Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com

Urrejtje apo Drejtësi?

Shkruan: Otto von Habsburg


Para një kohe të shkurtër pran Tribunalit të OKB-së në Hagë ka filluar procesi kundër njërit prej personaliteteve udhëheqëse në Kosovë, Ramush Haradinaj.

Nëse deri më tani kemi pasur dyshime të mëdha ndaj kësaj organizate të veçantë të drejtësisë me qëndrimin e saj ndaj Kroacisë, ky dyshim fatkeqësisht nuk është dobësuar me veprimtarinë e Carla del Pontes. Zonja në fakt prapë ka sqaruar që është objektive. Ne vetëm mund të themi: Kush e beson atë do të duhej vërtet të jetë naiv.

Shkelja enorme e normave themelore të drejtësisë ka filluar dhe po vazhdon edhe më tej me rastin e Kroacisë. Nën një pretekst të dobët Kroacisë i është rrëmbyer e drejta e saj për të qenë Evropë dhe e njëjta gjë është edhe më po ndodhë megjithëse shumica e tyre që ende e kanë një ndjesi për drejtësinë janë veçse të vetëdijshëm që kemi të bëjmë me një shkelje të ligjit.

Është një fshehtësi publike që prokurorja e Hagës, Carla del Ponte, mban anën e Beogradit. Për krimet e bëra sheshazi nga serbët nuk mund të ndalohet plotësisht dënimi mirëpo bëhet çka është e mundur të i iket atij. Çka pohohet në Beograd, konsiderohet si e vërtetë. Kur prej anës tjetër sjellën dëshmitë, ndërmerren hapa që ato të mos merren parasysh apo anashkalohen. Është fakti tjetër tipik p.sh. kur gjatë hapjes së procesit kundër heroit të ri të Kosovës, Ramush Haradinaj, siç ka raportuar gazeta “Neue Zuercher Zeitung”, Carla del Ponte nuk heziton të na tregojë se ka njohuri kinse për punët e pista të shqiptarit guximtar, por e bën atë pa prezantuar fare fakte. Kush e njeh Ramush Haradinaj e din se: Ai nuk është një njeri i pandershëm. Kush e pohon të kundërtën gënjen ose flet nga urrejtja ndaj shqiptarëve apo nga dashuria e verbër ndaj disa serbëve.

Procesi i sapo filluar na dëshmon se prokurorja nuk është një person objektiv. Cilido që din sadopak rreth Kosovës, e din se Ramush Haradinaj gëzon një autoritet të lartë në mesin e popullit të vet dhe i njëjti respektohet shumë nga organizatat ndërkombëtare dhe nga OKB-ja.

Ne nuk duhet të harrojmë se Haradinaj ishte për disa muaj shef i UÇK-së, gjatës së cilës kohë ka bërë një punë aq të admiruar saqë edhe Kombet e Bashkuara e morën në mbrojtje pasi Carla del Ponte filloi fushatën kundër tij. Mjafton të bisedohet me njerëzit zyrtar dhe objektiv që punojnë apo jetojnë atje dhe të mësohet se sa respektohet Haradinaj nga secili. Është dashtë që OKB ta liroj të mbrohet në liri, nga aktakuza e Hagës, e cila buron dhe mbështetet tërësisht nga Beogradi. Ata kishin nevojë për të dhe ai ishte garant që Kosova do të udhëhiqej në mënyrë të rregullt dhe njerëzore. Ky hap ishte i domosdoshëm, gjë që e pranojnë sinqerisht zyrtarët e Kombeve të Bashkuara, në mënyrë që të sigurohet një qëndrim i dinjitetëshëm i popullatës pas gjithë atij terrori politik serb që kishin përjetuar.

Nëse një njeri është i përshtatshëm që të jetë aktiv në funksionet më të larta në Kosovë, atëherë padyshim ai njeri është Ramush Haradinaj. Është sinjifikative që secili njeri, që me të vërtet kishte punë me të, është i bindur në pafajësinë e tij. Ramush Haradinaj ndiqet para së gjithash, sepse me sukses e mbrojti atdheun e tij.

Do theksuar, se secila qendër ndërkombëtare, që është objektive, flet me keqardhje të thellë rreth politikës që ndjek Carla del Ponte. Këtu nuk kemi të bëjmë me juridiksion të qartë, aq sa edhe me rastin e Kroacisë. Këtu po provohet të bëhet politikë, por drejtësia nuk po mbizotëron.

Ne nuk duhet të harrojmë se Evropa ka nevojë për paqe dhe qetësi në pjesën juglindore, hapësirë kjo që përjetoi aq shumë konflikte. Dhe poashtu ka nevojë për persona që angazhohen rreth atij qëllimi. I tillë është Ramush Haradinaj, njëri nga ata dhe i cili, me jetën dhe mënyrën e jetës dhe sjelljeve të tij u dëshmua. Ai është një njeri jashtëzakonisht i civilizuar, i cili do të ishte më i përshtatshmi që ti shërbej çështjes së paqes. Por kur të rrëmbehen më të mirët nga njëra anë, nuk do të duhej çuditur nëse çështja e ndërtimit dhe sigurimit të paqes së qëndrueshme, punë kjo që do të duhej të bëhej nga po i njëjti Gjyq, të përfundoj me një dështim të dhimbshëm.

Procesi i Hagës nuk ka të bëjë me atë që Carla del Ponte tha gjatë fjalimit të saj në hapjen e procesit. Përkundrazi më shumë ka të bëjë që faktet në mënyrë objektive të shikohen dhe në bazë të tyre të punohet për paqen.

Ajo çka deri më tani ka treguar aktakuza, nuk do ti shërbej paqes.

Kështu që tani është duke ndodhur mu ajo, që dikur kishte ndodhur gjatë themelimit të Jugosllavisë, kur ishte ndërtuar një strukturë të cilës i mungonte fuqia e brendshme jetësore.


Botuar në “Vorarlberger Nachrichten”, me datën 31. Mars/1. Prill 2007

Iliria Agentur
Iliria Agentur
Iliria Agentur
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2008 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks