|
|
Holger Pedersen: Gjuha shqipe
Kërkimi juaj të shkruanj gjësendi për "Yll'e Mëngjezit", më ardhi si një enigmë. Sepse ndjeva krejt i pa zoti të them gjësendi që munt të interesonjë këndonjësit tuaj. Këndonjësit tuaj, pa dyshim, kërkojnë lajme politike, edhe unë në fushën politike munt të them se jam i pa ditur. Ndjenem i zoti në fushën e shkencës gjuhëravet Indo-Evropiane. Po me gjithë që pemët të kësaj
shkënce janë të interesantçime, prapë hollësirat në fushën e gjuhësisë, nuku janë një lëndë e goditur për një të përkohëshme, e cila nuku botohet për redhin e gjërë të popullit. Kështu që më duket se më e urta gjë që munt të bënj është të hesht, edhe t'u le fjalën njerësvet që kanë dije politike më të madhe.
Po më tjatër anë unë kam ushqyerë gjithënjë dëshirat më të sinqerta për fatin e kombit tuaj, veçanërisht në vitet e kësaj lufte, edhe rreziket të cilat kanosin racën tuaj janë kaqe të mëdha, sa nuku më pëlqen të hesht, ndë qoftë se fjala ime munt të i sjellë edhe më të voglën dobi çështjes Shqipëtare. Edhe këjo më dukët se nuku është krejt e pa mundurë. Sepse megjithë shërbimet e mëdha që i ka bërë kombi juaj qytetërimit, dyke luftuar
kundra Tyrqvet, dien mirë prej të gjithëvet, prapë shumë nga njerëzit e qytetëruar në Evropë edhe ndofta edhe në Amerikë, duket se nuku përtojnë të sakrifikojnë interesat Shqipëtare për dobi të Sllavëvet dhe të Grekërvet.
Çpjegimi i kësaj ngjarje të çuditëshme lipset më duket të kërkohet në mungimin e idhevet të drejta që kanë për gjuhën e Shqipëtarëvet. Përandaj nuku do të jetë e kotë të përsëriturit të disa faktevet elementare që përkasin këtë gjuhë. Këto fakte dien mirë, edhe janë thënë shumë herë. Po edhe gjërat e ditura munt të marrin një dukje të re kur thuhen prej njerës të rinj. Faktet gjuhësie për të cilat unë benj fjalë, munt për veshet e
shumëve të kenë një rëndësi të veçantë kur thuen prej një linguisti të huaj paanësia e të cilit është jashtë ç'do dyshimi, një linguist i cili nuku ka as një paramendim kundrë gjuhëvet dhe kombësivet fqinjë, po ka gjith atë interes në gjuhën e Sllavëvet si edhe të Grekërvet si edhe në gjuhën Shqipe.
Pik së pari lermëni të thom se gjuha shqipe është një gjuhë me një tip të veçantë, afërimi që ka me gjuhën të Sllavëvet ose të Grekërvet është gjithë aqe i larkmë sa aferimi qe ka me gjuhën e Danezëvet ose të Persianëvet.
Gjuha shqipe është, pra, e vetëma veglë për të ndrituarit edhe për të përhapur përparimin morall, e cila munt të xbatohet udobisht në Shqipëri. Të përdorurit me forcë të shkollavet edhe të kishavet më gjuhë të huaj midis kombit Shqipëtar ose midis një pjesë prej ti është barabar me vrasjen e shpirtit të kësaj race fisnike edhe plot dhurëti.
As një nga kundrështimet kundrë gjuhës Shqipe nuku munt të qëndronjë më kënbë. Shumë herë është thënë se nuku ka njësi gjuhësie në Shqipëri, se dialektet e veriut ndryshojnë krejt nga dialektet e jugës, kështu që marëveshja midis këtyreve dy pjesë të Shqipërisë është e pa mundur. Po këjo është një dekllaratë krejt e remë. Ndryshimi midis të dy dialektevet të gjuhës Shqipe është shumë më i vogël se sa ndryshimet dialektale që janë
midis shumë gjuhërave të tjera; nga pikëpamja praktike ndryshimi midis dialektevet gjuhës Shqipe nuku ka as një rëndësi. Një i huaj, i cili ka mësuar një nga këto dialekte nuku gjen as një mundim serios për të kuptëtuar tjatrin dialekt. Pengimet që munt të dalin në disa raste u detyrohen mungimit rugëvet; këto pengime nukë kanë ndryshim rënjë në një gjuhë. Pa dyshim Shqipëtarët lipset hë për hë të përdorin të dy dialektet si gjuhë të
shkruarë; po këjo nuku është një ndalim i math, veçanërisht ndë qoftë se përkujdesen të familiarizojnë brezin e ri me të dy dialektet, ddyke pranuar libra këndimi në shkollë në të dy dialektet. Thuhet prapë se gjuha Shqipe nuku ka orthografi të vendosur. Këjo ishte e vërtetë 10 vjet më parë; po që
në Kongres të Manastirit 1908, këjo dekllaratë është një anakronizmë: orthografia e gjuhës Shqipe është gjith aqe mirë vendosur sa edhe ç'do tjatër orthografi.
Ndofta do të kërkohet të shtonj ca shënime përmi thëniet se gjuha Shqipe ka një karakter të përzjerë. Më vjen keq të thom se linguisti Gjerman Gustav Meyer ka bërë shumë për të përhapur mendime të rema në këtë fushë. Ndë parathënien të dikcionarit etimollogjik të tij të vyer të gjuhës shqipe (1891) dha ca statistika përmi fjalorin thë gjuhës sshqipe, të cilat kanë
aratisur shumë vehta që i kanë marë si udhëheqës. Fjalori i gjuhës shqipe, thotë Gustav Meyer, pushton 5140 famili fjalësh; nga të cilat, 1420 kishin mburim Roman, 540 mburim Sllav, 1180 mburim Tyrk; 840 mburim Grek; vetëm 400 munt të tregoheshin se janë me të vërtet pasësit të fjalëve të vjetra Indo-Europeane, kurse 730 ishin nga pikëpamja etimollogjike, të erëta. Këto
statistika janë përsëritur shumë denduredhe dien prej shumë vetash, të cilët nuku dinë asgjë tjatër përmi gjuhën shqipe, edhe përandaj janë të pa zotë të shtojnë shënimet e duhura. Këta njerës nuku munt të kupëtojnë faktin me rëndësi se numuri i fjalëvet Italisht huarë prej Shqipëtarëvet Italisë, ose
fjalëvet Greke, huarë prej Shqipëtarëvet Greqisë, nuku kanë të bëjnë as pak me fjalorin të gjuhës shqipe; me gjithë këto Gustav Meyer i ka futur në statistikat e tij. Më shumë këto statistika nuku na thonë as gjë përmi vleftën të fjalëvet të huara. Është e vërtetë se një shumicë e madhe nga fjalët e përditëshme të gjuhës shqipe kanë mburim Roman; një numur edhe më i vogël kanë mburim Grek; po elementi Tyrk nuk është kaqe i vyershme sa na e tregon numuri që jep Gustav Meyer-i. Më të shumat e fjalëvet Tyrqisht nuku kanë zënë rënjë në gjuhën shqipe edhe shumë lehtë munt t'i nxjerim.
Veçanërisht të përsëriturit e numurit fjalëvet që mburojnë nga gjuha e vjetër shqipe prej Gustav Meyer-it ka qënë një tjatër shkak aratimi; sepse numuri i fjalëvet të vërteta është ritur pa reshtur. Fjalë të cilat Meyer-i i numuronte si të huaja, fjalë të cilat ishin të erëta për të, fjalë të cilat ay nuku i ëndëronte, koha i provoj të jenë pjesë të pandara të gjuhës shqipe. Si një pasqyre të ritjes dijes tonë, munt të zëmë në gojë Dr. Norber
Jokl, një nga më të rinjtë Albanologë, i cili një një nga shkrimet e tija të shuma (Studien zur albanesischen Etymologie, Vienna 1911) ka proponuar më shumë se një qint etimollogji Indo-Europeane prej fjalëve shqipe.
Një përsëri pamje e statistikavet Gustav Meyer-it përmi tërë fjalorin të gjuhës shqipe pa dyshim do të japë pepmë cilat do të jenë të përngjashme me ato të gjuhëvet të tjera Indo-Europeane.
As njeri, i cili është familiarizuar me gjuhën shqipe ashtu si flitet sot edhe ka një dijë shkencëtare të ndrëtimit saj nuku munt të pranonjë përshkrimin se është një gjuhë e përzjerë. Si të tëra gjuhërat e tjera, gjuha shqipe ka thithur një numur fjalësh nga lënda e huaj; por ka pasur një çvillim të veçantë të sajnë, edhe është tani një gjuhë e bukur edhe e fuqishme, e cila lipset të jetë mburje për folësit e saj edhe një veglë e shënjtë për ritjen mentore edhe arësimtare të kombit vjetër Shqipëtar.
(Marrë nga revista "Yll' i mëngjezit", vol. 2, nr. 8, 1917. Teksti origjinal anglisht: Prof. Holger Pedersen on the Albanian Language.)
|
|
|