|
Qendra për Informim e Kosovës
Kosova Information Center |
|
Vushtrri: Forcat e ushtrisë serbe granatuan Pantinën dhe fshatrat përreth
Prishtinë, 20 gusht (QIK) Sot nga ora 5:30, deri në orën 6:30 të mëngjesit, forcat e ushtrisë serbe granatuan me artileri të rëndë fshatin Pantinë dhe fshatrat tjera përreth, njofton KI i Degës së LDK-së në Vushtrri. I njëjti burim konfirmon se ende nuk dihet se a ka patur viktima në njerëz dhe cilat janë dëmet materiale të shkaktuara nga artileria e ushtrisë serbe. |
|
| [Komenti juaj] [Kosova Home Page] [Përmbajtja] | |
|
Kamenicë: Policia serbe keqtrajtoi fizikisht katër veprimtarë humanitarë
Prishtinë, 20 gusht (QIK) Dje, policia serbe bastisi shtëpitë e katër veprimtarëve humanitarë nga komuna e Kamenicës, të cilët edhe i keqtrajtoi fizikisht, bën të ditur KI i Degës së LDK-së në Kamenicë. Njoftohet se një ekspeditë e policisë serbe e pajisur me tri vetura bastisi shtëpinë e mr. Refik N. Kryeziut, dr. Faredin Sh. Kryeziut e të Ibrahim D. Shurdhanit në Rogaçicë dhe atë të dr. Izet H. Kekës në Muçivërc. Njoftohet se ata janë dërguar në stacionin e policisë serbe në Kamenicë dhe janë keqtrajtuar fizikisht, me ç'rast kanë pësuar lëndime trupore. |
|
| [Komenti juaj] [Kosova Home Page] [Përmbajtja] | |
|
Vushtrri: Paramilitarët serbë të Prilluzhës dogjën ushqimin e bagëtive të dy familjeve shqiptare
Prishtinë, 20 gusht (QIK) Edhe mbrëmë, paramilitarët serbë të fshatit Prilluzhë, vazhduan që t'i provokojnë familjet shqiptare në fshatin Stanoc i Epërm, njofton KI i Degës së LDK-së në Vushtri. Bëhet e ditur se paramilitarët serbë, Nebih dhe Abdullah Durakut ua dogjën dy sanë dhe dy kashtë. |
|
| [Komenti juaj] [Kosova Home Page] [Përmbajtja] | |
|
Gjakovë: Policia serbe arrestoi korrespodentin e të përditshmes "Koha ditore"
Prishtinë, 20 gusht (QIK) Dje rreth orës 15:00 në Gjakovë, policia serbe arrestoi në shtëpinë e tij Musa Kurhaskun, korrespodent i të përditshmes "Koha ditore", njofton KI i Degës së LDK-së në Gjakovë. Bëhet e ditur se përveç shtëpisë, policia serbe ka bastisur edhe lokalin e tij dhe konfiskoi materialet e punës, aparatin e faxit dhe notesin e telefonit. Bëhet e ditur se gazetari Musa Kurhasku nga policia serbe është thirrur edhe më herët, për të ndërmjetësuar për një person në Rahovec, për të cilin theksohet se është zënë rob nga pjesëtarët e UÇK-së. Njoftohet se z. Kurhasku policisë serbe i është përgjigjur se ato çështje janë në kompetencë të Kryqit të Kuq. |
|
| [Komenti juaj] [Kosova Home Page] [Përmbajtja] |