|
Qendra për Informim e Kosovës
Kosova Information Center |
| Prishtinë, 26 gusht 1998, 12:30 CET |
| Informatori ditor nr. 2162 A |
| Përmbajtja |
|
Po digjen shtëpitë në Banjë - granatime në Javor e Kleçkë
Prishtinë, 26 gusht (QIK) Më shumë se gjysma e fshatit Banjë të Malishevës po digjet flakë. Burime të LDK-së nga Ngucati i Malishevës bëjnë me dije se sot në këtë fshat ka hyrë këmbësoria serbe dhe ua ka vënë flakën shtëpive. Po këto burime bëjnë me dije se forcat serbe kanë vazhduar edhe sot granatimin e fshatrave Javor e Kleçkë. Sulmi mbi këto fshatra ka filluar sot pas grupimit të forcave serbe, të cilët erdhën nga pozicionet tjera. |
|
| [Komenti juaj] [Kosova Home Page] [Përmbajtja] | |
|
Suharekë: Njoftohet edhe për një të vrarë
Prishtinë, 26 gusht (QIK) Safet Ilaz Kicaj (21) nga Grejkoci i Suharekës është vrarë gjatë granatimeve të forcave serbe më 24 gusht, njofton KI i Degës ë LDK-së në Suharekë. |
|
| [Komenti juaj] [Kosova Home Page] [Përmbajtja] | |
|
Suharekë: Dhjetëra mijëra banorë nën qiellin e hapur
Prishtinë, 26 gusht (QIK) Dhjetëra mijëra banorë të fshatrave të komunës së Suharekës e Malishevës janë nën qiellin e hapur, në luginën mes Breshancit dhe Maralisë. Burime të LDK-së në Suharekë njoftojnë se në këtë pjesë janë të vendosur banorët e shumë fshatrave, të cilat i lëshuan shtëpitë e tyre pas ofensivës së fundit të forcave serbe, dhe atë kryesisht nga Reshtani, Dobërdolani, Samadrexha, Sllapuzhani, Peçani, Semetishti, Timiçina, Ngucati, Lladroviqi, Seniku, Luzhnica, Javori, Bellanica, Banja etj. |
|
| [Komenti juaj] [Kosova Home Page] [Përmbajtja] |