|
|
Teksti i plotë i Rezolutës për ruajtjen e tërësisë territoriale të Kosovës
Kuvendi i Kosovës
Komisioni për çështje
gjyqësore, legjislative dhe të Kornizës Kushtetuese
Komisioni për bashkëpunim ndërkombëtar
Kuvendi
i Kosovës, si organi më i lartë përfaqësues e ligjvënës i vetëqeverisjes së përkohshme në Kosovë, i dalë nga vota e lirë e
popullit të Kosovës më 17 nëntor 2001:
I shqetësuar thellë me aktin e cenimit të tërësisë territoriale të Kosovës, si
rezultat i Marrëveshjes së 21 janarit 2001 midis përfaqësuesve të të ashtuquajturës RFJ dhe përfaqësuesve të ish-republikës
jugosllave të Maqedonisë për ndryshimin e kufirit të Kosovës;
Duke vërejtur ndërhyrjet e Serbisë me qëllim të
ndryshimit të kufijve të Kosovës në territorin e komunës së Gjilanit dhe në territorin e komunës së Dardanës;
I
brengosur për mosushtrimin e kompetencave të organeve të vetëqeverisjes së përkohshme të Kosovës në komunat veriore të
Kosovës dhe mosushtrimin e përgjegjësive të UNMIK-ut në këto pjesë të territorit të Kosovës dhe duke vërejtur ndërhyrjen e
vazhdueshme të Beogradit në punët e brendshme të Kosovës nëpërmjet krijimit të strukturave paralele dhe të enklavave të
minoriteteve edhe nëpërmjet të përdorimit të dhunës kundër institucioneve ndërkombëtare në Kosovë;
Dhe, duke
përkujtuar:
Mandatin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që me Rezolutën 1244 vuri Administrimin ndërkombëtar mbi
gjithë territorin e Kosovës si territor unik e të pandashëm, me qëllim të ngritjes dhe të zhvillimit të institucioneve të
vetëqeverisjes së përkohshme, si parakushte për zgjidhjen përfundimtare të statusit të saj politik;
Faktin se
ndërhyrja ushtarake në Kosovë e forcave ndërkombëtare, si dhe vendosja e Administrimit ndërkombëtar në Kosovë u bë në pajtim
me Kreun VII të Kartës së OKB-së për të rivendosur dhe ruajtur paqen dhe sigurinë në rajon;
Faktin se përmes Rezolutës
1244, Këshilli i Sigurimit të OKB-së ngarkoi praninë ndërkombëtare të sigurisë që të ushtrojë ndër të tjera funksionet që
lidhen me mbikëqyrjen e kufijve (par.9. pika g.);
Të dhënën se me nenet 1.1 dhe 1.2 të Dispozitave themelore të
Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë, “Kosova është një entitet nën administrimin e përkohshëm
ndërkombëtar, që me popullin e vet ka atributet unike historike, juridike, kulturore dhe gjyqësore” dhe se “Kosova është një
territor i pandashëm anembanë të të cilit ushtrojnë përgjegjësitë e tyre institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes”;
Duke theksuar faktin se Rregullorja 2000/45 për Vëqeverisjen e komunave të Kosovës në nenin 2, pika 2.5 shprehimisht
përcakton se “ndryshimi i kufijve të komunavee bëhet vetëm nga Pushteti Qendror dhe vetëm pas konsultimit paraprak me komunat
përkatëse”;
Duke njohur se tërësia territoriale e Kosovës si unike e pandashme dhe e patjetërsueshme, në asnjë fazë të
zhvillimit të saj juridik kushtetues e politik nuk ka mundur të cenohet e as të ndryshohet pa pëlqimin e popullit të saj dhe
të institucioneve që kanë vepruar në të, mbështetur në aktet më të larta të saja juridike – kushtetuese;
Dhe, duke
nënvizuar se marrëveshja e përmendur më parë dhe veprimet e ngjashme që kanë për qëllim cenimin e tërësisë territoriale të
Kosovës, pareqesin rrezik për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon;
Kuvendi i Kosovës, pas një debati të
gjerë, duke u mbështetur në nein 1, pika 1.2 dhe Kreun 9, pjesa 9.1.1. të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisjen e
Përkohshme të Kosovës, në mbledhjen e vet të mbajtur më 23.05.2002, miraton këtë:
R e z o l
u t ë
1. Kuvendi i Kosovës thekson se tërësia territoriale e Kosovës është një dhe e pandashme.
Kufijtë e Kosovës janë të padryshueshëm.
2. Kuvendi i Kosovës e konsideron të papranueshme çdo marrëveshje
jashtë vullnetit të popullit të Kosovës e të institucioneve të saj që cenon kufijtë e Kosovës.
3. Kuvendi i
Kosovës kërkon që PSSP, OKB, UNMIK-u dhe KFOR-i të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre për ruajtjen dhe mbrojtjen e tërësisë
territoriale të Kosovës.
4. Kuvendi i Kosovës kërkon nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm,
KFOR-i dhe Policia Ndërkombëtare që të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre edhe në pjesën veriore të Kosovës dhe të marrin masa të
menjëhershme për heqjen e pengesave dhe për qarkullimin e lirë të qytetarëve.
5. Kuvendi obligon institucionet
e Kosovës që të ushtrojnë pushtetin e tyre në gjithë Kosovën.
6. Kuvendi i Kosovës e deklaron të papranueshme
Marrëveshjen midis RFJ-së dhe IRJM-së të datës 21.01.2001 dhe nuk i pranon efektet e saj;
7. Kuvendi i Kosovës
nuk e pranon Marrëveshjen Hakerup – Çoviq të datës 05.121.2001, si dhe çdo marrëveshje tjetër pa pëlqimin e popullit të
Kosovës dhe institucioneve të saj;
8. Kuvendi i Kosovës i deklaron të paligjshme të gjitha strukturat dhe
mekanizmat paralele në komunat veriore të Kosovës dhe në pjesët tjera të territorit të saj dhe kërkon shpërbërjen e tyre të
menjëhershme;
9. Kuvendi i Kosovës kërkon nga PSSP dhe KFOR-i që bashkë me institucionet e Kosovës të marrin
masa të nevojshme për të krijuar sigurinë e përgjithshme në Kosovë dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve në territorin e saj;
10. Kuvendi i Kosovës do të bashkëpunojë me institucionet ndërkombëtare për ndërtimin e demokracisë në Kosovë,
duke promovuar dhe respektuar sundimin e ligjit dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të
komuniteteve.
|
|
|