Informatori ditor nr.2042-D
Prishtinė, e martė , 28 prill 1998
Edicioni i katėrt (ora 19:20)
Konsultė e institucioneve shėndetėsore tė Kosovės
Prishtinė, 28 prill (QIK)
Nė takimin e sotėm tė pėrfaqėsusėve tė institucioneve shėndetėsore tė Kosovės morėn pjesė Prof. dr. Alush A. Gashi - keshilltar i Kryetarit Rugova, Prof. Dr. Adem Limani - Ministėr i Shėndetėsisė, Prof. Dr. Hashim Maloku - Dekan i Fakultetit tė Mjekėsise, Prof. Dr. Binak Kastrati - kryetar i Shoqatės sė Mjekėve tė Kosovės dhe Prof. Dr. Isuf Dedushaj - Kryetar i Kryqit tė Kuq tė Kosovės.
U bisedua pėr gjendjen aktuale nė shėndetėsinė e Kosovės dhe pėr vėshtirėsitė e imponuara nga ana e regjimit okupues nė zona tė ndryshme tė Kosovės. Nė takim u thekesua nevoja e intensifikimit tė punės dhe aplikimit tė doktrinės mjekėsore tė gjendjeve tė tilla.
Prof. dr. Alsuh Gashi zhvilloi takime tė veēanta edhe me pėrfaqėsuesin e Sindikatės sė Shėndetėsisė sė Kosovės Dr. Ilir Tolajn dhe me Prof. Dr. Simė Dobrecin, kryetar i Komisionit tė Shėndetėsisė nė Kryesinė e LDK-sė.
Konferencė pėr gazetarė nė Partinė Liberale tė Kosovės
Prishtinė, 28 prill (QIK)
Situata kritike nė Kosovė, veēanėrisht nė Deēan dhe rrethinėn e Gjakovės, imponon nevojėn qė qendrat relevante ndėrkombėtare tė ndėrrmarrin masa konkrete me qėllim tė parandalimit tė njė tragejdie e cila po i kanoset tėrė Ballkanit dhe Evropės, tha nė njė konferencė pėr gazetarė Gjergj Dedaj, kryetar i PLK-sė.
Nė emėr tė partisė, ai u shprehu ngushėllime familjeve tė tė ekzekutuarėve ditėt e fundit nga policia dhe armata serbe, duke vlerėsuar se ata ranė pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės.
PLK apeloi te Grupi i Kontaktit qė nė takimin e tyre tė paraparė pėr nesėr nė Romė tė mos marrin masa kozmetike ndaj Beogradit, nėse synojnė evitimin e konfliktit dhe tragjedisė nė Kosovė, por hapa konkretė dhe preventivė duke ndėshkuar agresionin serb nė Kosovė, i cili duhet tė detyrohet tė tėrhiqet me forcat e tij nga Republika e Kosovės dhe nėse serbėt nuk pėrfillin kėrkesat e Grupit tė Kontaktit, siē po ndodhė deri mė tash nuk duhet tė pėrjashtohet opcioni i njė intervenimi ushtarak me karakter paqėsor nga NATO dhe OKB-ja.
Z. Dedaj tha se PLK rikonfirmon qėndrimin e saj pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės me mjete politike dhe paqėsore duke pėrjashtuar ēdo formė tė dhunės nė Kosovė dhe rajon.
Duke pasur parasysh gjendjen kritike nė Kosovė, PLK fton subjektet politike dhe jopolitike tė Kosovės pėr bashkėpunim, vigjilencė dhe vetėpėrmbajtje.
Z. Dedaj u bėri thirrje mjeteve tė informimit dhe masmediave nė gjuhėn shqipe qė tė jenė objektive dhe nė nivel me situatėn e krijuar, sepse nė njė pjesė tė tyre hetohen tendencat e subjektivizimit dhe tė cenzurimit qė nuk shpiejnė kah uniteti dhe qė dėmtojnė ēėshtjen kombėtare.
PLK falėnderoi Grupin e partive Liberale, Demokratike dhe Reformatore tė Evropės (ELDR) qė po i kushton kujdes tė veēantė ēėshtjes sė Kosovės. Ky grup organizoi mė 21 prill nė PE nė Bruksel njė konferencė tė veēantė pėr Kosovėn, nė tė cilėn ishte i pranishėm edhe Dr. Klaus Kinkėl, ndėrsa PLK-nė e pėrfaqėsoi prof. Ibrahim Hasani, anėtar i KP tė PLK-sė.
M. Krasniqi: Qėllimi kryesor do tė jetė realizimi i vullnetit tė popullit tė Kosovės
Prishtinė, 28 prill (QIK)
Nė pyetjen se ku konsiston platforma e G-15, Mark Krasniqi, anėtar i kėtij grupi dhe kryetar i PSHDK-sė tha se ky grup kėrkon qė tė bisedohet me serbėt pėr zgjidhjen paqėsore tė ēėshtjes sė Kosovės. Ne kėrkojmė qė bisedimet tė jenė nė nivelin federativ e jo republikan tė Serbisė. Ne kėrkojmė qė bisedat tė fillojnė edhe pse nė kėto kushte, kjo ėshtė pika e dytė, dhe pika e tretė ėshtė qė tė jetė prezente pala e tretė ndėrkombėtare, autoritative, e cila do tė udhėheqė kėto bisedime dhe qė do tė garantojė pėr zbatimin e marrėveshjes eventuale nė qoftė se arrihet.
Nė pyetjen se a do tė ngulet kėombė nė bisedimet me palėn jugosllave nė pavarėsinė e Kosovės apo ėshtė parashikuar qė tė pranohet opicioni i ndonjė autonomie, akademik Mark Krasniqi tha:
- Ne nė asnjė mėnyrė nuk do tė heqim dorė nga pėrcaktimi i popullit pėr pavarėsi. Qėllimi kryesor i gjithė atyre bisedave do tė jetė realizimi i vullnetit tė popullit tė Kosovės pėr Kosovėn Republikė, i cili ėshtė shpallur nė referendumin gjithpopullor nė vitin 1991, i cili duhet patjetėr tė bėhet dhe tė zbatohet nė qoftė se do pala serbe tė mirret vesh me ne.
G-15 ėshtė njė grup, i cili u formua nga presidenti Rugova pėr tė zhvilluar negociata me palėn jugosllave, tha ai.
Cili ėshtė statusi ligjor i kėtij grupi nė njė kohė qė siē dihet nė Kosovė u zhvilluan zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale dhe presupozohet qė organet e tilla duhet tė dalin nga Parlamenti dhe cili ėshtė statusi i kėtij grupi, ishte pyejta tjetėr.
Mark Krasniqi tha se ky grup ka statusin legjitim sepse ėshtė formuar nga presidenti i Republikės sė Kosovės, dr. Ibrahim Rugova. Platforma e kėtij grupi do tė miratohet nga Parlamenti i Kosovės, i zgjedhur mė 22 mars.
Nė pyetjen se si PSHDK e gjykon veprimtarinė e LDK-sė drejtuar nga Dr. Ibrahim Rugova nė kėtė fazė, akademik Ajeti tha se LDK ėshtė njė lėvizje popullore sepse nė te ėshtė pjesa mė e madhe e popullit shqiptar nė Kosovė. Kjo ka qenė partia e parė dhe populli mezi ka pritur qė ta heqė nga qafa partinė komuniste dhe qė tė inkuadrohet nė njė parti shqiptare kombėtare. Ne mendojmė se LDK e ka orientimin kryesor realizimin Republikės sė Kosovės. Andaj nuk ka arsye qė ne tė mos ta pėrkrahim kėtė parti siē e pėrkrahim edhe partinė tonė, e cila ka tė njėjtin qėllim, por jo vetėm partia jonė, por edhe partitė tjera kanė tė njėjtin qėllim. Sipas informacioneve tė fundit po krijohet njė Lidhje e Re Demokratike e Kosovės, siē ėshtė quajtur, e cila pritet tė drejtohet nga prof. Rexhep Qosja dhe ku janė njė pjesė e anėtarėve tė LDK-sė tė drejtuar nga Dr. Ibrahim Rugova. Cili ėshtė vlerėsimi juaj pėr kėtė? -ishte njė pyetje.
- Ėshtė e drejtė e ēdo kujt qė tė formojė njė parti politike nė Kosovė apo kudo, megjithėse ne shqiptarėt jemi tė prirur qė tė kemi sa mė shumė parti, sa mė shumė kryetarė, sa mė shumė shefa, sa mė shumė bajraktarė, ėshtė e drejtė e tyre. Por si duket kjo e drejtė e tyre shfrytėzohet nė kohėn mė tė papėrshtatshme se kur ndonjėherė tjetėr, sepse tash na duhet uniteti meqenėse kemi tė gjithė njė qėllim, kėshtuqė ēdo pėrēarje tė forcave tona intelektuale do tė jetė vetėm ndarje e qėllimit tonė tė pėrbashkėt. Por besoj se nuk do tė ketė ndonjė perspektivė kjo parti.
Nė pyetjen se a mendonoi se forcat politike tani nė fuqi nė Shqipėri po i japin atė mbėshtetje qė duhet ti japin ēėshtjes sė Kosovės, akademik Krasniqi tha:
- Pėr fat tė mirė nė kėto momente tė vėshtira pėr Kosovėn me kėnaqėsi konstatojmė se edhe nė Shqipėri ku ka divergjenca tė shumta partiake politike etj., Kosova i ka bashkuar kėto forca nė Shqipėri kėshtu qė ne gėzojmė njė pėrkrahje tė gjithė popullit shqiptar, si tė demokratėve, socialistėve etj.
PLK nuk ka anėtar tė vetin nė Kėshillin e Emergjencės
Prishtinė, 28 prill (QIK)
PLK njofton opinionin se kjo parti nuk ka asnjė pėrfaqėsues tė saj e as tė Liberalėve tė Rinj tė Kosovės nė tė ashtuquajturin Kėshill Republikan tė Emergjencės, me seli nė Prishtinė.
Nė njoftim thuhet se me rastin e konstitumit tė kėtij Kėshilli, janė ftuar edhe pėrfaqėsuesit e PLK-sė dhe tė Liberalėve tė Rinj dhe kanė marrur pjesė nė takimin e parė, por qė nė fillim janė hetuar disa tendenca tė njohura pėr tė gjithė, prandaj PLK ka hequr dorė nga angazhimi nė kėtė kėshill.
Shpresojmė se ky Kėshill do tė kryejė detyrėn e tij pėr tė ndihmuar tė gjihtė nevojtarėt nė Drenicė dhe viset tjera tė Kosovės, pėr ēka ne i dėshirojmė sukses nė kėtė detyrė tė shenjėt dhe kombėtare, thuhet nė njoftim.
Andreata: Njė status federal apo konfederal pėr Kosovėn ėshtė i rėndėsishėm
Prishtinė, 28 prill (QIK)
Ministri italian i mbrojtjes, Beniamino Andraata, njė ditė para takimit tė Grupit tė Kontaktit tha se do tė ishte mirė qė statusi i ardhshėm i Kosovės tė pėrmbajė njė element federal ose konfederal.
Ai shfaqi bindjen se nė qoftė se Serbia nuk do tė ketė inteligjencė qė tė zgjidhė nė kohėn e duhur ēėshtjen e Kosovės, ėshtė i paevitueshėm njė copėtim tjetėr i ish-Jugosllavisė, sepse ēėshtja e Kosovės do tė ketė implikime nė tė gjitha rajonet tjera tė federatės sė tashme jugosllave.
I pyetur se ēka mendon pėr njė republikė tė Kosovės brenda federatės sė tashme jugosllave, ai shfaqi besimin se njė status federal apo konfederal pėr Kosovėn ėshtė padyshim i rėndėsishėm pėr zgjidhjen etnike tė kėtij problemi.
Nė fshatin Bec pėrforcime tė reja tė ushtrisė serbe
Prishtinė, 28 prill (QIK)
Sot nė mesditė, nė fshatrat e Dushkajės po shkojnė pėrforcime tė reja dhe tė shumėta tė ushtrisė serbe, bėn tė ditur KI i Degės sė LDK-sė nė Gjakovė.
Po ashtu gjatė ditės sė sotme bėhet e ditur se nė Therrtoren e shpezėve nė fshatin Bec u stacionuan 6 tanksa, 5 kamionė me ushtarė dhe 3 kamionė me armatim, mbrapa tė cilėve gjendet edhe nga njė top.
Njė kamion me uniforma tė policisė e me veshje antiplumb u shkarkua nė oborrin e familjes serbe
Prishtinė, 28 prill (QIK)
Pardje nė shtėpinė e serbit me emrin Mosha nė fshatin Domaroc tė Kamenicės, u shkarkua njė kamion me uniforma tė policisė serbe dhe veshje antiplumb, bėn tė ditur KI i Degės sė LDK-sė nė Kamenicė.
Kamenicė: Policėt serbė maltretuan disa kalimtarė shqiptarė
Prishtinė, 28 prill (QIK)
Mbrėmė qė nga ora 19:00 deri nė orėt e vona tė natės, rreth 20 policė serbė u vendosėn nė vendin e quajtur Dygidell, midis fshatrave Shipashnicė e Poshtme-Kelleleq, njofton KI i Degės sė LDK-sė nė Kamenicė.
Njoftohet se policėt i ndalėn tė gjithė kalimtarėt e rastit, i nxorėn nga vetura, si dhe i maltretuan nė forma tė ndryshme.
U hoq shtetrrethimi nė fshatrat Balincė, Mleēan e Llazicė tė Malishevės
Prishtinė, 28 prill (QIK)
Pas afro 48 orėsh shtetrrethimi tė plotė policor nė fshatrat Balincė, Mleēan e Llazicė, mbrėmė vonė u hoq armatimi i rėndė policor e ushtarak serb nga kėto tri fshatra, bėn tė ditur KI i Degės sė LDK-sė nė Malishevė.
Tė pėrkujtojmė se si pasojė e pėrforcimeve serbe, nė SHF "Hivzi Sylejmani" tė Llazicės ėshtė ndėrprerė pėrkohėsisht procesi mėsimor, ndėrsa ngjashėm u veprua edhe me nxėnėsit e shkollės sė mesme "L. Poradeci" tė Kijevės, tė cilėt mėsimin e vijojnė nė punktin e Llazicės.
Bėhet e ditur se nė Kijevė, edhe mė tej vazhdon gjendje e tensionuar dhe prani e madhe e forcave policore serbe, ku ėshtė vendosur njė postbllok policor serb tash dy muaj.
Veprimtarėt e LDK-sė njoftojnė se nė Kijevė janė dhjetėfishuar forcat e policisė serbe, ndėrsa u janė bashkuar edhe civilėt serbė tė Kijevės, madje edhe punėtorėt serbė tė arsimit.
Elektorati nė Gllogoc nuk e njeh Kryesinė e Degės
Prishtinė, 28 prill (QIK)
Dje u mbajt njė mbledhje e kryetarėve tė nėndegėve dhe aktiveve tė Degės sė LDK-sė nė Gllogoc. Ajo u mbajt duke pasur parasysh gjendjen e krijuar, pas komunikaėts pėr opinion nga ana e Kryesisė sė deritashme nė gazetėn "Koha ditore" tė sė premtes mė 24 prill, thuhet nė njė njoftim tė "Bujkut".
Nė bazė tė diskutimeve dhe analizave tė kėsaj ēėshtjeje pjesėmarrėsit nė kėtė mbledhje njėzėri vlerėsuan dhe konkluduan se disa qėndrime dhe veprime tė Kryesisė sė deritashme nuk pėrputhen me programin e LDK-sė dhe Kryesinė e Kėshillin e Pėrgjithshėm, nė pėrputhje me statutin e LDK-sė, orientimet dhe qėndrimet institucionale tė LDK-sė.
Pėr kėtė shkak elektorati nė mbledhjet e mbajtura nė shumicėn e aktiveve dhe nėndegėve u deklarua se nuk e njohin kėtė Kryesi pėr shkak tė veprimit dhe qėndrimit tė tyre ndaj LDK-sė.
Nė mbledhjen e djeshme tė zgjeruar pjesėmarrėsit e nėndegėve dhe aktiveve distancohen nga emri i partisė sė re tė LRDK-sė dhe e konsideron atė grup sektar me tendenca pėrēarėse.
Pėr organizimin e mėtejshėm ėt punės sė LDK-sė deri nė konstituimin e Kryesisė sė re u propozua grupi punues, nė mbėshtetje dhe pėrkrahje tė plotė ėt akteve statutare tė LDK-sė dhe akteve tė tjera normative.
Njėherit nga kjo mbledhje u protestua kundėr dhunės qė po ushtrohet ndaj qytetarėve me theks tė veēantė ndaj punėtorėve edukativo-arsimorė nė postblloqet e vendosura policoro-ushtraake, dhe njėherit kėrkojmė lirimin e menjėhershėm tė mjekut Hafir Shala qė nuk dihet pėr fatin e tij nga momenti i arrestimit, thuhet nė njoftimin nga kjo mbledhje e pėrfaqėseusve tė 27 nėndegėve dhe aktiveve tė Degės sė LDK-sė nė Gllogoc.
Nėndega e LDK-sė nė Magurė: LRDK-sė, krijesė artificiale qė ska asgjė tė pėrbashkėt me LDK-nė
Prishtinė, 28 prill (QIK)
Nėndega e LDK-sė nė Magurė, njėherit nėndega mė e madhe nė komunėn e Lipjanit, nė kuadėr tė sė cilės janė 8 aktive, nė mbledhjen e saj tė zgjeruar shqyrtoi situatėn e vėshtirė nė kėtė regjion sidomos pas mobilizimit tė popullsisė civile serbe tė cilit janė vėnė nė shėrbim tė policisė serbe.
Ndėr tė tjera, nė mbledhje u shqyrtua qėndrimi i disa anėtarėve tė Degės sė LDK-sė nė Lipjan, tė cilėt nė vend qė tė jenė nė mesin e nėndegėve dhe aktiveve pėr ti bashkėrenditur veprimet konform programit tė LDK-sė dhe situatės sė krijuar, ata iu bashkuan LRDK-sė, krijesė artificiale e cila nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me LDK dhe si tė tillė e konsiderojmė tė dėmshme dhe tė pamatur nė kėto momente nė tė cilat po kalon populli shqiptar.
Nė kėtė mbledhje u konfirmua pėrkrahja e fuqishme kryesisė sė re tė LDK-sėdhe kryetarit Dr. Ibrahim Rugova.
Nėndega VIII e Degės II: Nė kuadrin e partisė ekzistuese nuk mund tė themelohet parti tjetėr
Prishtinė, 28 prill (QIK)
Nė mbledhjen e Kryesisė sė Nėndegės VIII tė Degės II tė LDK-sė nė Prishtinė, nė mbledhjen e mbajtur ditėn e shtunė, diskutoi lidhur me formimin e Kėshillit nismėtar pėr themelimin e Lidhjes sė Re Demokratike tė Kosovės (LRDK).
Kryesia e Nėndegės VIII tė Degės II tė LDK-sė nė Prishtinė vlerėson se nė kuadėr e njė partie ekzistuese nuk mund tė themelohet njė parti tjetėr, siē pretendon Kėshilli nismėtar i LRDK-sė.
Formimi i Kėshillit nismėtar tė LRDK-sė, nė rrethanat aktuale nė tė cilat gjendet Republika e Kosovės, ėshtė veprim politikisht i dėmshėm.
Nė kohėn qė populli shqiptar nė Kosovė po pėrjeton ēastet mė tė vėshtira nėn thundrėn e okupatorit serb, ēdo iniciativė e tillė mund tė ketė pėr pasojė plasaritje nė unitetin politik, kėshtu qė nuk ėshtė nė interes tė ēėshtjes kombėtare.
Kėto konkluzione janė mbėshtetur fuqimisht nga tė gjithė tė pranishmit nė mledhje", thuhet nė kumtesėn e Kryesisė sė kėsaj nėndege.
Shtypi gjerman: Konflikti nė Kosovė po del jashtė kontrollit
Prishtinė, 28 prill (QIK)
Zhvillimeve tė fundit dramatike nė Kosovė si pasojė e forcave ushtarako-policore e paramilitare serbe ndaj popullatės sė shqiptare masmediat gjermane po i kushtojnė kujdes tė merituar. Njė pėrmbledhje tė kėtyre shkrimeve e transmetoi mbrėmė radio "Dojēe vele".
Nė komentin e saj "Fitili ėshtė ndezur", gazeta gjermane "Frankfurter Rundshau" vė nė dukje shkaqet qė ēuan nė shkallėzimet e fundit tė situatės nė Kosovė, duke konsideruar ndėr to si kryesor instrumentalizimin e opinionit publik serb pėr sabotimin e dialogut tė ndėrmjetėsuar. Sundimi serb i "demokracisė", shkruan kjo gazetė, po vazhdon me njė votim absolut kundėr ndėrmjetėsimit ndėrkombėtar nė bisedimet pėr Kosovėn populli serb arriti tė justifikonte dhe madje tė sanksiononte vullnetin e presidentit jugosllav Millosheviq. Kjo gazetė thekson se Millosheviqi duke i bėrė manovrime tė ndryshme bashkėsisė ndėrkombėtare ka stacionuar ndėrkohė njėsitet e ushtrisė jugosllave nė kufirin me Shqipėrinė, ndonėse asnjėri nuk e di me siguri, nėse kjo duhet marrė si provokacion, apo si shenjė e pafuqishmėrisė sė tij pėr tu matur me UĒK-nė, thuhet nė kėtė shkrim. E sigurt ėshtė vetėm qė Millosheviqi i ndodhur nė afėrsi tė fuēisė sė barutit, luan me fitilin e ndezur dhe qė ēdo kėmbim zjarri nė Kosovė, e largon dialogun gjithmonė e mė shumė.
Ndėkohė gazeta "Zidojēe Cajtung" shkruan se situata nė Kosovė i vėrtetoi tė gjitha prognozat negative tė deritashme pėr rrezikun e njė konflikti tė tillė pėr paqen dhe stabilitetin nė rajon. Autori i kėtij shkrimi ndalet nė situatėn e acaruar tė krijuar nė kufirin midis Kosovės dhe Shqipėrisė nė tė cilin veēanėrisht pas ngjarjeve tė vitit tė shkuar nė Shqipėri janė vėnė pėrballė njėra tjetrės dy forca ushtarake tė pabarabarta. Alarmi i shkallės sė parė tė njė ushtrie e policie tė cilėn Tirana mezi mundi ta riorganizonte nė strukturat e saj themelore, nuk ėshtė shumė bindės, shkruan kjo gazetė, ndėrkohė qė edhe ndikimi qė mund tė kenė ndaj provokimeve tė Beogradit, reagimet e pozitės dhe opozitės shqiptare gjithsesi kontradiktore me njėra tjetrėn, ėshtė shumė i kufizuar.
Ndėrkaq gazeta tjetėr gjermane "Frankfurter Allgemajne Cajtung", nė numrin e saj tė djeshėm, botoi dje njė shkrim tė korrespondentit tė saj pėr rajonin e Ballkanit mė titull:"Kėmbime zjarri nė kufirin midis Kosovės dhe Shqipėrisė" nė tė cilin sillen faktet e ilustruara me fotografi pėr vrasjet dhe varrosjen e viktimave tė fundit nė zonat kufitare.
Nė Kosovė pati pėrsėri tė vrarė, shkruan autori, kėtė tė hėnė nė njė fshat shqiptar u hapėn pėrsėri varre tė reja. Pėrsėri jepen shėnime tė ndryshme pėr shkakun dhe mėnyrėn e zhvillimit tė kėmbimeve tė zjarrit. Tė kuptosh tė vėrtetėn kėto ditė nė Kosovė, ėshtė shumė vėshtirė, konstaton autori. Ai shton sė tė dyja palėt zmadhojnė aktet e kundėrshtarit dhe fshehin tė vetat. Pyetja qė mbetet e hapur ėshtė se pėrse kufomat u sollėn nga ushtria tė shtunėn pas dite tė ngarkuara nėpėr skoda tė cilat i shkarkuan nėpėr fshatra, pasi u ishte bėrė autopsia pa i vėnė nė arkivole dhe pa ua dorėzuar ato mė parė tė afėrmėve tė tyre. Por, pėrfundon Matias Ryb, njoftimin e tij nga vendi i ngjarjes pavarėsisht nga ajo qė ka ndodhur ditėt e fundit nėpėr malet e Kosovės Perėndimore ėshtė pėr tė pasur frikė se viktimat e shkaktuara, nuk do tė jenė pėr fat tė keq viktimat e fundit tė njė konflikti i cili gjithnjė e mė shumė po del jashtė kontrollit, thuhej nė kėtė shkriml.
Ministri grek: Kosova, si njė granatė dore e gatshme pėr tė shpėrthyer
Prishtinė, 28 prill (QIK)
Ministri grek i mbrojtjes Akis Coadopullos e cilėsoi Kosovėn si njė granatė dore e gatshme pėr tė shpėrthyer nė qoftė se ia tėrheqim pak mė shumė siguresėn do tė shpėrthejė. Kjo duhet qė ti shqetėsojė tė gjithė. Kjo ėshtė edhe arsyeja tha ministri grek i mbrojtjes qė tė gjithė duhet tė ushtrojnė presion ndaj palės shqiptare tė Kosovės dhe asaj serbe pėr tė filluar bisedimet, njoftoi mbrėmė radio BBC.
I njėjti burim theksonte se Coadopullos i ka mohuar pohimet se qeveria e Shqipėrisė po i pėrkrah "rrebelėt" nė Kosovė. Sipas tij kryeministri Nano ėshtė distancuar qartė nga e ashtuquajtura UĒK, thuhej nė kėtė njoftim.
Dy vepra kushtuar historisė sė Kosovės tė autorėve tė huaj
Prishtinė, 28 prill (QIK)
"Kosova njė histori e shkurtėr" me autor Noėl Mallkol dhe libri tjetėr shkruar nga Miranda Vikers me titull "Midis serbėve dhe shqiptarėve njė histori e Kosovės", janė dy vepra kushtuar historisė sė Kosovės pėr tė cilat shkruan kritiku Tim Xhuda nė revistėn "New Zork Review of Books".
Kritiku Xhuda shkruan se kur filloi lufta nė Kroaci dhe nė Bosnje njė nga problemet e gazetarėve ishte se ata kishin vėshtirė tė gjenin libra tė kohės qė tė flisnin pėr historinė e rajonit. Analistė tė ndryshėm kishin pikėpamje krejt tė ndryshme lidhur me shkaqet e konfliktit nė Kosovė. Disa politikanė amerikanė dhe evropianė si Lorens Igėllberger argumentonin se ndėrhyrja e huaj nuk kishte kuptim, pasi urrejtja midis popujve ballkanikė vazhdonte prej shekujsh. Kundėrshtarėt e kėsaj pikėpamjeje thoshin se popujt e Ballkanit kanė treguar nga ana tjetėr se ata janė tė aftė tė jetojnė nė harmoni se pėrgjegjės pėr urrejtjen etnike janė kryesisht politikanėt.
Kėsaj here, thotė kritiku Tim Xhuda, debati duhet tė jetė mė i matur nė saje tė dy librave pėr historinė e Kosovės tė cilėt tani po i nėnshtrohen gjykimit tė kritikėve. Kėta janė librat e parė nė anglisht qė pėrqėndrohen vetėm te Kosova.
Noėl Malkolm ėshtė autori i respektuar britanik qė ka shkruar njė histori tė Bosnjės, histori kjo e pritur mirė nga kritika. Kurse Miranda Vikers ėshtė njė nga ekspertet mė tė njohura tė Britanisė pėr Shqipėrinė.
Nė vitin 1995 ajo botoi historinė e parė tė paanshme tė Shqipėrisė, kurse vitin e kaluar i bėri njė studim rrugės plot zig-zage tė Shqipėrisė postkomuniste.
Libri i Noėl Malkolmit merret mė shumė me historinė e Kosovės, ndėrsa ai i zonjės Vikers flet mė tepėr pėr situatėn e kohėve tė fundit nė Kosovė. Ajo i shmanget linjės politike e konvencionale sipas sė cilės serbėt e kėqinj u kundėrvihen shqiptarėve trima. Por, shkruan nė libėr, nė rast se e kaluara e Kosovės siē pėrjetohet nga tė dy autorėt mund tė shėrbejė si njė tregues pėr tė ardhmen e saj, atėherė fati i Kosovės ėshtė me tė vėrtetė i errėt. Pėr mė shumė se 500 vjet ky rajon ka kaluar nėpėr njė cikėl pushtimesh, luftėrash shtypjeje dhe eksodesh. Nė tė dy librat, shkruan kritiku Tim Xhuda, ai i Noėl Malkolmit ėshtė mė polemiku. Autori i ka vėnė vetės detyrėn tė thyej pothuajse tė gjitha pretendimet historike serbe pėr Kosovėn. Autori jep argumente bindėse duke u nisur nga materiali arkivor i shekullit tė XVII qė ai vetė ka nxjerrė nė dritė. Por, megjithatė, ėshtė pėr tu habitur se ai nuk citon dokumentet serbe tė sė njėjtės epokė. Ai rendit 31 arkiva ku ka punur, por nuk thotė nėse ka vizituar ndonjė bibliotekė nė Serbi. Tė dy librat janė shkruar para se nė Kosovė tė fillonte dhuna e tanishme. Por pėrshkrimet qė autorėt iu bėjnė kryengritjeve tė kėtij shekulli nė rajon na japin sfondin e nevojshėm pėr tė kuptuar ngjarjet e sotme.
Nė vitin 1912, pas pothuajse 500 vjetėsh pushtimi osman, ushtria serbe u kthye nė Kosovė por pėrsėri u dėbua nga trupat austriake dhe bullgare gjatė Luftės sė Parė Botėrore. Pėr serbėt e Kosovės kthimi i ushtrisė serbe ishte njė ēlirim, ndėrsa pėr shqiptarėt qė tash mė pėrbėnin shumicėn, ai nuk qe gjė tjetėr veēse njė pushtim. Kur serbėt u kthyen pėrsėri nė vitin 1918 nė mbarim tė luftės, disa pjesė tė Kosovės, sidomos Drenica, rezistuan.
Siē shkruan autori Noėl Malkolm nė vitin 1919 autoritetet jugosllave dėrguan ushtrinė pėr ta shtypur rezistncėn e shqiptarėve. Metodat e tyre nuk kanė ndryshuar shumė as sot e kėsaj dite.
Noel Malkolm e mbaroi librin e tij tepėr herėt pėr tė folur aty pėr UĒK, kurse zonja Vikers shkruan se komandantėt e UĒK-sė janė ish-oficerė tė ushtrisė jugosllave dhe shumė prej tyre kanė luftuar kundėr serbėve nė Bosnje.
Herėt a vonė, shkruan analisti Tim Xhuda, bisedimet pėr tė ardhmen e Kosovės duhet tė fillojnė. Shqiptarėt u janė shmangur kėtyre bisedimeve. Ata kėrkojnė ndėrmjetėsimin ndėrkombėtar dhe garancinė ndėrkombėtare pėr ēdo zgjidhje qė mund tė arrihet. Pas shumė rezistence serbėt ndoshta do tė pranojnė kėtė me gjithė taktikėn dhunuese tė Milosheviqit. Serbėt e dinė se vendet e NATO-s dhe Rusia do tė mbėshtesin pretendimin e tyre se Kosova nuk mund tė shkėputet nga Jugosllavia. Nė rast se Kosova do tė shkėputej kjo do tė kishte dy pasoja tė mėnjehershme. E para do tė ishte qė Bosnja do tė pushonte sė ekzistuari, NATO-ja do ta kishte tė vėshtirė tė pengonte Republikėn Serbe tė Bosnjės pėr tu bashkuar me Serbinė, nė rast se Kosova do tė bėhej e pavarur. Sė dyti, Maqedonia do tė shpėrbėhej shumė shpejt dhe Shqipėria do tė ndėrhynte pėr tė ndihmuar shqiptarėt e atjeshėm. Kjo mund tė qonte nė shpėrthimin e njė lufte tė pėrgjithshme ballkanike, ku do tė ndėrhynte si Greqia ashtu edhe Turqia.
Autorja e artikullit shkruan se shqiptarėt e Kosovės kanė tė paktėn njė ide tė pėrgjithshme se pėr ēfarė do tė duhej tė pėrcaktohen dhe se ata kanė njė udhėheqės, tė cilin e ndjek pjesa mė e madhe e popullit. Pėrkundrazi serbėt nuk kanė njė pikėpamje koherente pėr Kosovėn dhe askush nuk mund tė thotė pėrfundimisht se ēfarė kėrkojnė ata, thuhet nė fund tė kėtij artikulli kushtuar kėtyre dy librave pėr historinė e Kosovės.
(Ora 19:20)