Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com
Marketingu ne kosova.com

Beogradi synon "skandal diplomatik" dhe "pikë negative" për Ahtisarin"

Për sulmet e Beogradit ndaj Ahtisarit analistët serbë thonë se qeveria përkatësisht ekipi negociator serb në ditët e ardhshme do të provojë që nga kjo të krijojë një "skandal më të madh diplomatik dhe pastaj të orvatet që Ahtisarit t'i shkaktojë ndonjë pikë negative", tha për BBC-në Dushan Pavlloviq, profesor i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd. Pavlloviq për reagimin e ashpër dhe retorikën e sforcuar të Beogradit thotë se "ajo që po ndodh në këto negociata, nuk është ajo sesa pala serbe mund ta bindë dikë në diçka dhe sa ka të drejtë ajo - por sa në një anë tjetër mund të përfitojë diçka si zëvendësim për pavarësinë e Kosovës", vlerëson politikologu Pavlloviq.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2010 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks