perspektivė shumė tė mirė, sidomos nė tregun e jashtėm ku kėrkesat dhe ēmimet janė vazhdimisht nė rritje. Grumbullimi dhe kultivimi i bimėve mjekuese do tė ishte gjithashtu njė biznes fitimprurės.

Programet nga agrobiznesi

Nė kuadėr tė paketimit dhe pėrpunimit tė produkteve bujqėsore, si dhe grumbullimit dhe tregtimit tė tyre, mund tė realizohen programe tė suksesshme. Me afirmimin e investimeve tė pėrbashkta, sidomos me investitorė nga diaspora, sigurimi i investimeve do tė ishte mė i pėrballueshėm. Investimet pėr njė program, varėsisht nga kapaciteti dhe teknologjia e prodhimit, janė tė ndryshme nga 15.000 deri 200.000 DEM e mė shumė, kurse investimet kthehen brenda njė kohe tė shkurtėr (2-3 vjet). Normat e fitimit janė relativisht tė larta (mbi 30%).

Programet e mundshme:

6.3.2. INDUSTRIA

Tė dhėnat pėr zhvillimin e gjertanishėm tė industrisė procesore nė Kosovė dhe krahasimi i tyre me tė dhėnat pėrkatėse tė vendeve mė tė zhvilluara tregojnė se Kosova ėshtė karakterizuar me njė shkallė tė ulėt tė industrisė procesore.

Shkalla e zhvillimit tė disa degėve tė industrisė procesore nė Kosovė

Veprimtaria industriale Shkalla e

zhvillimit

01 Kemikatet (duke pėrfshirė derivatet) +

02 Barnat (ilaēet) dhe lėndėt e para farmaceutike +

03 Eksplozivet dhe prodhimet piroteknike -

04 Yndyrat dhe vajrat + +

05 Plehrat artificiale dhe agrokemikatet + + +

06 Prodhimet ushqimore dhe pijet + + +

07 Regjja dhe finalizimi i lėkurės + +

08 Gėlqerja dhe ēimentoja + + +

09 Fijet kimike +

10 Prodhimet metalurgjike dhe nga metali + + +

11 Ngjyrat, llaqet, pigmentet dhe prodhimet e ngjashme +

12 Prodhimet e rafinimit tė naftės dhe pėrpunimit tė drurit -

13 Materialet plastike, rrėshirat sintetike dhe elastomerėt jovullkanizues -

14 Prodhimet nga goma + +

15 Sapunat, glicerini, mjetet pėr pastrim dhe polirim

dhe prodhimet e ngjashme -

16 Gėlqerja, qelqi dhe keramika + +

17 Druri, celuloza dhe kartoni + +

18 Prodhimet e tjera nė bazė tė proceseve kimike +

 

Nga kjo tabelė mund tė nxirren disa pėrfundime qė kanė tė bėjnė me zhvillimin e industrisė procesore nė Kosovė. Sikundėr shihet, nė Kosovė pothuajse asnjė degė e industrisė procesore nuk ka qenė e zhvilluar nė atė masė sa tė mund tė krahasohej me shkallėt pėrkatėse tė zhvillimit tė vendeve me traditė nė kėtė lėmi. Nga kjo tabelė mund tė pėrfundohet se nė Kosovė diē mė tepėr janė prodhuar, ose ka patur mundėsi tė prodhohen, plehrat artificiale, pijet alkoolike dhe joalkoolike, ēimentoja, disa produkte metalurgjike dhe disa produkte tė gomės, produkte kėto qė nė njė pjesė edhe janė eksportuar. Njė mori produktesh tė domosdoshme nė jetėn e pėrditshme nuk prodhoheshin fare si shumė produkte tė industrisė kimike, materialet plastike, mjetet pėr pastrim, shumė produkte tė industrisė ushqimore e tė ngjashme.

