7.2. PROGRAMET DHE FORMAT E EDUKIMIT PĖR BIZNES

 7.2.1. INSTITUCIONET ARSIMORE PUBLIKE

Duke u nisur nga fakti se, edhe mėtutje roli i institucioneve arsimore publike nė fushėn e edukimit pėr biznes do tė jetė i pazėvendėsueshėm, si synim i rėndėsishėm do tė jetė pėrmirėsimi i programeve dhe formave tė punės nė shkollat e mesme dhe nė universitet.

Shkollat e mesme

Nė shkollat e mesme tė profileve ekonomike, juridike, bujqėsore dhe teknike, qė janė mė sė tepėrmi tė orientuara pėr pėrgatitjen e nxėnėsve pėr biznes, nevojitet njė rishqyrtim serioz i programeve mėsimore dhe teksteve mėsimore. Ndryshimet e bėra kėtu nė kuadėr tė reformės mė tepėr janė formale se sa pėrmbajtėsore. Materiet programore ende janė tė ngarkuara me shumė pėrmbajtje tė panevojshme, tė shtruara nė mėnyrė joadekuate, tepėr abstrakte dhe vėshtirė tė kuptueshme. Kjo vlen edhe pėr tekstet. Si rrjedhim mėsohen shumė tepėr nocione e fitohen relativisht pak dije dhe shkathtėsi praktike. Kjo kėrkon qė institucionet dhe autorietet arsimore, duke u bazuar nė pėrvojat pozitive, tė ndėrmarrin masa pėr ndryshimin e gjendjes:

Pėrmirėsimi i gjendjes kėrkon qė, krahas punės pėr pėrmirėsimin e programeve, tė organizohen forma tė posaēme tė aftėsimit dhe infromimit (workshope dhe seminare) pėr arsimtarėt. Gjithashtu, pėrmirėsimi i teksteve ėshtė detyrė e ngutshme.

Universiteti

Nė Universitet: nė Fakultetin Ekonomik, Juridik, tė Bujqėsisė dhe tė profileve teknike gjithashtu nevojiten aktivitete shumė konkrete pėr pėrmirėsimin e gjendjes. Numri i universitetve me kurse tė ndėrmarrėsisė nė SHBA ėshtė rritur nga rreth 15 mė 1965 nė 400 mė 1995 (H.P. Velsch 1998).

Fakulteti Ekonomik

Fakulteti Ekonomik ka bėrė pėrpjekje dhe hapa tė rėndėsishėm tė reformojė programin mėsimor sidomos nė fushėn e financave dhe menaxhmentit e informatikės. Mė tutje nevojitet njė racionalizim mė i madh i materies sidomos nė dy vitet e para dhe lirimi i mėtejmė nga recidivet e kaluara, bashkėpunimi me fakultete nga vendet perėndimore pėr aftėsimin e personelit pedagogjik dhe pėrparimin e metodave dhe teknologjisė sė mėsimit dhe zhvillimi e pasurimi i kurseve postdiplomike.

Fakulteti Juridik

Nė Fakultetin Juridik gjithashtu duhet tė bėhen reformime tė mėtejme pėr t’u arritur mė shumė njohuri nga fusha e tė drejtės afariste dhe marrėdhėnieve ndėrkombėtare ekonomike, tė drejtės tregtare e financiare ndėrkombėtare.

Fakulteti i Bujqėsisė

Nė Fakultetin e Bujqėsisė duhet tė pėrmirėsohet programi dhe format e punės nė mėnyrė qė tė rritet interesimi pėr studimet nė kėtė fakultet tė rėndėsishėm, pėr tė cilin mund tė thuhet se po pėrjeton njė krizė tė caktuar.

Nė fakultetet e profileve teknike dijet dhe shkathtėsitė menaxherike janė shumė pak prezente, prandaj shtrohet si domosdoshmėri qė programet tė pasurohen me materje nga temat bazike nė ekonomi (Hyrje nė ekonomi) dhe projekt manaxhmenti.

Nė begatimin e materjeve programore duhet tė nisemi nga nevoja qė:

Fakultetet dhe shkollat larta duhet tė jenė mė fleksibile nė organizmin e punės sė tyre dhe nė realizimin e programeve. Ndryshimet e programit duhet tė praktikohen mė shpesh. Nėpėrmjet sistemit tė lėndėve zgjedhėse dhe opcionale tė stimulohen interesat dhe aftėsitė specifike tė sudentėve. Gjithashtu, ėshtė e deshirueshme dalja e kėtyre institucioneve nė treg me forma tė pėrkohshme tė edukimit pėr biznes (seminare, workshop e tė ngjashme).

7.2.2. INICIATIVA PRIVATE

Iniciativa private duhet tė degėzohet dhe tė mundėsojė jo vetėm plotėsimin e njohurive tė fituara nė arsimimin e rregullt por edhe nė lansimin e formave mė fleksibile tė arsimimit dhe edukimit, tė cilat janė tė afta tė adaptohen ndaj kėrkesave tė tregut dhe me trendet e zhvillimit tė edukimit pėr menaxhment dhe biznes.

Programet dhe format qė mund tė zhvillojė iniciativa private mund tė lėvizin nė njė spektėr tė gjerė duke filluar prej shkollave, kolegjeve dhe fakulteteve private, seminareve dhe workshopeve e kurseve me kohėzgjatje tė ndyshme. Format duhet tė organizohen nė pajtim me kėrkesat e tregut. Mirėpo, nė kushtet tona, kur ende nuk ėshtė i formuar tregu i edukimit pėr biznes, programet dhe iniciativat duhet ta provokojnė kėtė treg. Megjithatė, programet duhet tė formohen duke u nisur nga :

Kjo do tė thotė se duhet tė gjendet njė optimum midis nevojave specifike tė komunitetit tė biznesit nė Kosovė dhe pėrvojave nga tradita e gjatė nė ekonomitė e tregut dhe pėrvojat e reja nė tranzicion. Lidhur me kėtė nevojitet bashkėpunimi me partnerė nga kėto vende si nė formimin e programeve, tė teksteve dhe nė realizimin direkt tė tyre.

Format e punės nė iniciativė private mund tė jenė :

1. Shkollat, kolegjet, fakultetet private tė biznesit, menaxhmentit dhe ndėrmarrėsisė 3-4 vite pėr fazėn e diplomimit, kurset pasdiplomike MBA – 1-2 vite, studimet e doktoraturės 3 vite. Pėrmbajtja programore mund tė jenė fleksibile, por nė bazė tė analizės sė pėrvojave mė sė shumti janė prezente: fusha e menaxhmenit (principet, menaxhmenti strategjik, menaxhmenti financiar, menaxhmenti i projekteve, menaxhmenti i operacioneve, menaxhmenti i resurseve humane); fusha e marketingut, fusha e ndėrmarrėsisė – plani i biznesit , formimi dhe zhvillimi i biznesit, financave, kontabilitetit dhe informatikės afariste. Gjithashtu, programet pėrmbajnė edhe njohuri fundamentale nga ekonomia (mikroekonomi, markroekonomi, ekonomikė menaxheriale).

2. Programet pėr topmenaxherė, ndėrmarrės dhe presidentė firmash mund tė lėvizin prej seminareve, workshopet informative 1-3 ditė, qė kanė karakter informativ pėr ēėshtje qė janė tė aktualitetit mė tė madh pėr strategjinė e zhvillimit tė biznesit, e deri nė programe tė MBA tė disenjuara posaēėrisht dhe nė mėnyrė organizative tė pėrshtatura pėr t’u harmonizuar me obligimet e tyre nė punė ( tė ngjajshme si nė pikėn 1.)

3. Programet pėr menaxherė, tė pėrhershme dhe tė pėrkohshme informative, me kohėzgjatje 1-11 ditė, apo pėr aftėsim formativ dhe mė tė thellė prej 21 ditė deri nė 5 muaj, pėr probleme tė veēanta apo pėr komplekse problemesh tė ngjashme si nė pikėn 1. Kėto programe mund t’u adresohen edhe strukturave tė posaēme tė komunitetit tė biznesit: kontabilistėve, udhėheqėsve tė marketingut, bankierve, antarėve tė bordeve, juristėve, agrobiznesi, industria procesuese, tregtia e jashtme, programet publike e tė ngjashme. Njė pjesė e kėtyre programeve mund tė realizohet edhe nga SHAK-u apo organizatat e tjera tė specializuara joqeveritare.

4. Kėshilltarėt e ndėrmarrėsisė janė njė kategori e posaēme e rrjetit pėr edukim dhe promocion tė biznesit tė cilėt pas aftėsimit mund tė punojnė nė agjencitė/ qendrat rajonale e lokale pėr promocion tė NVM, ose tė formojnė biznes privat pėr konsalting. Trainimi duhet tė zgjasė sė paku 1 muaj. Programi ka tė bėjė kryesisht me aspektet juridike, planin e biznesit, marketing dhe financa. . Pėrvoja pozitive kjo formė ka treguar nė Slloveni.

5. Edukimi pėr biznes familjar dhe specifikat e tij ėshtė gjithashtu shumė i nevojshėm, pasi qė ėshtė pėr t’u pritur se familjet do tė gjenerojnė shumė iniciativa biznesi nė Kosovė me potenciale dhe mundėsi qė kėto iniciativa nė kushte mė tė mira edhe t’i realizojnė. Pėrvojat tregojnė se fushat mė tė rėndėsishme pėr biznesin familjar janė: financimi, ligjet, taksat; planifikimi i biznesit, menaxhmenti i resurseve humane, udhėheqja e firmės e deri te problemi i sukcesionit, planifikimi i patundshmėrive, zgjidhja e konflikteve e tė ngjashme (Tanewski, Romano, etc.. 1997).

6. Programet pėr tė rinj shpesh lidhen me vetėpunėsimin, krijimin e vendeve tė punės pėr "vetėveten", nė formė tė kurseve specialistike qė lidhen me zhvillimin dhe pėrpunimin e idesė ndėrmarrėse, shkolla verore nė formė kampingu (10-20 ditė), shkolla tė mbrėmjes, 1-3 muaj, e tė ngjashme. Kėto forma zakonisht japin pėrgjegje nė pyetjet: Si tė bėhem ndėrmarrės? Si tė startoj dhe si ta zhvilloj biznesin, e tė ngjashme. Duke marrė parasysh strukturėn e popullsisė ėshtė e tepėrt tė theksohet rėndėsia e madhe e kėtyre formave tė edukimit te ne. (Kaufman Foundation 1997)

7. Programet pėr biznesin e femrave hyjnė nė rradhėn e formave qė orientohen nė specifikat e biznesit lidhur me kategorinė e caktuar pėrveē pjesės gjenerale e cila nėn kuptohet.

 

7.2.3. SUBJEKTET TJERA NĖ REALIZIMIN E PROGRAMEVE TE EDUKIMIT PER BIZNES

Pėrveē institucioneve arsimore dhe edukative dhe atyre pėr konsalting dhe shkencoro-kėrkimore, nė zbatimin e programeve tė edukimit pėr biznes, rol tė veēantė kanė :

7.2.4. METODOLOGJIA DHE TEKNOLOGJIA E EDUKIMIT

Pėrmirėsimi i mdetodologjisė sė punės dhe teknologjisė sė edukimit pėr biznes ėshtė njė nga problemet themelore pėr ngritjen e cilėsisė sė punės dhe pėr rezultate mė efektive tė cilat, nga ana tjetėr, do tė shpreheshin me rritjen e motivimit dhe kėrkesės sė komunitetit tė biznesit pėr programet nga kjo fushė.

Dobėsitė metodologjike dhe nė teknologjinė e edukimit nė Kosovė mund tė pėrmblidhen sidomos me:

Kjo ėshtė pasojė e metodologjisė joadekuate e cila shihet nga pasqyra e mėposhtme:

Praktika nė shumicėn e Universiteteve tė Kosovė

Evropės Qendrore

1. Ligjėrata 20 - 60 % 70 - 95 %

2. Diskutime 15 - 30 % 0 - 10 %

3. Simulime 10 - 20 % 0 - 10 %

4. Projekte 15 - 30 % 0 - 10 %

Prandaj, kėrkesa e parė ėshtė zvogėlimi i kėtij ndryshimi dhe tejkalimi gradual i tij. Tejkalimi gradual i tyre bėn tė mundur edhe shmangien e dobėsive tė pėrmendura mė lartė.

Pėrparimi i teknologjisė sė mėsuarjes lidhet edhe me aplikimin e teknologjisė informatike dhe tė komunikimeve nė zhvillimin e mėsimit. Kompjuterizimi i edukimit, simulimi, mėsuarja nė distancė, ndėrlidhja nė rrjete, do tė jenė tė pashmangshme nė progresin e mėtejmė tė edukimit pėrgjithėsisht e edhe nė edukimin pėr biznes, nė mėnyrė qė mos tė mbesim tė izoluar nga trendet bashkėkohore (Jonkergrow –98). Prandaj, duhet sugjeruar kompjuterizimin sa mė tė shpejtė tė arsimimit nė institucionet publike, pėrndryshe ato private sigurisht qė nga fillimi do ta aplikojnė standardin e caktuar.