Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Veteranėt e luftės, ultimatum Kuvendit pėr ligjin

Prishtinė, 26 shkurt 2014 - Nėse deri mė 10 mars Kuvendi i Kosovės nuk do tė arrijė tė kalojė ligjin pėr veteranėt e UĒK-sė, kėta tė fundit kėrcėnojnė me protesta, demonstrata e greva.
Tė lodhur nga pritja pėr njė ligj qė do t’i rregullonte tė drejtat e tyre, ata duan mė mirė njė ligj tė keq, sesa tė mos e kenė fare.
Kryetari i Organizatės sė Veteranėve tė UĒK-sė Muharrem Xhemajli ka bėrė thirrje qė projektligji tė kalojė me procedura tė pėrshpejtuara e jo tė presė qė ai tė kalojė me muaj nėpėr komisione. Thotė se pas datės 10 shkurt nuk do tė presin mė sepse kanė pritur qė 15 vite njė ligj qė nuk ėshtė bėrė nga mungesa e vullnetit politik.
Ndėrkohė Xhevdet Qeriqi kryetar i Kėshillit pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Luftėtarėve tė UĒK-sė ka thėnė se kanė pritur qė Kryesia tė vendoste qė kėtė javė tė diskutohej ky projektligj nė Kuvend meqė pėr kėtė kanė deponuar edhe njė kėrkesė me mbi 1 mijė nėnshkrime nė adresė tė kryetarit tė Kuvendit.
Ministri Ēeku thotė se Qeveria e ka pėrfunduar obligimin e vet dhe tash topi ėshtė te Kuvendi. Ai thotė se procedurat do tė marrin kohė, por thotė se e rėndėsishme ėshtė qė ligji ėshtė afėr miratimit.


Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2014 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks