Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com

Duke u kthyer në shtëpi

Shkruan: Frode Mauring

Çdo vit me 20 qershor bota e nderon kurajon dhe forcën e refugjatëve. Në këtë ditë vëmendja globale orientohet drejt nevojës për ndihmë të refugjatëve dhe të analizimit të arsyeve përse ata zgjedhin të ikin nga vendet e tyre.
Refugjatët shpesh shikohen si emigrantë që duan të kenë përfitime ekonomike, por në fakt realiteti është tërësisht ndryshe, ata largohen nga vendet e tyre me qëllim që të shpëtojnë nga persekutimet, lufta, burgosja, cunami, tërmetet shkatërruese dhe nga rreziqe të tjera që ua rrezikojnë jetën.
Afrika vazhdon të këtë numrin më të lartë të refugjatëve në botë ndërkaq që menjëherë pas saj ndodhet Azia po ashtu me një numër të lartë të refugjatëve. UNHCR ja globalisht është duke iu ofruar ndihmë gati 10 milionë refugjatëve dhe 13 milion personave të zhvendosur të brendshëm (IDP).
Në ditën botërore të refugjatëve, e cila shënohet çdo vit me 20 qershor në tërë botën, çdokush duhet të kujtojë se secili prej nesh mund të jetë refugjat që po tenton të ikë në një vend të huaj duke kërkuar një strehë të sigurt për veten dhe familjen e tij.
Refugjatëve u duhet ofruar një pritje e tillë, të cilën çdonjëri prej nesh do ta priste po të ishte në pozitën e refugjatit. Kjo duhet të shërbejë si një përkujtues i fuqishëm për të gjithë, përfshirë këtu edhe Kosovën banorët e së cilës e kanë shijuar gjendjen e të qenit refugjatë
Vetëm tetë vite më parë afro 1 milion kosovarë i kanë lëshuar shtëpitë e tyre për të ikur nga dhuna e konfliktit të vitit 1999. Duke e lëshuar pragun e shtëpive të tyre kosovarët automatikisht janë shndërruar në refugjatë duke kërkuar një strehë të sigurt në vendet përreth.
Që prej vitit 1993 rreth 229 refugjatë nga Bosnja Hercegovina dhe Kroacia kanë gjetur strehë në Kosovë, derisa që nga vitit 2001 399 ish refugjatë nga Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë vazhdojnë të jetojnë në Kosovë.
Në vitin 2007 më shumë se 10 për qind e popullatës së Kosovës vazhdon të jetojnë si të zhvendosur. Në tetë vitet e fundit afro 16, 458 refugjatë dhe të zhvendosur nga Kosova janë kthyer në shtëpitë e tyre. Mirëpo ky është vetëm një numër i vogël i atyre që janë larguar nga Kosova në vitin 1999. Në vitin 2007 numri i të zhvendosurve të brendshëm në Kosovë (IDPs), për shkaqe të origjinës së tyre etnike, vlerësohet të jetë afro 21 mijë.
Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) fuqishëm e mbështet procesin e kthimit dhe krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës pa marrë parasysh origjinën e tyre etnike.
(Autori është koordinator për Zhvillim i Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT))
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2008 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks