|
|
Haga me prova të reja kundër Millosheviqit
Hagë, 21 korrik - Prokurorë në procesin gjyqësor ndaj ish- diktatorit jugosllav, Sllobodan Millosheviq kanë apeluar që çështja e tyre kundër tij të rihapet.
Prokurorët thonë se tashmë kanë dalë prova të reja mbi përgjegjësinë e Millosheviçit për vrasjen e myslimanëve në Srebrenicë në 1995.
Ata thanë se duan të prezantojnë dokumente dhe dëshmitarë të rinj, megjithëse ata vetë e përmbyllën çështjen e tyre kundër Millosheviqit në shkurt 2004.
|
|
|