Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com

Në Prishtinë u hap panairi ndërkombëtar "Prishtina 2005"

Prishtinë, 9 qershor - Në Prishtinë u hap panairi i pestë ndërkombëtar i mallrave dhe shërbimeve "Prishtina 2005", ku i ekspozojnë prodhimet e veta 110 kompani nga vendet e ndryshme. Panairin e hapi Kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi. Ai me këtë rast foli për politikat ekonomike të Qeverisë së Kosovës dhe ftoi investitorët vendës, si dhe të huaj të investojnë në Kosovë.
"Në Kosovë ka stabilitet politik dhe në të ardhmen do të ketë edhe stabilitet ekonomik, edhepse ened nuk është zgjidhur statusi final i Kosovës. Procesi në Kosovë është duke ecur në rrugë të sigurtë përpara kah krijimi i shtetit dhe unë ju inkurajoj që të investoni në Kosovë kapitalin tuaj", ka thënë Kryeministri Kosumi.
Ndërkaq, Zejnete Daci, nënkryetare e Odës Ekonomike të Kosovës tha se ky panair është më i madhi deri më tash në Prishtinë dhe se në këtë panair ekspozojnë prodhimet 110 kompani nga vendet e ndryshme. Ajo nënvizoi se ky panair është edhe një rast më shumë që vizitorë të njihen me të arriturat në ekonominë e Kosovës, të vndeve të rajonit por edhe më gjërë.
Panairi ndërkombëtar "Prishtina 2005 " do të jetë i hapur deri më datën 11 qershor.
Iliria Agentur
Iliria Agentur
Iliria Agentur
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2008 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks