Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

Preisdentin Sejdiu ngushëlloi Presidentin grek Papulias

Prishtinë, 27 gusht - Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu i dërgoi një mesazh ngushëllimi Presidentit të Greqisë Karolos Papulias, me rastin e zjarreve masive që kanë goditur Greqinë, të cilat kanë marrë shumë jetë njerëzish. "Në emër timin dhe në emër të popullit të Kosovës, dëshiroj t'ju shpreh ngushëllimet e mia juve dhe nëpërmjet jush edhe Qeverisë greke dhe popullit grek për vdekjen e më tepër se 60 njerëzve si pasojë e zjarreve që e kanë kapluar Greqinë. Është vështirë të ballafaqoheni me humbjen tragjike të shumë jetëve, si dhe me shkatërrimin e bazës për mbijetesë të shumë njerëzve në Greqi", thuhet në këtë mesazh të Presidentit Sejdiu, duke theksuar se "populli i Kosovës qëndron pranë jush dhe popullit grek gjatë këtyre ditëve të liga që kanë përfshirë kombin tuaj të lashtë".
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2012 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks