Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com

BE: Vendimi për Kosovën

Shkruan: Vehbi Miftari

Është koha të rikthehemi në diskutimet për funksionimin e konceptit për Europën e Bashkuar. Madje, kemi dy arsye të veçanta për ta bërë këtë: së pari, është rikthyer për debat mundësia e hartimit të një kushtetute të përbashkët të BE-së, dhe së dyti, që është shumë më e rëndësishme për ne kosovarët: fokalizimi i zgjidhjes së statusit të Kosovës është pashmangshmërisht i lidhur me vendimin që duhet të marrë bashkësia e shteteve ose vendet veç e veç të BE-së për Kosovën.
Sa i përket vendimit të të vendeve të BE-së për Kosovën, nuk është problemi i vetëm nëse në këtë tekst ne vërtet duam të krijojmë një opinion pozitiv për politikat në të cilat duhet të përqndrohen strukturat udhëheqëse të Kosovës, as për të krijuar përparësinë („take advantage“) në raport me përgatijen e këtyre politikave, sepse megjithëse jemi të thirrur për ta bërë këtë, nuk e përjashtojmë pasqyrën reale dhe (pa)mundësinë që ndonjëherë të gjendet opsioni më i përshtatshëm.
Por, është po kështu shumë e rëndësishme të ritheksohet se procesi i pavarësimit të Kosovës nuk ka ngecur, se rrugët për realizimin e saj ekzistojnë, por mbetet e hapur dilema se me sa përkrahje do të realizohet ajo dhe cili do të ishte opsioni më i mirë, nëse rezoluta në KS të OKB-së nuk realizohet dhe SHBA-të (përkrahja e të cilave tashmë është e njohur) do ta realizojnë qëllimin e premtuar për të thënë një ditë „Mjaft“.
Çuditërisht, cilindo opsion që ta marrim për shqyrtim, zgjidhja prek në strukturat e BE-së, vendimi i të cilës tani për tani është kufizuar në formulën: “Ne e pëkrahim planin e z. Ahtisaari“. Por, mes përkrahjes së një plani dhe proaktivitetit për të realizuar atë ka një dallim esencial dhe këtë pikëpyetje duhet ta zgjedhë vetë BE-ja, roi i së cilës në vendimmarrjen për tstatusin është i pahmangshëm dhe tejet i rëndësishëm.
Pra, në rast mosmiratimi të rezolutës, a do ta shpallin kosovarët vetë pavarësinë dhe a do të presin që atë ta njohin menjëherë SHBA-të me shpresën se sipas inercionit të zakonshëm atë ta përkrahin pastaj edhe vendet e BE-së veç e veç? Apo, do të ndërmarrin një hap të tillë vetëm pas pritjes (tepër të gjatë) që vendet e BE-së të marrin një vendim për të përkrahur jo vetëm pakon e z. Ahtisaari, por tërë procsin për pavarësimin e vendit, që nënkupton edhe njohjen formale, të mënjëhershme të saj, në rast se ajo shpallet nga Kuvendi i Kosovës?
Sapo i kemi bërë këto pyetje, jemi rikthyer edhe një herë në fillim: te mundësia e marrjes së një qëndrimi për Kosovën, jo vetëm për të përkrahur miratimin e rezolutës së re në KS të OKB-së, jo vetëm për të konsumuar formulën se sa e rëndësishme është pakoja e z. Ahtisaari dhe përkrahja për të (sepse atë tashmë ë kanë pranuar institucionet e Kosovës), por edhe një vendim të pritshëm të struktrave të BE-së ose, së paku një qasje proaktive në rrafshin diplomatik për të kthjelluar vendet anëtare të saj se pocesi i ecjes drejt vendimmarrjes, sado i vështirë, duhet të pranohet si mënyrë e të jetuarit politik dhe se përkrahja për konceptin e përbashkët të BE-së, për të cilin popujt e Europës Juglindore janë angazhuar fuqimisht, është i realizueshëm nëse krijohen mekanizma veprues për ta jetësuar atë.
Në aspektin emocional vetëm njohja e pavarësisë nga ana e SHBA-ve mbase do të ishte e mjaftueshme për qytetarët ë Kosovës, prandaj sipas këtij kuti ata mund ta (ri)shpallin qe tani pavarësinë e tyre. Por, në aspektin formal, një përkrahje ë gjerë është mëse e domosdoshme. Kjo është arsyeja pse miratimi i rezolutës në KS të OKB-së vazhdon të ketë përkrahjen e qytetarëve të Kosovës. Çfarë lexohet si brengë e tyre është afatizimi i pritjes. Rrjedhojë e këtij afatizimi do të ishte rruga për një partneritet të gjatë dhe të qëndrueshëm të Kosovës me BE-në, si dhe një hapje mundësish për integrime.
Nuk mund të fshehim tashmë, frustrimi që ekziston te qytetarët e Kosovës ka një shkas: pakënaqësinë me procesin diplomatik, sidomos në raport me vendet e BE-së me të cilat duam të legjtimojmë marrëdhënie familjare brenda konceptit të përbashkët për BE-në. Institucionet e Kosovës, partitë kryesore politike, janë duke kërkuar që tani mënyrë për të kërkuar bashkëpunimin e vendeve të BE-së. Vizitat e fundit të presidentit Sejdiu dhe të anëtarëve të tjerë të Ekipit të Unitetit në vendet perëndimore mund të adresojë rrugën për zgjdhje: fuqinë vendimmarrëse të BE-së. Porosia e dërguar tashmë atë është porosia ë cila ngërthen në vete jo vetëm shqetësimin enorm, por mbase edhe rrugën e drejtë për zgjidhje: nëse BE-ja si tërësi dhe vendet e saj ne veçanti e kanë përkrahur pakon e presidentit Ahtisaari dhe procesin për pavarësimin e vendit nëpërmjet KS të OKB-së, tani që po përgatitet edhe versioni i gjashtë i rezolutës për tejkalimin e rezolutës nr 1244 dhe për instalimin e një misioni të ardhshëm të BE-së në Kosovë, duhet të merret edhe vendimi: BE-ja njeh të drejtën e Kosovës për të qenë e lirë dhe është e vendosur për ta realizuar këtë të drejtë, për të ardhmen europiane të Kosovës, për të ardhmen e projektit të përbashkët europian.


Autori është zëdhënës i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Opinionet e shprehura këtu nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht edhe qëndrimet zyrtare të LDK-së.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2008 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks