|
Qendra për Informim e Kosovës
Kosova Information Center |
| Prishtinë, 20 shkurt 1999 10:00 CET |
| Informatori ditor nr. 2337 A |
| Përmbajtja |
|
Robin Kuk u takua me një pjesë të delegacionit të Kosovës
Rambuje, 20 shkurt (Shefki Ukaj, Muhamet Hamiti) - Një pjesë e delegacionit të Kosovës në Konferencën e Rambujesë u takua të premten mbrëma me sekretarin britanik, Robin Kuk, mëson Qendra për Informim e Kosovës (QIK). Zoti Kuk qëndroi në kështjellën e moçme franceze, ku janë ngujuar për biseda delegacionet e Kosovës dhe të "RFJ"-së, në përpjekje që t'u japë një shtytje këtyre bisedave. Sekretarja e Shtetit, Medlin Ollbrajt, pritet që ta bëjë presionin përfundimtar mbi palët negociatore në takimin që ajo do të ketë me to në Rambuje sot paradite. Gjatë natës së të premtes është punuar në aspekte të versionit të fundit të Grupit të Konaktit për zgjidhjen e përkohshme për Kosovën. Duket se do të ketë një përpunim të tij, por nuk është e qartë në çfarë shkalle. |
|
| [Komenti juaj] [Kosova Home Page] [Përmbajtja] | |
|
Forcat serbe granatuan tri orë rresht disa fshatra të komunës së Podujevës
Prishtinë, 20 shkurt (QIK) - Forcat serbe kanë ndërmarrë herët në mëngjes një sulm të fuqishëm kundër disa fshatrave të Llapit, që shtrihen përgjatë anës perëndimore të rrugës Prishtinë-Podujevë. Burime nga Podujeva thanë se granatimet e fuqishme nisën disa minuta para orës 6 dhe vazhduan për rreth tri orë. Granatimet më tëv fuqishme ishin drejt fshatrave Llapashticë e Katunishtë, që shtrohen jo larg Podujevës, ku dëgjoheshin detonimet e fuqishme dhe dridheshin shtëpitë. Përveç nga pozicionet te Tabet e Llapashticës dhe në Peran, forcat serbe granatuan edhe nga aeroporti sportiv i Dumoshit, ku tash muaj të tërë po qëndrojnë forca të mëdha ushtarake serbe me teknikë të rëndë luftarare. Deri tash nuk ka njoftime për pasojat e sulmit mbi fshatrat shqiptare, ndërkohë që në Podujevë, edhe pse është ditë tregu, ka fare pak njerëz. |
|
| [Komenti juaj] [Kosova Home Page] [Përmbajtja] |