Industria procesore

Fillimisht, industria procesore ėshtė konceptuar dhe zhvilluar kryesisht si industri e kapaciteteve tė mėdha. Mirėpo, ndryshimet strukturore nė ekonominė botėrore dhe progresi propulziv teknik dhe teknologjik i kohėve tė fundit kanė bėrė qė industria procesore tė bėhet gjithashtu industri e kapaciteteve tė vogla dhe tė mesme. Ekzistojnė shumė argumente tė natyrės tekniko-teknologjike dhe ekonomike, tė cilat ēojnė kah projektimi dhe ndėrtimi i kapaciteteve tė vogla dhe tė mesme. Me zgjedhjen optimale tė kapaciteteve prodhuese mundėsohen pėrparėsitė vijuese tekniko-teknologjike dhe ekonomike:

Veēoritė e sipėrpėrmendura janė tė mjaftueshme pėr tė indicuar domosdonė e qasjes sė organizuar nė Kosovė, tė formimit tė politikės adekuate tė zhvillimit tė industrisė procesore edhe nė sferėn e gjenerimit tė NVM, nė mėnyrė qė domosdo tė plotėsohet zbraztėsia nė konstelacionin e pėrgjithshėm ekonomik tė Kosovės, si dhe pėr tė krijuar mundėsitė e gjera edhe pėr eksport tė teknologjisė.

Pėrpunimi i metaleve

Strategjia e zhvillimit nė fushėn e pėrpunimit tė metaleve duhet patjetėr tė mbėshtetet nė stimulimin e ndėrmarrjeve tė vogla dhe tė mesme, tė cilat i shfrytėzojnė mundėsitė komparative tė sigurimit vetanak tė lėndės sė parė si dhe dijen dhe eksperiencėn e akumuluar shumėvjeēare nė kėtė fushė. Rezervat e mineraleve tė plumb-zinkut llogariten pėr 35 vitet e ardhshme me kapacitetin prodhues tė vitit 1989, kurse rezervat e nikelit llogariten pėr 14 vitet e ardhshme me kapacitetin e arritur tė vitit 1991.

Nė bazė tė kėtyre treguesve Kosova mund tė bėhet prodhues real i kėtyre sasive vjetore tė metaleve:

Plumb 60.000 t

Zink 35.000 t

Argjend 65.000 Kg

Ari 300 Kg

Kadmium 20.000 Kg

Bizmut 50.000 Kg

Feronikel 4500 t

Me investime tė veēanta do tė mund tė sigurohej edhe prodhimi i metaleve tė rralla:

Seleni, Teluri, Indiumi, Galiumi.

Prodhimi i kėtillė paraqet njė bazė tė mirė pėr zhvillim intensiv tė njė industrie tė tėrė pėrpunuese, mbėshtetur nė pėrpunimin primar dhe atė sekondar tė kėtyre, por edhe tė metaleve tė tjera tė cilat prodhohen dhe ofrohen nė tregun i cili e rrethon Kosovėn.

Rruga mė e drejtė e kėrkimit tė hapėsirės prodhuese tė produkteve finale apo gjysėmprodukteve nga kėto metale duhet tė kėrkohet nė drejtim tė plotėsimit tė nevojave tė prodhuesve tė mėdhenj evroperėndimorė, nė formė tė prodhimit kooperues, por edhe nė drejtim tė prodhimit pėr treg tė hapur.

Plumbi e ka gamėn e prodhimeve tė aplikueshme mjaft tė ngushtė. Pėrdoret pėr:

Zinku kryesisht ka pėrdorim nė industri nė formė tė komponimeve tė tij kimike si dhe nė alijazhe:

Argjendi ėshtė metal, pėrpunimi i tė cilit nė trevėn tonė ka njė traditė tė formuar shekullore. Pėrveē mundėsive tė pėrpunimit tė tij nė lėminė e filigranisė, me vetitė e veta elektropėrēuese ofron edhe aplikim tė madh nė industrinė e mikroelektronikės, degė e cila ende ėshtė deficitare nė botė.

Ari gjithashtu me shekuj ėshtė pėrpunuar nė trevat tona dhe ėshtė formuar njė traditė qė vlerėsohet lartė nė qarqet profesionale. Pėrveē kėsaj, edhe ari gjithnjė e mė shumė po pėrdoret nė industrinė e mikroelektronikės.

Kadmiumi ka kėto pėrdorime:

Bizmuti kryesisht ka pėrdorim nė industrinė farmaceutike.

Pėrdorimi i Nikelit nė botė ēdo vit tregon njė rritje tė jashtėzakonshme me prodhime tė konsumit tė gjerė.

Pėrparėsia elementare komparative do tė ishte infrastruktura e ndėrtuar industriale pėr prodhimin e kėtyre metaleve nė Kosovė. Hapėsira e mundshme dhe reale pėr organizimin e prodhimit nė kuadėr tė ndėrmarrjeve tė vogla dhe tė mesme mbetet nė shfrytėzimin e kėtyre metaleve pėr tė prodhuar gjysėmprodukte dhe produkte finale, ēka kėrkon investime tė vogla dhe angazhim tė vogėl tė fuqisė punėtore.

Kusht elementar qė duhet plotėsuar pėr njė prodhim fillestar nga plumbi, zinku, bizmuti dhe kadmiumi ėshtė instalimi i njė furre tė vogėl elektroinduktive (deri nė 20 KW), natyrisht me pėrmbushjen e kėrkesave pėr mbrojtjen e ambientit. Elementet tjera prodhuese kėrkojnė njė specifikim tė detajizuar, varėsisht nga programi prodhues i zgjedhur.

Hulumtimi i blerėsve potencialė tė kėtyre produkteve kurrsesi nuk mund tė lokalizohet dhe regjionalizohet ngusht. Kjo na bėnė me dije qė blerėsit duhet tė hulumtohen nė Evropė dhe mė gjerė, gjithandej ku ekziston njė industri e zhvilluar pėrpunuese nė kuadėr tė sė cilės duhet tė kėrkohen hapėsirat e punės kooperuese. Pėrjashtim nga kjo bėjnė bizneset qė hapen mbėshtetur nė pėrpunimin e stolive nga ari dhe argjendi e tė cilat zakonisht punohen pėr konsum tė gjerė.

Roli specifik i industrisė kimike nė fuqinė e zhvillimit ekonomik pasqyrohet para sė gjithash nė pjesėmarrjen e jashtėzakonshme tė prodhimeve kimike nė zhvillimin e degėve tė tjera tė ekonomisė.

Zhvillimi i shpejtė i industrisė kimike nė botė rrjedh pėr shkak tė ndryshimeve dhe zbulimeve tė prodhimeve tė reja kimike tė cilat ēdo ditė lansohen nė treg. Industria kimike karakterizohet me prodhimtari masovike, ndėrmarrje tė mėdha, nė tė cilat shpenzimet fikse janė tė larta nė strukturėn e kostos. Industria kimike ėshtė furnitori kryesor, por njėherit edhe blerės i prodhimeve tė veta. Blerės tė prodhimeve kimike janė bujqėsia, industria e ushqimit, industria e tekstilit, industria e celulozės, gomės, letrės etj.

Nė Kosovė industria kimike ėshtė e pėrfaqėsuar si vijon:

Kur ėshtė fjala pėr zhvillimin e ekonomive familjare si nė sferė orientimet mund tė jenė para sė gjithash nė prodektet si:

Industria tradicionale

Disa artikuj qė duhet filluar me ndėrmarrje tė vogla apo tė mesme:

6.3.3. TREGTIA

Ndėrmarjet e vogla e tė mesme nė fushėn e tregtisė kanė pasur njė zhvillim dinamik. Mirėpo, shumica e kėtyre ndėrmarrjeve punon me njė asortiment tė gjerė e pa specializim.

Ndėrmarrjet tregtare nė Kosovė, pėr tė siguruar njė afarizėm tė suksesshėm, duhet tė shkojnė kah njė lidhshmėri dhe bashkėpunim mė i madh, qė do tė shprehej nė krijimin e asosiacioneve tė:

Nė kuadėr tė integrimit vertikal tė tregtisė duhet tė bėhet bashėpunimi i ndėrmarrjeve tė niveleve tė ndryshme. Ky integrim vertikal i tregtisė nė Kosovė ėshtė i nxitur nga situata e tanishme ekonomike. Nė kuadėr tė kėtij integrimi, tė gjitha ndėrmarrjet do tė veprojnė si sistem afarist. Ky integrim do tė mundėsojė qė: tė harmonizohen sjelljet e anėtarėve tė sistemit dhe tė eliminohen konfliktet afariste ndėrmjet tyre, tė zvogėlohen shpenzimet afariste, tė rritet fuqia kontraktuese dhe konkurruese, si dhe tė arrihet shmangia e dyfishimit tė transaksioneve afariste. Integrimet vertikale tė tregtisė kosovare mund tė jenė tė natyrės:

Nė fazėn fillestare tė integrimit tė tregtisė tė Kosovės, si integrim vertikal, i cili mund tė realizohet mė sė shpejti, ėshtė integrimi kontraktues. Te ky integrim raportet ndėrmjet anėtarėve rregullohen pėrmes kontratės. Nė kontratė paraqiten dhe pėrcaktohen tė gjitha tė drejtat dhe obligimet e ēdo ndėrmarrjeje tregtare. Integrimi horizontal i tregtisė do tė thotė krijimi i asosiacioneve tė ndėrmarrjeve tregtare tė tė njėjtit nivel, me qėllim tė shfrytėzimit mė tė mirė pėrparėsive tė ndryshme afariste tė ndėrmarrjeve dhe tė tregut. Nė kuadėr tė kėtij integrimi, ndėrmarrjet tregtare mund tė bashkohen nė baza tė pėrkohshme ose tė pėrhershme, por ato mund tė themelojnė edhe njė ndėrmarrje tė re. Kėto asociacione do tė ndihmonin nė zhvillimin e tregtisė. Ato do tė realizohen mė lehtė nėpėrmjet teknologjisė informatike.

Ndėrmarrjet tregtare nė Kosovė duhet tė bėjnė njė hulumtim efikas tė tregut, pėr tė rritur aftėsitė e tyre konkurruese dhe njė zgjedhje mė tė mirė tė asortimentit tė prodhimit, pėr tė krijuar njė sistem informativ menaxherial efikas.

6.3.4. NDĖRTIMTARIA

Strategjinė e zhvillimit tė industrisė ndėrtimore mund ta perceptojmė nga dy anė: strategjinė e funksionimit tė sistemit tė ndėrtimtarisė dhe strategjitė e ndėrmarrjeve ndėrtimore.

Pėr tė dy kėto dimensione strategjike nė Kosovė rezultate pozitive mund tė sjell koncepti i mbėshtetur nė idenė e "Benchmarking"-ut (Drury, 1990) qė bėn krahasimin e gjendjes ekzistuese me tė arriturat mė tė reja nė botė, tė aplikuara nė ndėrmarrjet mė efikase. Duke pasur parasysh veēoritė e tregut tonė, pėrcaktohen orientimet strategjike, me qėllim tė arritjes sė kėtyre niveleve afariste.

Sa i pėrket krijimit tė ndėrmarrjeve tė vogla ndėrtimore, nė Kosovė ato do tė veprojnė si ndėrmarrje me njė anėtar, si biznes familjar dhe si grupe pėr punė tė vogla ndėrtimore-zejtare ose pėr shėrbime. Ndėrmarrjet e mesme do tė krijohen nė tri tipe. Tipi i parė janė ndėrmarrjet qė nė portfolion e tyre do tė kenė prodhimin e materialit ndėrtimor, tregtinė, projektimin dhe operativėn ndėrtimore. Tipi i dytė i firmave tė mesme janė ndėrmarrjet private qė do tė kenė njė aktivitet ndėrtimor por qė me efikasitetin e vet do tė arrijnė rritjen e kapaciteteve. Tipi i tretė i ndėrmarrjeve tė mesme do tė krijohet prej ndėrmarrjeve tė sotme shoqėrore/shtetėrore me privatizimin dhe ristrukturimin e tyre.

Veprimtaria e firmave qė kanė tė bėjnė me ndėrtim mund tė jetė:

Ekzekutimi i punėve tė zakonshme:

Ekzekutimi i punėve tė specializuara (fundimet-gjeoteknika, montimi, izolimet, rrėnimet, minimet etj)

Shėrbimet

Konsaltingu. FIDIC-u jep pesė grupe tė shėrbimeve konsultative:

Prodhimi dhe pėrpunimi i materialit ndėrtimor

Nėse nomenklatura e lartpėrmendur, qė mund tė aplikohet nė veprimtarinė e NVM, krahasohet me gjendjen nė Kosovė, shihet njė zbraztėsi. Nė Kosovė plotėsohen vetėm nevojat themelore pėr ndėrtim dhe atė me teknologji tė vjetra. Tė gjitha tė tjerat qė kanė tė bėjnė me teknologjinė moderne, pėrdorimin e materialeve tė llojllojshme tė ndėrtimit, ndėrtimin e objekteve speciale, pėrdorimin e pajisjeve dhe makinave bashkėkohore, aplikimin e metodave tė konsaltingut, hulumtimet dhe metodat operacionale, kanė njė pjesėmarrje shumė tė vogėl nė veprimtarinė e firmave.

Pėr suksesin e kėtyre punėve nuk mjafton vetėm ndėrmarrėsia, por duhet qė njė veprimtari e tillė tė mbėshtetet nė njė analizė tė mirėfilltė marketingu, pasi qė mund tė ndodhė lehtė tė vie deri te paralelizimi i kapaciteteve. Gjithashtu, rėndėsi tė madhe ka pėrkrahja menaxherike e veprimtarisė sė kėtyre firmave, sepse ajo ėshtė njė prej kushteve kryesore tė pėrballimit tė konkurrencės.

6.3.5. KOMUNIKACIONI

Interesi themelor i zhvillimit tė komunikacionit dhe lidhjeve nė Kosovė ėshtė realizimi i zhvillimit tė tė gjitha degėve tė komunikacionit e tė veprimtarive tė tij (komunikacioni hekurudhor, ekonomia dhe komunikacioni rrugor, komunikacioni ajror, ai i PTT dhe RTV), si njėri nga parakushtet pėr realizimin e politikės sė zhvillimit tė gjithėmbarėshėm, si dhe pėr plotėsimin mė efikas tė nevojave pėr shėrbimet e transportit dhe racionalizimin e komunikacionit dhe lidhjeve.

Strategjia e zhvillimit tė komunikacionit kėrkon:

Nė kėtė aspekt, NVM nė fushėn e komunikacionit kanė tė bėjnė me transportin e mallrave dhe tė udhėtarėve, mirėmbajtjen e infrastrukturės sė trafikut dhe mjeteve tė transportit.

6.3.6. ZEJTARIA

Zejtaria, me prodhimet dhe shėrbimet e veta, paraqet njė segment serioz tė zhvillimit tė NVM. Kėrkesat pėr kėto prodhime e shėrbime nė treg janė permanente dhe shėnojnė trend tė rritjes, prandaj edhe strategjia e zhvillimit tė saj duhet tė jetė afatgjate dhe duhet ta pėrcjellė kėtė trend.

Me nomenklaturė numėrohen 224 veprimtari ekonomike zejtare. Ėshtė interesant njė shėnim i vitit 1986, sipas tė cilit nė Kosovė vepronin 113 veprimtari zejtare, qė do tė thotė se ishin prezente vetėm 50% tė veprimtarive nga nomenklatura e cekur. Nga kjo shihet njė hapėsirė e madhe pėr gjenerimin e ndėrmarrjeve tė reja. Duhet theksuar se mė tepėr se gjysma e zejtarisė sė pavarur, tė ushtruar nė Kosovė, ėshtė pėrqendruar kryesisht nė 15 zeje. Mungojnė veprimtaritė zejtare prodhuese bashkėkohore.

Tash ėshtė mė se i nevojshėm angazhimi drejt krijimit tė kushteve tė domosdoshme nxitėse pėr zhvillimin e punės personale- iniciativės. Njė angazhim i kėtillė mundėson nė kėtė fazė startimin e punės edhe me sasi modeste tė mjeteve financiare. Kėshtu krijohen parakushtet pėr pėrsosjen e mėtejme tė punės personale, ngritjen e nivelit tė saj dhe pėrfshirjes sė atyre veprimtarive tė cilat nuk janė prezente e pėr tė cilat ndihet nevoja.

Nė kėtė fazė fillestare do tė ishte e nevojshme qė nga organet kompetente tė mundėsohet qė veprimtaritė zejtare tė ushtrohen nė tė gjitha objektet e lira ekzistuese, nė tė cilat plotėsohen kushtet minimale pėr ushtrimin e tyre.

6.3.7. TURIZMI

Vlerat natyrore e kulturore me tė cilat disponon Kosova paraqesin resurse turistike tė rangut tė lartė. Kosova disponon me kushte tė volitshme pėr zhvillimin e turizmit dimėror-malor, tė banjave mjekuese, tė gjuetisė, tė peshkimit sportiv e tė sporteve tė ujit.

Vlerė tė madhe natyrore nė Kosovė paraqesin Bjeshkėt e Nemuna dhe Malet e Sharrit. Sipas tė dhėnave nga Lidhja Turistike e Kosovės, incizimet kartografike tregojnė se mund tė sigurohen mbi 900 km shtigje pėr skijim, nga tė cilat shumica janė me denivelacion edhe mbi 1.000 m lartėsi mbidetare dhe me vlerėsime tė larta tė ekspertėve dhe tė organizatave ndėrkombėtare tė skitarisė.

Vlera tė tjera natyrore nė Kosovė janė edhe:

Prodhimet e artizanateve dhe ushtrimi i zejeve tė rralla, siē ėshtė filigrani, paraqesin atraksion pėr turistėt e huaj.

Shėnimet e Lidhjes turistike tregojnė se kapacitetet e vendosjes nė Kosovė janė 6.300 shtretėr, mirėpo mund tė llogaritet vetėm me rreth 3.500 shtretėr, tė cilėt i plotėsojnė kushtet e nevojshme dhe mund tė ofrohen pėr shfrytėzim.

Nė lėmin e turizmit pėrcaktimi themelor i zhvillimit duhet tė jetė:

Nė tė gjitha kėto segmente mund tė zhvillohen NVM. Agjencitė turistike tė Kosovės (mbi 400) merren kryesisht me shitjen e biletave. Nė kushtet e reja ato duhet tė krijojnė asociacionin e tyre dhe tė merren me krijimin e ofertės mė cilėsore turistike.

6.3.8. KONSALTINGU

Aktivitetet e konsaltingut, para sė gjithash, ndėrlidhen me:

Nė pikėpamje tė zhvillimit tė konsaltingut nė Kosovė ėshtė evidente pothuajse ngecje totale.

Roli i konsaltingut duhet shikuar sidomos lidhur me:

Aktivitetetet e konsaltingut qė janė nė lidhje me transferin e teknologjisė brenda NVM, nė disa aspekte dallohen nga aktivitetet pėrkatėse qė kanė tė bėjnė me sistemet e mėdha prodhuese. Pasi qė nė kėtė rast kemi tė bėjmė me sisteme prodhuese pėr tė cilat teknologjitė dhe pajisjet pėrkatėse janė tė zhvilluara dhe prodhohen nė masė tė madhe brenda njė ndėrmarrjeje, aktiviteti i konsaltingut pėrqendrohet kryesisht nė fazėn parainvestive tė importit tė teknologjisė, me ē'rast aktiviteti kėshilldhėnės konsiston nė grumbullimin e tė dhėnave pėrkatėse pėr prodhuesit e ndryshėm tė teknologjive pėr njė varg produktesh pėr tė cilat mendohet tė jenė perspektive pėr periudhėn e dhėnė, si dhe nė aktivitetet e tjera tė natyrės ekonomiko-financiaro-juridike. Shėrbimet e tilla vihen nė dispozicion pėr investitorėt e ndryshėm tė interesuar pėr teknologjinė e caktuar.

Efikasiteti i lartė i shėrbimeve tė konsaltingut shihet edhe nė sferėn e marrjes sė kredive nga organizatat e ndryshme ndėrkombėtare, kredidhėnėsit e jashtėm si dhe nė sferėn e investimeve tė pėrbashkėta.

Ėshtė e njohur qė transferi afatgjatė i teknologjisė vetėm pėrmes importit, i pa mbėshtetur nė ndonjė strategji koherente pėrkatėse qė do tė siguronte njėkohėsisht zhvillimin vetanak, ēon kah varėsia e madhe teknologjike nga jashtė. Gjetja e modaliteteve adekuate tė organizimit tė konsalting inxhinieringut nė nivel kombėtar, qė sigurojnė zhvillimin e mirėfilltė tė NVM, pėrgatitja pėrkatėse e kuadrit cilėsor, rregullimi me ligj i kėtij aktiviteti ndėr ne si dhe anėtarėsimi nė FIDIC (Federatėn Ndėrkombėtare tė Konsalting Inxhinieringut) janė disa nga kahet qė hapin shtigje pėr zhvillim vetanak tė teknologjisė, me perspektivė reale edhe tė eksportit tė teknologjisė nė kėtė lėmė tė ekonomisė. Nė tė gjitha kėto aktivitete ekziston njė hapėsirė pėr gjenerimin e NVM, tė cilat do tė ndėrlidheshin me rrjetėn e promocionit tė tėrė sektorit tė NVM.

6.3.9. INFORMATIKA

Gjenerimi i NVM nė fushėn e informatikės ėshtė i mundur lidhur me tregtimin e pajimeve dhe softverit, servisimin e tyre, krijimin e softverit pėr afarizėm, softverit pėr rrjete, krijimin dhe mirėmbajtjen e rrjeteve dhe arsimimin kompjuterik. Ndonėse sa i pėrket tregtimit tė pajimeve kompjuterike ekzistojnė ndėrmarrje pothuajse nė tė gjitha qendrat kosovare, prapėseprapė, duke marrė parasysh nevojėn e kompjuterizimit tė mėtejmė tė shumė institucioneve (arsimi, administrata etj.), si dhe afatin e shkurtėr tė amortizimit tė kėtyre pajimeve dhe nevojėn e pėrhershme tė pėrtrirjes sė tyre, ekziston hapėsirė edhe pėr ndėrmarrje tė reja nė kėtė fushė.

Pėrpilimi i softverit pėrkatės specifik pėr nevojat e segmenteve tė cekura, si dhe mirėmbajtja dhe aftėsimi pėr aplikimin e tyre, paraqet gjithashtu mundėsi reale pėr formimin e NVM pėr mbulimin e kėtyre nevojave. Pėrcjellja e softverit mė bashkėkohor dhe prezentimi e pėrfaqėsimi direkt i firmave tė njohura softverike mundėson angazhime dhe profit pėr NVM.

Projektimi dhe realizimi i rrjetave specifike INTRANET pėr segmentet e cekura sipas parimit klient do tė jetė me siguri trend nė interesim dhe kėrkesė e kohės. Pos kėsaj, lidhja e kėtyre rrjetave dhe e shfrytėzuesve tė tjerė nė rrjetat globale do tė kėrkojė angazhimin e NVM pėrkatėse. Formimi i bursave, pėrcjellja e tė dhėnave nga bursat e ndryshme, prezentimi i ofertave dhe kėrkesave nė sisteme tė tjera e vė nė spikamė nevojėn pėr NVM pėr instalim, mirėmbajtje, eksploatim dhe aftėsim pėr punė me rrjeta, si lokale ashtu edhe globale.

Pėr ta organizuar mirė dhe nė mėnyrė efikase tėrėsinė e rrjetave duhet tė ekzistojė njė numėr i provajderėve tė lidhjeve nė rrjeta globale dhe lokale. Interesi i madh i shfrytėzuesve pėr t'u lidhur nė rrjeta informatike hap horizonte tė reja pėr afaristė dhe NVM nė kėtė segment.

E tėrė kjo sasi e ICT- sė (teknologjisė informatike e tė komunikimeve) duhet tė mirėmbahet, tė freskohet dhe tė ripėrtrihet e tė modernizohet. Nevojat e Kosovės, mbėshtetur vetėm nė pajtim nga sistemet e cekura mė lartė, kėrkojnė zgjerimin e rrjetit tė serviseve pėrkatėse.

Segment me interes tė posaēėm pėr informatizim ėshtė prodhimtaria nė tėrė spektrin e saj. Nga industria metalike, plastike, e drurit, tekstilit e deri nė agrobiznes, po hapen shtigjet pėr automatizimin dhe kompjuterizimin e pajimeve, veglave dhe proceseve. Informatizimin nė proceset e prodhimit dhe tė shėrbimeve do ta analizojmė nė dy aspekte:

(a) Me kalimin nga pėrdorimi i elementeve gjysėmpėrēuese klasike nė pėrdorimin e mikroprocesorėve dhe realizimit tė konceptit tė molekularizimit po krijohen parakushtet qė edhe grupet e vogla pa mundėsi tė mėdha investive t'u qasen projekteve serioze. Pikėrisht mundėsia qė me investime relativisht tė vogla (prej 5.000 deri nė 10.000 dollarė) tė bėhet plasmani i dijes nė segmentet e punėve mė tė paguara u jep mundėsi NVM pėr depėrtime reale.

(b) Pos mikroprocesorėve dhe elementeve tė tjerė, kartelat pėr akuizicion dhe digjitalizim tė sinjaleve nga proceset, organeve komanduese, stepmotorėve, ėshtė duke rėnė. Me rėnien e ēmimeve rritet mundėsia e aplikimit tė tyre nė projektet qė mund tė bėhen nga NVM. Atraktiviteti i kėsaj mundėsie ėshtė se nuk kėrkon investime fundamentale dhe nuk kėrkon aftėsim shumė tė gjatė dhe tė specializuar tė personelit.

Globalizimi i ekonomisė dhe kushtet e konkurrencės sė hapur do tė jenė shtytės pėr organizimin mė tė mirė tė prodhimit dhe tė kėrkesės pėr softver pėrkatės tė ndėrmarrjeve prodhuese si dhe duke e respektuar ēmimin e pakove tė tilla softverike, nė kėtė lėmi mund tė angazhohet njė numėr i NVM. Pos prodhimit duhet pėrcjellė edhe mirėmbajtjen nė sisteme tė mėdha prodhuese. Ēėshtja e standardizimit tė pjesėve dhe materialit tė ndėrrimit, tė repromaterialeve dhe tė artikujve tė tjerė nė tregti shtron nevojėn e pėrpilimit tė pakove softverike specifike.