Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Vizitė e pėrfaqėsuesve tė familjarėve qipriotė tė personave tė zhdukur nė Kosovė

Prishtinė, 12 nėntor 2013 - Kryesuesi i Komisionit Qeveritar pėr Persona tė Zhdukur, Prenkė Gjetja, ka pritur nė njė takim pune pėrfaqėsuesit e familjeve tė personave tė zhdukur, (familjeve turke dhe greke) nga Qipro, tė cilėt po qėndrojnė nė njė vizitė dyditore nė vendin tonė.
Nė takimin e parė tė organizuar dje, mė 11 nėntor , Kryesuesi i KQPZH-sė, i shoqėruar edhe nga anėtar tjerė tė Komisionit Qeveritar pėr Persona tė Zhdukur (KQPZH), si dhe nga Zėvendėspėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm, Robert Sorenson dhe Kryesuesja e Grupit Punues pėr Persona tė Zhdukur, Lina Milner, prezantoi para tė pranishmėve punėn dhe angazhimin e Komisionit Qeveritar pėr Persona tė Zhdukur nė ndriēimin e fatit tė tė gjithė personave tė zhdukur nė Kosovė, si pasojė e luftės sė viteve 1998 –‘99. Po ashtu gjatė takimit, u prezantua edhe puna e Delegacionit tė Prishtinės dhe nė pėrgjithėsi puna dhe angazhimi i Grupit Punues pėr Persona tė Zhdukur, si forum dialogues nė mes tė Kosovės dhe Serbisė, pėr ēėshtjen e personave tė zhdukur.
Pėr nder tė vizitės sė delegacionit qipriot nė vendin tonė, Kryesuesi i KQPZH-sė, organizojė njė drekė pune, ku tė pranishėm ishin pėrfaqėsuesit e tė gjitha institucioneve qė janė pjesė e agjendės zyrtare gjatė kėtyre dy-ditėve tė qėndrimit tė pėrfaqėsuesve tė familjeve qipriotė nė vendin tonė
Po ashtu, dje delegacioni qipriot, u prit nė njė takim pune edhe nga Komisioni Parlamentar pėr tė Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona tė Pagjetur dhe Peticione, ku para ta pranishmėve Kryetarja e Komisionit, Suzan Novobdėrdali, dhe anėtarėt tjerė tė Komisionit, folėn pėr mandatin dhe pėrbėrjen e kėtij komisioni parlamentar, si dhe pėr angazhimin e Komisionit nė trajtimin me prioritet tė ēėshtjes sė personave tė zhdukur. Ndėr tė tjera, u theksua roli i Komisionit Parlamentar pėr tė Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona tė Pagjetur dhe Peticione, nė krijimin e njė baze tė mirėfilltė ligjore, e cila do tė garantonte nė pėrgjithėsi tė drejtat e familjarėve tė personave tė zhdukur, me theks tė veēantė tė drejtėn pėr tė ditur pėr fatin dhe vendndodhjen e me tė dashurve tė tyre.
Pritje e veēantė familjarėve tė personave tė zhdukur, iu organizua edhe nė Departamentin e Mjekėsisė Ligjore, nga Drejtori i DML-sė, Arsim Gėrxhaliu, i shoqėruar edhe nga anėtarė tjerė tė Komisionit Qeveritar pėr Persona tė Zhdukur dhe nga ekspertėt e EULEX-it nė kuadėr tė DML-sė. Gjatė kėtij takimi, Drejtori i DML-sė, Arsim Gėrxhaliu dhe ekspertja e EULEXI-t pėr mjekėsi ligjore, Tarja Formisto, i njoftuan tė pranishmit mbi sfidat nė Departamentin e Mjekėsisė Ligjore, si dhe rreth punės profesionale tė ekspertėve vendor dhe tė EULEX-it, nė pėrpjekje e tyre tė pėrbashkėt pėr ndriēimin e fatit tė tė gjithė personave tė zhdukur, gjatė luftės nė Kosovė. Po ashtu, tė pranishmit u njoftuan mbi rezultatet e arritura pas pėrfundimit tė njė procesi tė rėndėsishėm nė trajtimin profesional tė mbetjeve mortore tė paidentifikuara, i njohur si ‘procesi i inventarizimit’.
Ndėrsa, sot nė ditėn e dytė tė vizitės sė tyre nė Kosovė, sipas agjendės sė pėrgatitur paraprakisht edhe me kėrkesė tė familjeve, pas takimit qė do tė mbahet nė mėngjes nė Komitetit Ndėrkombėtar tė Kryqit tė Kuq, do tė vizitohet njė lokacion nė tė cilin ėshtė gėrmuar nė kėrkim tė mbetjeve mortore, nė kėtė rast, rreth orės 11:00, do tė vizitohet fshati Zhilivodė – Komuna e Vushtrrisė.
Pas vizitės nė Zhilivodė, familjet e personave tė zhdukur, do tė bėjnė homazhe tek Varrezat e Dėshmorėve, nė Prekaz, pėr tė vazhduar pastaj pėr nė Mitrovicė pėr tė marrė pjesė nė takimin e organizuar nga Shoqatat e Familjeve Shqiptare tė Personave tė Zhdukur. Takimi fillon rreth orės 13:00, nė Kuvendin Komunal tė Mitrovicės.





Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2014 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks