Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Pėrurohet Qendra e re Kombėtare e Transfuzionit tė Gjakut

Prishtinė, 12 shkurt 2014 - Ministri i Shėndetėsisė Ferid Agani me bashkėpunėtorė dhe Drejtori i Qendrės Kombėtare tė Transfuzionit tė Gjakut tė Kosovės (QKKTGJ), dr. Hysen Sadriu, me pjesėmarrjen e drejtuesve tė QKUK-sė, tė punonjėsve shėndetėsor dhe mysafirėve tė shumtė, pėruruan sot objektin e ri tė kėsaj qendre.
Ky objekt i ri, investim ky i Ministrisė sė Shėndetėsisė, ėshtė realizuar sipas parametrave bashkėkohorė tė mjekėsisė transfuzive, posedon njė hapėsirė tė mjaftueshme duke mundėsuar kushte shumė tė mira pėr ngritjen e cilėsisė sė shėrbimeve shėndetėsore nė vend nga kjo fushė.
Ministri Agani pėrgėzoi personelin e QKKTGJ me rastin e inaugurimit tė kėsaj qendre dhe tha se me kėtė rast, po shėnohet njė e arritur nė shėndetėsinė kosovare nė prag tė 6 vjetorit tė pavarėsisė sė vendit.
“Qendra e re Kombėtare e Transfuzionit tė Gjakut paraqet njė hap konkret nė pėrmirėsimin e kushteve tė punės dhe ngritjen e cilėsisė sė shėrbimeve shėndetėsore”, theksoi Ministri Agani, duke shtuar se pėrzgjedhja pėr akreditim i kėsaj qendre nga Parlamenti Evropian paraqet njė hap tė rėndėsishėm nė fuqizimin e shėrbimeve nga mjekėsia transfuzive dhe shėndetėsinė kosovare nė pėrgjithėsi.
Drejtori i QKKTGJ, dr. Hysen Sadriu tha se nga sot kjo qendėr do tė ketė nė dispozicion njė infrastrukturė bashkėkohore, me ndihmėn e Ministrisė dhe se kjo do tė ndikojė edhe ne ngritjen e cilėsisė sė shėrbimeve shėndetėsore tė Mjekėsisė Transfuzive.
“Sukseset nuk kanė munguar, ndėrsa tash e tutje me pėrkrahjen e MSh-sė dhe tė dhuruesve vullnetar tė gjakut qė pėr ne janė heronj tė paqes, shėrbimet qė do t’i ofrojė Qendra Kombėtare e Transfuzionit tė Gjakut do tė jenė edhe mė cilėsore”, theksoi Sadriu.
Qendra e re Kombėtare e Transfuzionit tė Gjakut ėshtė me lokacion tė ri afėr Klinikės sė Pediatrisė nė QKUK dhe nė ngritjen e saj, MSH ka investuar rreth pesėqind mijė euro.

Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2014 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks