|
Qendra për Informim e Kosovës
Kosova Information Center |
| Prishtinë, 16 gusht 1998, 19:00 CET |
| Informatori ditor nr. 2152-D |
| Përmbajtja |
|
Bedri Shala nga Negroci është vrarë në Junik
Prishtinë 16 gusht (QIK) Sot u konfirmua edhe vrasja e Bedri Shalës nga Negroci në Junik. Ndërsa dje, afër Skënderajt, është gjetur një kofomë burri e moshës 20 vjeçare që ishte i mbuluar me dhe. Flokët i ka pak në të kuqe. Ka pantollone xhins (farmerka) dhe në pjesën e sipërme të trupit dhe në fytyrë ka të djegura dhe ka një dhëmb të thyer. Nga të zhvendosurit e shumtë vetëm në Obri të Epërme në shkollën e fshatit ka rreth 180 të ardhur. Ata janë nga Klina Skënderaji dhe fshatrat e Gllogocit. rreth 80 % e tyre s'kanë as shtrojë as mbulojë. Gjithsej në këtë fshat janë vendosur 3015 veta. Atyre po u vijnë në ndihmë edhe shoqatat humanitare dhe këshilli i komunal i emergjencës, njofton KI i Degës së LDK në Gllogoc. Pas gjuajtjeve të forcave ushtarake policore-ushtarake serbe në Sankovc u dogjën disa tuba sanë të Gani Jusufit, kurse zjarri iu kërcënua edhe shtëpive dhe banorëve vendës nga frika u largauan në mal. Të shtëna me fyshekë ndriçues ka pasur mbrëmë edhe nga "Ferronikeli" drejt lagjes së Binakjave të Gllobarit. Dje u varros në vendlindjen e tij azilanti Bajram Gllobari (32) nga Bainca e Gllogocit i cili kishte humbur jetën në një aksident komunikacioni. Ai ishte i vetmi djalë në familje dhe la pas vetes vetëm një vajzë. |
|
| [Komenti juaj] [Kosova Home Page] [Përmbajtja] | |
|
Në Loxhë e Graboc janë vrarë 3 e janë plagosur 14 veta
Prishtinë 16 gusht (QIK) Burimet tona kanë konfirmuar se fshatrat e granatuara Loxhë, Graboc janë shkatërruar dhe djegur tërësisht. Njoftohet se janë vrarë këta persona: Ahmet Deli Shala (30) nga Loxha, Ahmet Bajram Krasniq Mekaj (31) dhe Hysen Jusuf Gashi (70) nga Graboci. Të plagosur janë: Rexhep Kelmendi, Agim Berisha, Abaz Çaka, Ruzhdi, Zekë e Burim Hoxha dhe Osman, Halit dhe Isuf Shala, të gjithë nga fshati Graboc. Ndërkaq nga fshati Loxhë janë plagosur: Valbonë Shala, shtatzënë 22 vjeçare, nënë e dy fëmijëve, Rukë Shala, plakë 70 vjeçare, Abedin Morina (23) si dhe dy persona të tjerë emrat të cilëve ende nuk dihen. Vazhdon drama e rreth 50 mijë banorëve të përqëndruar në një rreth të ngushtë duke luftuar për jetë a vdekje. Ata janë banorët e ikur fshatrave të Rekës së Keqe, të komunës së Deçanit dhe disa fshatrave të Pejës, të cilët i ka përfshirë flaka e luftës. Ata janë përqëndruar, duke filluar nga fshati Irzniq e tuje derfi te fshatrat e Lugut të Beranit. Ndërkaq një pjesë e madhe po qëndnrojnë nën qiellin e hapur bri lumit Bistricë. Vapa e madhe dhe ueia po u kërcënohet nga çasti në çast. Ata druanin nga një sulm i mundshëm, i cili do të ishte me pasoja katastrofike për këtga njerëz. Shtrohet pyetja edhe çka duhet të ndodhë tjetër që të ndërmarrë diçka bashkësia ndërkombëtare, organizatat humanitare dhe klasa jonë politike. Në këto çaste tepër të rënda është me rëndësi hapja e një korridori për ndihma ose evakuimin e popullsisë në mese më të qeta. Në gjendje më të mjerueshme janë fëmijët, pleqtë dhe të sëmurët. Gati gjysma prej tyre sot nuk kishte bukë për të ngrënë, kurse e nesërmja gjithsesi mund të jetë edhe më tragjike për ta. |
|
| [Komenti juaj] [Kosova Home Page] [Përmbajtja] | |
|
Që nga data 3 gusht nuk dihet për fatin e tre personave nga fshati Isniq
Prishtinë 16 gusht (QIK) Që nga data 3 gusht nuk dihet asgjë për fatin e Beqir Mehmetaj, Naim Baraktaraj e Isa Balaj, të gjithë nga fshati Isniq. Ata ditën kritike kanë rënë një pusi nga forcat serbe në bjeshkët e këtij fshati të quajtura Mylyshe. Luten ata që dinë për fatin e tyre të njoftojnë familjet ose mjetet e informimit publik. |
|
| [Komenti juaj] [Kosova Home Page] [Përmbajtja] |