Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Tetov: Vazhdon protesta kundėr Teuta Arifit

Tetovė, 14 shkurt 2014 - Punonjėsit e administratės sė Komunės sė Tetovės kanė vazhduar edhe sot protestėn e nisur dje kundėr uljes sė rrogave me 30% qė u bė nga kryetarja e komunės Teuta Arifi.

Protestuesit me kėtė rast kanė bllokuar hyrjen e ndėrtesės sė Komunės. Punonjėsit e komunės thonė se do tė vazhdojnė tė qėndrojnė nė protestė, derisa tė korigjohet vendimi nga kryetarja e komunės, e cila i ka shkurtuar rrogat rreth 100 euro, me anė tė aplikimit tė masave tė reja.

“Mendojmė se kjo e drejtė na takon pėr arsye se kėtė sferė e mbulojnė tre Ligje: Ligji pėr paga, Ligji pėr Nėpunės shtetėrorė dhe Ligji pėr marrėdhėnie pune.

Nė kėto Ligje, ėshtė theksuar se e drejta e kompensimit tė shpenzimeve dhe ushqimin janė pjesė e pandashme e rrogės bazė dhe qė lidhen me marrėdhėnien e punės”, ka deklaruar Adnan Neziri, njė nga punonjėsit qė po protestojnė.

Punonjėsit e Komunės sė Tetovės tė cilėt aktualisht po protestojnė, kanė paralajmėruar se epilogun e kėtij vendimi do ta kėrkojnė edhe nė gjyqėsinė e vendit.

Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2014 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks