|
Qendra për Informim e Kosovës
Kosova Information Center |
|
Forcat serbe po i granatojnë fshatrat Dolak, Shtitaricë, Okrashticë e Pantinë të Vushtrrisë
Prishtinë, 22 shkurt (QIK) - Sot që nga ora 9:00 e mëngjesit, forca të mëdha të ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve filluan t'i granatojnë fshatrat Dolak, Shtitaricë, Okrashticë e Pantinë të Vushtrrisë, njofton KI i Degës së LDK-së në Vushtrri. Gjendje shumë e tensionuar po mbretëron edhe në fshatrat Bukosh e Novolan, ku janë përqendruar forca të mëdha serbe me një arsenal të madh luftarak. I njëjti burim konfirmon se popullata shqiptare e këtyre fshatrave ka filluar të zhvendoset me të madhe dhe ajo ka mësyer qytezën e Vushtrrisë, por forca të mëdha të policisë serbe kanë bllokuar rrugën te Ura e gurit në hyrje të Vushtrrisë. Policia serbe nuk po e lejon popullatën shqiptare që të hyjë në qytezë dhe vazhdimisht po keqtrajton brutalisht qytetarë shqiptarë moshash të ndryshme. Ende nuk ka njoftime për viktima në njerëz, por njoftohet se nga pasojat e artilerisë serbe dëmet materiale janë të mëdha. Po ashtu sot rreth orës 10:00, forcat e policisë serbe përveç keqtrajtimeve të mëdha të popullatës civile shqiptare kanë arrestuar edhe disa shqiptarë si Jahush e Lulzim Pllanën dhe Shefki e Adnan Mehollin nga fshati Shtitaricë, por edhe civilë të tjerë shqiptarë, emrat e të cilëve nuk janë konfirmuar ende. |
|
| [Komenti juaj] [Kosova Home Page] [Përmbajtja] | |
|
Podujevë: Forcat serbe po granatojnë Llapashticën e Buricën
Prishtinë, 22 shkurt (QIK) - Forcat serbe kanë filluar sot një sulm kundër disa fshatrave të Llapit. KI i Degës së LDK-së në Podujevë njofton se në orën 11.30 forcat serbe të vendosura te Tabet e Llapashticës filluan të granatojnë Llapashticën. Granatimet zgjatën deri në orën 12, kur u ndërprenë, por filluan sërish rreth orës 12.30 dhe po vazhdojnë ende. Njoftohet gjithashtu se forcat serbe po granatojnë edhe fsdhatin Buricë. Deri tash nuk ka njoftime për pasojat e këtyre sulmeve. I njëjti burim ka bërë të ditur se sot në orën 9 nga aeroporti i Dumoshit dolën 4 tanke dhe shkuan te Tabet, ndërsa pas orës 12 ato u kthyen sërish për Dumosh. |
|
| [Komenti juaj] [Kosova Home Page] [Përmbajtja] | |
|
Hani i Elezit: Gafurr e Driton Loku u vranë në derën e shtëpisë së tyre
Prishtinë, 22 shkurt (QIK) - Burime të LDK-së në Han të Ëlezit theksojnë se babë e bir, Gafurr e Driton Loku (jo Lahu siç ka dalë në njoftimin e parë) janë vrarë para derës së shtëpisë së tyre. Po këto burime, duke cituar dëshmitarë, kanë bërë të ditur se në ta është shtirë nga dy vetura që ishin pa targa. |
|
| [Komenti juaj] [Kosova Home Page] [Përmbajtja] | |
|
Lëvizje dhe stacionime të forcave ushtarake serbe në komunën e Kaçanikut
Prishtinë, 22 shkurt (QIK) - Mbrëmë që nga ora 9:00, por edhe gjatë orëve të vona të natës, vazhdimisht ka patur lëvizje të mëdha të forcave të ushtrisë serbe në komunën e Kaçanikut, njofton KI i Degës së LDK-së në Kaçanik. Po ashtu edhe sot që në orët e hershme të mëngjesit, ka patur lëvizje të mëdha të forcave serbe të cilat nga Hani i Elezit kanë arritur në Kaçanik. Po ashtu sot në vendin e quajtur "Kashani", janë stacionuar forca të mëdha serbe. Forcat serbe janë stacionuar edhe në vendin e quajtur "Qeshmja e Pajazitit", në afërsi të fshatit Glloboçicë. |
|
| [Komenti juaj] [Kosova Home Page] [Përmbajtja] | |
|
Podujevë: U rrahën dy verifikues të OSBE-së
Prishtinë, 22 shkurt (QIK) - Dy pjesëtarë të Misionit Verifikues të OSBE-së janë rrahur dje pasdite në afërsi të Merdarit, në kufirin Kosovë-Serbi. Burime nga Podujeva njoftojnë se dy verifikuesit lituanezë janë rrahur nga dy persona të maskuar që kanë zbritur nga autobusi dhe i kanë sulmuar. |
|
| [Komenti juaj] [Kosova Home Page] [Përmbajtja] | |
|
Dje forcat serbe bllokuan sërish qytetin e Rahovecit
Prishtinë, 22 shkurt (QIK) - Dje, forca të mëdha të policisë serbe janë përqëndruar në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Rahovecit, por ato janë përqendruar edhe brenda në qytet, njofton KI i Degës së LDK-së në Rahovec. Bëhet e ditur se forcat serbe janë të pajisura me autoblinda dhe armë të tjera të rënda, ndërkohë që ato janë vendosur edhe në drejtim të Malishevës, pastaj në vendin e quajtur "Te rrasat" dhe në disa vende të tjera. Një pjesë e popullatës shqiptare e cila kohë më parë qe rikthyer në Rahovec, sërish i ka braktisur vatrat e tyre nga frika e ndonjë masakri tjetër të forcave serbe. Bëhet e ditur se forcat serbe janë pozicionuar edhe në fshatra të komunës së Rahovecit si në Denjë, Kramovik e Çifllak. |
|
| [Komenti juaj] [Kosova Home Page] [Përmbajtja] | |
|
Defilime të forcave serbe në Gollak Prishtinë, 22 shkurt (QIK) - Dje rreth orës 15 në rrugën që çon nga Prishtina në drejtim të fshatrave të Gollakut defiloi një konvoj i forcave serbe, i përbërë nga 2 pizgauerë dhe 1 llandroverë. Dëshmitarë të rastit thanë se policët ndauan disa kalimtarë rasti dhe pastaj u kthyen sërish në drejtim të Prishtinës. |
|
| [Komenti juaj] [Kosova Home Page] [Përmbajtja] | |
|
Pejë: Në Loxhë nuk ka kushte për kthimin e të zhvendosurve
Prishtinë, 22 shkurt (QIK) - Pierre Wolgensinger, anëtar i Misionit Verifikues të OSBE-së, i shoqëruar nga Aver Husaj, kryetar i Kuvendit të Komunës së Pejës, vizitoi fshatin Loxhë të kësaj komune, njofton Shërbimi për Informim i KK të Pejës. Gjatë kësaj vizite u konstatua se në këtë fshat nuk ka ka kushte për kthimin e popullsisë së zhvendosur, për shkak se asnjë shtëpi e fshatit nuk ka mbetur pa u shkatërruar ose dëmtuar gjatë ofensivave të forcave serbe, gjatë verës. Shoqata Humanitare MED AIR po bën përpjekje për krijimin e kushteve elementare për kthimin e banorëve të zhvendosur nga ky fshat. Pas vizitës në Loxhë, kryetari i Kuvendit të Komunës së Pejës u takua me drejtorin e Qendrës Rajonale të Misionit Verifikues të OSBE-së në Pejë, Edward Szwagrzyk. Në takim u theksua nevoja për ndërmarrjen e masave për krijimin e sigurisë për kthimin e popullsisë së zhvendosur nga shtëpitë e veta. |
|
| [Komenti juaj] [Kosova Home Page] [Përmbajtja] |