QIK - KIC Qendra për Informim e Kosovës
Kosova Information Center
 
Prishtinë, 23 gusht 1998, 10:30 CET
Informatori ditor nr. 2159-A
Përmbajtja
 
  Sulme masive të forcave serbe në Suharekë


Prishtinë, 23 gusht (QIK)

Sot në orën 5:30, forcat serbe kanë urdhëruar familjet e lagjes Bajraktari në Suharekë që të largohen nga shtëpitë e veta, ndërsa pak vonë, forca të mëdha serbe janë vendosur me tankse afër kësaj lagjeje dhe kanë filluar granaitmin e fshatrave Peçan, Reshan, Studeçan e Samadraxhë dhe nga ana e Biraçit, fshatin Sllapuzhan.

Banorët e këtyre fshatrave janë larguar në panik nga shtëpitë e veta, pasi sulmi ishte i rrufeshëm.

Në orën 7:30, një burim i LDK-së në Suharekë tha se sulmi po vazhdonte ende.

  [Komenti juaj] [Kosova Home Page] [Përmbajtja]
  Sulme masive, me epiqendër në Jezerc të Ferizajit


Prishtinë, 23 gusht (QIK)

Nga ora pesë e mëngjesit, forcat serbe kanë filluar një sulm masiv kundër fshatrave të komunës se Ferizajit, Shtimjes e Lipjanit. PO granatohen fshatrat Jezerc, Budakovë, Petershticë, Krojmir dhen Lipovicë. Një burim i LDK-së në Shtimje i tha QIK-ut se forcat serbe po përdorin sot armatime të rënda. Ky është sulmi më i rëndë deri më tash.

Rreth orës 7:00 forca të mëdha të policisë shkuan në drejtim të Shtimjes, ndërsa ka lëvizje të mëdha të forcave serbe prej Shtimjes kah Zborci në drejtim të Lipovicës, e cila duket se është në epiqendër të sulmeve.

Deri në hyrje të Shtimjes sot kanë shkuar gazetarë të huaj dhe duket anëtarë të misionit vëzhgues. RReth orës, 10:00, ëvzhguesit gjenfeshin ende në periferi të Shtimjes, ndërsa sulmet e forcave serbe dukeshin më intensitet më të vogël.

Edhe nga Ferizaji njoftohet për sulmet e sotme në fshatin Jezerc.

Shpërthimet e granatave që po bien në fshat dëgjohen edhe në Ferizaj. Prej fillimit të sulmeve serbe, detonimet e sotme janë më të fuqishmet, thonë dëshmitarët.

  [Komenti juaj] [Kosova Home Page] [Përmbajtja]
  Sulm në disa lagje të Komoranit


Prishtinë, 23 gusht (QIK)

Forcat ushtarake e policore serbe, që u vendosën para katër ditësh në lagjen Vukovc të Komoranit, kanë filluar sot në orën 7:00 granatimin e disa lagjeve të këtij fshati të Gllogocit. Burimet e LDK-së thanë se po granatohen Kishnareka, Nekofci, Stankofci e Fushtica.

Fshatarët e Stankofit që janë strehuar në male thanë se lagjes së tyre ia kishin mësyrë tankset dhe këmbësoria.

Nga lagjet e sulmuara del tym e flakë.

  [Komenti juaj] [Kosova Home Page] [Përmbajtja]
  Për mungesë mjekimi, vdiq një refugjate


Prishtinë, 23 gusht (QIK)

Hajrije Ramë Gashi, nga fshati Plloçicë, vdiq në lokalet e shkollës fillore të Obrisë së Epërme për shkak të mungesës së mjekimit adekuat.

Për këtë rast është kërkuar disa herë ndihmë, mirëpo ndihma mungoi.

  [Komenti juaj] [Kosova Home Page] [Përmbajtja]