Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com
Marketingu ne kosova.com

Berisha e Papulas marrëdhëniet midis dy vendeve i vlerësojnë si të shkëlqyera

Athinë/Tiranë, 13 shtator - Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, i cili ndodhet për një vizitë në Greqi, ka takuar sot Presidentin grek Karolos Papulias. Të bashkëbiseduesist kanë konstatuar se marrëdhëniet midis dy vendeve janë të shkëlqyera dhe se midis tyre nuk ekziston asnjë problem. Njëherit kanë theksuar rëndësinë e thellimit të këtij bashkëpunimi në të ardhmen. Presidenti grek ka siguruar Berishën se mbetet një mbështetës i miqësisë ndërmjet Greqisë si dhe i ka shprehur mbështetjen e Greqisë për integrimin e Shqipërisë në BE dhe të anëtarësimit të saj në NATO. Papulias ka siguruar se Greqia është e gatshme të ofrojë çdo ndihmë që këtë drejtim. Kryeministri Berisha është shprehur se Shqipëria është e vendosur të plotësojë të gjitha standartet që kërkohen për anëtarësim, duke vlerësuar mbështetjen e Greqisë si shumë të rëndësishme. Papulias po ashtu ka vlerësuar qëndrimet dhe standartet e adoptuara nga qeveria shqiptare në lidhje me minoritetin. Sipas tij, "brezi i ri i minoritetit grek dhe ai i emigrantëve shqiptarë në Greqi do të jenë ata që do ta çojnë më përpara dhe do ta bëjnë më dinamike zhvillimin e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve". Në këtë aspekt, Papulias thotë se shteti grek i kushton rëndësi përmirësimit të kushteve dhe integrimit të tyre në shoqërinë greke. Sipas një njoftimi të Zyrës së Kryeministrit ët Shqipërisë, Berisha ka theksuar se qeveria shqiptare është e vendosur të bëjë të gjitha përpjekjet për garantimin e të drejtave të minoritetit grek dhe minoriteteve të tjera. Ndër kaq duke vlerësuar klimën miqësore në Greqi për emigrantët shqiptarë, ai ka përshëndetur angazhimet e insirtucioneve greke për përmirësimin e kushteve të emigrantëve shqiptarë.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2010 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks