|
|
Ekonomi: Bazat e afarizmit Ekonomik sot në Kosovë
Nëse udhëhiqet mirë, ndërmarrja do të bëhet Ekonomia
Madhore
Shkruan: Januz Krasniqi
Të mendosh dhe të veprosh ne mënyrë
ekonomike nuk është vetem një përparësi e fuqisë së njerëzve udhëheqës. E tëra, Ndërmarrja duhet njohur si ndërvartësi
funkcionale e ekonomisë jo vetem nga specialistët financiar. Më afër, shumica e bashkëpunëtorëve duhet njohur sigurinë dhe
gjallërimin e ndërmarrjës (Hansjürg Egli)
Qellimet e mëdha ekonomike dhe të vetme në sistemet e vogla e të
mëdha ekonomike janë parat – paraja do të thotë likuditet. – Likuiditet është i kuptimit të njejtë më aftësinë afariste dhe
më aftësinë për të mbijetuar një Ndërmarrje.
Të mendosh dhe të veprosh ekonomikisht, duhet të jemi përfundimisht në
këtë qellim të orientuar dhe të gjitha veprimet duhet që në qellimet e medha të drejtohen dhe të finalizohen.
Kjo
vlen për të gjitha ndërmarrjet pa përjashtim, pavarësisht nga ajo se çfarë qellimesh (ekonomike karitative, shtim ekonomik,
apo orientimi vetem për fitim janë qellimet e saja). Ekonomikisht të mendosh duhet që të gjithë bashkëpunëtoret, në fushën e
dëtyrave gjegjëse më tutje të ngriten, në mënyrë që:
- të kuptojnë, pse dhe si do te duhej ekonomikisht të punohet
- që aftësia kërkon që edhe ekonomikisht të mund të veprojnë.
Ekonomikisht të veprosh, për ndërmarrjen
do të thotë, poashtu që nga bashkëpunëtoret të kordinohen qellimet dhe synimet ekonomike të ndërmarrjes më ato
individuale.
Të gjitha instrumentet e ndërmarrjës dhe analizat duhet që pa përjashtim të ndikojnë si ndihmes në
marrjen e vendimeve përfundimtare. Bashkëpunëtorët duhet që të vlerësojnë rezultatet vetëm pas analizave në mënyrë që të mund
të parashofin të ardhmën dhe të orientohen drejtë saj.
Aftësia vepruse (afariste) e ndërmarrjës do të duhej të jetë e
mundshme dhe e sigurt ne çdo pikë kohore d.m.th. në të gjitha përiudhat e ardhshme afat shkurtëra, afat mesem dhe afat gjata.
Afarizmi ekonomik do të duhej pra te vlerësohet.
Baza e afarizmit ekonomik është „Principi i ekonomizimit si orientim
nga "Input" dhe "Output" në principet si vijon:
1. Principi Maximal: Me një Input të dhënë përpara faktorëve
të prodhimit të synohet një Output sa më i madh.
2. Principi Minimal: Një Output i dhënë më një Intput mundësisht sa
më të vogel si synim i faktorëve të prodhimit
3. Principi Optimal: Input dhe Output të jenë në përputhje me
njëri-tjetrin, në menyrë që faktorët e prodhimit të mund të jenë në harmoni Optimale.
Përmes synimit që tani e
kemi vënë përpara të Inputit, ose Outputit, duhet që rezultët ekonomike adekuate të ndikojnë në atë që ne kemi synim.
Në këtë edhe në fushat e caktuara të ndërmarrjës do të orientojmë rrjedhat dhe ndikimet e faktorëve vendosës si të
informacioneve bazë, dhe te sistemeve komunikative që janë shumë të nëvojshme.
Bashkëpunëtorët do duhej andaj Sistemet
komunikative në ndërmarrje (logaritë e ndërmarrjës, kostot, kontabilitetin financiar) që t‘i njohin, t’i kuptojnë dhe t’i
shfrytëzojnë në punën e përdishme.
Integrimi në Rrethin Qarkor
Qe afarizmi ekonomik i një
ndërmarrje, rrjedhimisht të mund të përshtatet është i nëvojshem një rrreth qarkor rregullash dhe një sistem drejtues i
kërkuar,poashtu i nevojshem. Ky mekanizem do të mund të realizohet me sukses nëse:
- Pozita bazë e udhëheqjës në
fushat e ndryshme kompetente të ndërmarrjes (Produkcion ekonomik materile, Marketing /Shitje) direkt do të mund të
shfrytëzohen.
- Proceset në ndërmarrje të caktohen dhe të mund të integrohen në sistemet gjegjëse.
-
Informatat (çka është - Plani dhe te dhënat analitike në fushat kompetente në kohë të përshtatshme të jenë në disponim
- Të dhënat në sistemet përgaditore të dërgohen, që do të shërbejnë për vlërësimin dhe vendosjen në marrjen e masave në
drejtime të caktara.
Bashkëpunëtorëve në të gjitha nivelet do të duhej që në rrethin qarkor të rregullave të
jenë të integruar, e që mbrenda një përiudhe rezultatët mund të rrjedhin si shumëfish të dobishme.
Seminarët që do të
duhej të organizohen në ndërmarrjen ekonomike për jo specialistë, duhet që të jenë përkrahje dhe ndihmës që të mësohen për të
menduar dhe vepruar ekonomikisht në këto aspekte:
Bashkëpunëtorët duhët të mësojnë dhe të kuptojnë ndërvatësinë e
suksesit të nërmarrjës se si vjen ai dhe çfarë roli mund të luajnë ata.
Bashkëpunëtorët në pozicione të ndryshme dhe
në fushat e ndryshme përgjegëse duhet të jenë të aftë, që në çdo situatë për ndërmarrjen të mund të veprojnë dhe të mendojnë
ekonomikisht dhe racionalisht.
Për këte duhet përshtatur seminarët në temat dhe synimet:
Njohuritë mbi
llogaritë për aplikuesit dhe shfrytëzuesit si mjete ndimëse për "Plan dhe Analizë",
"Njohurit mbi llogaritë dhe
kontrollin", "Investimet dhe llogaritë ekonomike" etj.
Ndërkaq, për specialistët do të duhej poashtu kurse, por
në nivel të ekonomisë së vendit pa u lënë anash edhe ato jashtë shtetit.Për ekonominë kosovare, sot janë me së të domosdoshme
kuadrot që të drejtojnë punët përmes sistemeve informative. Nuk do të duhej vonuar në aftësimin e kuadrove në sistemet e
medha kompjuterike për financa dhe kontroll si "SAP/R3" që do të përdoret në sistemet e mëdha si Trepçë; Termoelektranat
e Kosovës, Banka etj dhe në ndermarrjet e mesme si "Finac/400"; "ADONIS" apo në ndërmarrjet e rangut më të ulet si
"ABACUS" apo edhe "Sesam" etj.
Këto i duhen patjetër ekonimisë sonë. Do të duhej qysh tani në mënyrë urgjente
të veprohet. Neser është vonë. Të huajt bashkë me investimet dhe teknologjinë do t’i sjellin edhe këto sisteme programe, por
kush të punoj, kush t’i përkthej etj. janë pyetje që duan përgjigj. Do të duhej patjetër përmendur edhe sistemin e ri të
pagesave përmes sistemeve "Telebanking". Aplikimet e "Inernetit" gati në të gjitha fushat e ekonomisë dhe të
komunikimit. Ndaj Kosova duhet ecur paralelisht në të gjitha drejtimet.
Cyrih, mars 2002
Januz Krasniqi
|
|
|