Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com

Një Macbath në Shqipëri

Shkruan: Eva Ström

Nën hijen e Shakespearit pushon romani i ndërtuar me një stil krejt të veçantë e mjeshtëror , “Prilli i thyer “ i Ismajl Kadares, shkruan Eva Ström. Rrëfehet për fuqinë dhe përmasat e gjakmarrjes mbi jetën e njeriut.

Skena zhvillohet në vendet malore shqiptare, pikërisht në fillimvitet e 1900-ta. Një burrë I ri, i quajtur Gjergji, e gjuan një burrë tjetër po ashtu të ri dhe ai vdes. Porsa plumbi shkrepet e kupton se në të njëjtën kohë e ka mbytur (vrarë) edhe veten. Këta dy të rinj ju përkasin dy familje të armiqësuara që 70 vite dhe nga kjo kohë mes tyre kanë ndodhur dyzetë e pesë viktima për motive hakmarrje e gjakmarrje. Nga ky kontekst dhe Gjergji , personazhi e din se ai do te jetë i dyzetegjashti.

Ngjarja është jashtëzakonisht dramatike, po aq e ngarkuar me nuanca të fuqishme, të stilizuar e arkaike; është kjo hyrja e romanit Prilli i thyer (suedisht ”Grymma april”) nga 1980, roman ky i cili sapo u botua ne suedisht. Jeta e banorëve të bjeshkëve udhëhiqet nga kanuni, një ligj tradicional shumë i vjetër. Gjergji i ka 30 ditë afat para se të i merret gjaku. Në të njëjtën kohë, një qift i ri i sapomartuar udhëtojnë për muaj të mjaltit në bjeshkë. Burri është shkrimtar dhe i fasionuar nga tradita arkaike që e karakterizon si të tmerrshme dhe madhështore. Dhe ai vëren ngjashmëri nga epi historike si ”Iliada”. Kanuni është larg nga e keqja dhe e mira. Ndërsa anën tjetër, gruaja e re ndjen vetëm kundërshtim me këtë. Me ca lëvizje stilistike te fuqishme e ngjyros Kadareja tregimin e tij, ku aty periudha të ndryshme dhe ligje mund të ekzistojnë faqe pas faqe. Në rrugë për të paguar taksen për gjakmarrje, Gjergji i takon qiftin e sapomartuar- simboli për kohen e re- dhe gruaja nuk mund ta harronte atë burrë të ri, të zbehur me një pëlhurë të zezë rreth dorës. Kadare ja del mban të krijoj një strategji tekstuale të thyer mes krimit dhe tensionit (ankthit) në narracionin e tij të gjallë, dhe të na bëje ta kuptojmë përmasat estetik të kanuni i një burrit. Gruaja shef me qartë. Është definimi i familjes për nder që e mban dhunën- një dhunë që askush nuk e donë, po që mbahet nga një vullnet kolektiv e jopersonal.

Kadare si 11 vjeçar e lexoj Macbethin e Shakespirit dhe u tërheq nga përmasa e artit të shtrigave dhe miteve, dhe ashtu më vonë nga tragjeditë greke-antike. Në diktaturën komuniste lavdërohej dielli, i cili gjithmonë rrezonte mbi fusha te arta dhe të gjëra. Që të shkruash për të shkreten, për mizoren dhe të akulltën, behet korrelacion kundër të gënjeshtrës që ushqente socrealizmit me aq lehtësi e zbukurim.

Nga ky aspekt, Kadare tregon se si njerëzit viktimizohen nga arsye historike dhe se formohen strukturalisht në këtë sens. Makinerisë vrastare nuk iu shtruan pyetje, bëhet edhe një parabolë mbi një diktaturë dhune te akullt. Gjergji ra viktimë e kanunit, por edhe dashuria mes të qiftit të sapomartuar u shua. Nuk e ka lejuar prekjen e ajrit të gojës së kanunit. Këtu e kupton ironinë mizore të historisë, dhe hijen nga Macbetthi i Shekespirit.

Ismail Kadare jeton në eksil që nga 1990, në Paris. Koha e tij në Shqipëri gjatë diktaturës hoxhiane ishte e balancuar. ”Prilli i thyer” është një roman mjeshtërore, me mundësi të hapjes që mund të shpartalloj një situatë e vdekur fatale, aty ku një shikim femëror dhe një frymë e butë mundësisht mund të shkrihej ngricën dhe akullin e një të keqeje. Fakti që kjo temë nuk e la autorin rehati, qetësi u tregua me botimin e romanit me ngjashmëri të titullit ”Lulet e ftohta të prillit”, që po ashtu trajton rikthimin e kanunit në shoqërinë postkomuniste, tash në një hutim, formë individuale. Ky romani i fundit është më i shpërndarë se më i pari.

Përkthimi i Dagmar Olsson ( nga frëngjishtja në suedisht) është i bukur dhe me përplot emocione të tendosur. Tek titulli frëng ”Avril brisé” dhe ai anglisht ”Broken april”, përshkruhet me një metaforik me të qartë jeta e pafat e Gjergjit sesa titulli ”Grymma april”.

Megjithatë kjo aspak nuk e pengon që romani të mos jetë mjeshtërore, që i zgjon kujtimet larg mbi fatin dhe historinë e Shqipërisë.

(Autorja e recensionit është shkrimtare suedeze, ndërsa ky recension është botuar në të përditshmen e njohur suedeze Sydsvenska)

Përkthehu nga suedishtja: Edita Kuci- Ukaj

Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2008 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks