Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com

Bjerrakoha e Holkerit në bisedat me Çoviqin

Prishtinë, 16 janar - Vajtje ardhjet e kryeadministratorëve të Kosovës në Beograd ngjajnë me proverbin "shko e eja si Adem Peja". Edhe vizita e djeshme e Hari Holkerit në Beograd me plot gojën mund të cilsohet si bjerrakohë, sidomos tani që, pas zgjedhjeve pralamentare në Serbi, situata politike në Beograd është kaotike. Nuk funksion parlamenti, Serbia është pa president, ndërkohë që qeveria aktuale ekziston vetëm formalisht dhe nuk kryen kurrfarë funksioni. Atëherë shtrohet pyetja pse shkoi Holkeri në Beograd? Nuk besojmë se Holkeri ka pasur ndonjë dëshirë turistike.
Takimi me Çoviqin dhe bisedat me të për të bindur serbët e Kosovës të kyçen në proceset politike është humbje kohe. Çoviq, një politikan i dalë nga kapota e Millosheviqit, aktualisht është politikan i dështuar në skenën politike serbe, i cili me partinë e tij minore pësoi humbje katastrofike në zgjedhjet e fundit në Serbi dhe më askush në Beograd nuk e merr seriozisht se çfarë flet dhe çfarë bën Çoviqi. Por, duke qenë në krye të ashtuquajturës Qendër koordinuese për Kosovën, Çoviq me retorikën e tij boshe e bajate ende dirigjon dhe manipulon me serbët e Kosovës, të cilët janë peng i politikës së atjeshme destruktive.
Holkeri si diplomat i rryer duhet të ketë ditur se derisa nuk konstituohen institucionet e reja në Beograd, nuk ka me kë të bisedojë. Ka kohë që në Beograd nuk ka shkelë këmbë e ndonjë diplomati të huaj nga fakti se situata e atjeshme politike është konfuze me tendencë të destabilizimit. Një ditë më parë a nuk tha vetë Holkeri se "treni nuk do të presë për askënd"?
Iliria Agentur
Iliria Agentur
Iliria Agentur
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2008 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks