Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com

Një lutje për Kosovën

Shkruan: Bekim Toçani

...Teksa njeriu mund të gjejë pak prehje mes vargjesh të një libri (në realitetin e stërkequr të Kosovës Libri përbën një ishull parajse), tjetër realitet dhe tjetër botë krejt ngaqë e jetojmë dhe e bëjmë derisa e përgjakim ose e përlotojmë dhembshëm, shfaqë gjithë ndjesitë e dy skajeve: humanes-simbolit Nënë Tereza dhe të së keqes që në realitetin tonë përfaqësohet nga vrasës të Triumfit, vrasës të “panjohur” të Enverit, Xhemës, Ahmetit, Tahirit, Drinit dhe etërve tjerë që sot mund ti shohësh tek një intriganti apo shpifës dhe “interesgji makabër” ...!
Mes këtyre skajshmërive ka edhe një NJERI apo më mirë thënë kategori...që nuk shikon prapa as para, as mjatas e as djathtas, por përpiqet drejt të përceptojë dhe akceptojë realitetin e një jete ëndërr, asaj që personazh ka NJERIUN.
Ndjesitë e shenjta kanë tretur bashkë me kujtimin për vështirësitë e asaj jete të pak viteve ma parë...! Kur krijohej miqësi e besim, dashuri e mirëkuptim!
Përsëritshëm janë dy skaje ndjenjash po aq të ftohta sa përpjekjet për ti mbrojtur ato deri në momentin kur të vjen të vjellësh dhe lutesh edhe për intriguesit, injorantët, shpifësit, vrasësit e ndjenjave që po vrasin edhe Kosovën...!

Lutja dhe vrasësit nuk kanë asgjë të përbashkët

Dashurinë, prandaj e stërkeqin ata që fare nuk besojnë në integritetin e asaj ideje dhe atij akti që reflekton më shumë se veç sakrificën, më shumë se veç jetën e dinjitetshme, më sensitivisht se veç të qenit njeri në aktualitetin banal. (Merrnie me mend se Triumfi u vra në pikë të ditës, sikur Xhema, Ismeti, Drini...dhe NE “të gjallët” të vdekur pijmë kafe e bëjmë sehirë apo protestojmë...Hej, njerëzit vdiçën! (Ata nuk flasin me ne përveç se hyjnisht dhe përveç se me sojin e privilligjeit për të qenë kalemgji me orë)!
Në këtë jetë, i thënçin, përsëritshëm bëhet fjalë për fjalorin e librave që i vë emër kësaj gjendjeje “Kurvëri gjysmëzyrtare e kohës” e cila hyjnishëm klithë: Ju vjen keq për të verbërin që nuk ka parë kurrë dritë me sy, për të shurdhërin që nuk ka dëgjuar kurrë zërat e ëmbël të natyrës, për memecin që nuk ka mundur kurrë të shprehë hovet e shpirtit të tij dhe, për shkak të një turpësie false dhe hipokrite, nuk pranoni të mallëngjeheni për këtë verbërim të zemrës, këtë shurdhim të shpirtit, këtë shtrembërim të ndërgjegjes që pllakosin NJERIUN dhe e ulin aq poshtë sa të mos ndajnë të mirën nga e keqja dhe të mos mund të flasë gjuhën e pastër të dashurisë dhe besimit... A do të bëjë punë lutja ose klithja te Zoti për të tillët...Fare nuk bën punë njohja e njerëzve, proceseve dhe zhvillimeve?!
S’ka sesi të quhet ndryshe kjo njohje e jetës dhe e botës, përveç se një sëmundje. Një njohje që përbën sëmundje bashkëkohore e cila mbyllë vetminë tonë dhe shpresën për veç një kohë më të mirë dhe më ndryshe për fëmijët tanë!
A thua njerëzit kanë harruar të djeshmen bizare dhe të sotmen sfiduese...?! A thua paska humbur solidariteti njerëzor, e vërteta dhe vizioni i një të ardhmeje ndryshe krejt...?! Nëse po ndodhë kjo, u kemi krijuar hapësirë vrasësve, kriminelëve, intrigantëve, shpifësve, njerëzve me ideologji gjithfare, por u kemi mbyllur dyert sinqeritetit, punës dhe miqësisë e dashurisë njerëzore – e pamundshmja e mundshme për pastërtinë shpirtërore dhe romantizmin nacional e edhe njerëzor po mbetet veç një vizion!

Ruaju nga zhgënjimi o Zot e dil dhe VOTO për Kosovën dhe Ibrahim Rugovën

Pasqyra e lajmeve ditore të 3 TV-ve nacionale apo të mediave të Kosovës të stërkeqë skajshmërisht:
Një profesor i marksizmit dhe ateist i rryer tashmë është shndërruar në haxhi veç nuk e di pse ende nuk i mbanë “trefurtalkat” për të shkruar edhe fjalë që nuk i beson.
Një ish zëdhënës, me pafytyrësi dhe para varrit të tij thirret në Shenjtorin Ibrahim Rugova!
Një komandant lufte, i dyshuar (dhe me post institucional) për pasurim përrallor, shet pallavra për politikë derisa ka punësuar “të gjithë autobusët me njerëz” (aq sa ka) dhe nuk ndjehet me turp!
Një kryetar partie që, fatkeqësisht beson, thotë se nuk paska pas qenë dashtë me u tajkalu Rusia dhe të cilit tepër fatkeqësisht i “lepiten” edhe komandantë apo profesorë apo pallavragji e hagji...?!
Një kryetar Nëndege a pipi, që belbëzon ma shumë se shqip, propozon vota kundër vetvetes!
Një spiun i UDB-së mund të të mbajë ligjërata për pavarësinë!
Një lider i Unitetit të Grupit, mbanë ligjërata për Teorinë e SPECIT dhe PAVARËSISË!
Një akademik, i thënqin, del para TV-së si ikonë varri dhe ende nuk e sqaroi pse nuk e shkroi librin për moralin që ia pat lanë amanet Ukshin Hoti!
Një taraf a klan të shpallë armik!
Një mik ta futë thikë pas shpine, pasi ndërron partitë më shpesh se këmishat e trupit!
Dikush i bashkohet një partie tjetër veç për interesa personale dhe karrieriste!
....Dhe pastaj ruaju nga zhgënjimi o Zot e dil dhe VOTO!
A mund të ruhet dinjiteti pa TV, pa gazeta, pa parti, pa tipat e tillë!
Aternativa për SHTETIN po mbetet: Të votojmë për IBRAHIM RUGOVËN dhe KOSOVËN!
Fati dhe fatkeqësia e njëkohshme është kur privilegji për të hy në botën e të tjerëve.
Padashtas zbulon natyrë mëkatënuese të dhelpërisë, pisllëkut, ndytësisë njerëzore, xhelozisë dhe urrjetjes patologjike, ambicjes së sëmurë, HIV AIDS egos, etj! (Dikush te lumi im po thotë: “...kush ka pi ujë te kroni i kralit, ju ka q...nana)...! Fjalori bashkëkohor duket: Ku s’ka përgjegjësi dhe ku humbë besimi, ka kaos dhe dështim!
Në këtë realitet, drejt të së vërtetës dhe të së pamundshmes, rruga ka shumë përsiatje shkespiriane! Të jesh e të vuash apo të mos jesh e përsëri të ndjesh dhembje?! Mes botës e jetës intruguese mjegulla ballkanike përdhosë UNIN, atë që mbijeton edhe barbarinë postmoderne...?!
Në këtë mungesë respekti për njerëzoren dhe harresë të padurueshme për të djeshmen, mendja të shkon te të mirët njerëz që përpiqen me krejt mundin dhe fuqinë njerëzore ta bëjnë jetën, ashtu thjesht: një jetë që nuk vret as ndërgjegje dhe as UN a shpirt. Ndalesh për një çast dhe i do e lutesh për njerëzit e tillë, por lutesh biblikisht edhe për të kqinjtë e intrigantët dhe shpifësit. Ata dhe ato që, nuk do të mund t’i pikturojë edhe një artist “skizofrenik” i botës patologjike aktuale...!
Mendja të shkon te “Letrat e pabotuara të Nënës Tereze”...dhe lutesh përunjësisht për portretet e theksuara...dhe lutesh biblikisht për fëmijët e tyre dhe Kosovën! Sidomos ATA që mund të të bëhen edhe apologjetë të së mirës mes të së keqes duke mos parë veten të zhytur jo deri në mut...!
E kundërta e humanes është psiko-fizikumi shtazarak, ai që mbetet element për studim të vazhdueshëm, në këtë kohë të pakohë, kur njeriu për njeriun, fatkeqësisht është shndërruar në DEMON! Hobsi nuk do ta mbijetonte këtë “bashkëkohësi”....! Dhe, më fatkeqësi është se tipat e tillë nuk skuqen! Të ngjanë pastaj Teatri i kukullave që pretendojnë se dijnë edhe maskat t’i mbajnë me dinjitet!

Ta gëzojmë qiellin në këtë realitet makabër

Por, po! Të tillët, ata që kanë emër dhe kurr mbiemër, zgërdhihen para Teje. Përpiqen edhe fjalët mirësi, miqësi, besim apo dashuri, t’i shndërrojnë në stereotipe, aq të papërdorshme sa nuk do të mund t’i përdorësh as si “pampersa”!
E gjithë kjo, për ta shprehur artistikisht është e pamundur. Sepse intrigantët, shpifësit që ndërrojnë mendime e qëndrime brenda sekondës, mbeten plangprishës dhe soj i personazheve të tragjedive shkespiriane. Sish që nuk mund të hyjnë në libra as si miza, lëre fare personazhe të së sotmes!

A mund ta paramendoni një tip të tillë, veç a mundeni?!
A mund të bëni një lot e një vaj apo ofshamë për të tillët?!
Oh o Zot a mundeni bre...?!
Bëjeni! Lutuni për tipat e tillë!
Sepse i kemi kudo dhe kurdo?!
Mes nesh, ATA jetojnë, por dhiejnë e baglojnë më shumë!
Oh o Zot, janë kufomat e së nesërmes pa kurrfarë biografie!
Prandaj, le ta gëzojmë Qiellin!
Aman! Dhe AMIN!

INJORANTËT, SHPIFËSIT, KRIMINELËT, VRASËSIT e humanes e njerëzores, tek miqt dhe “armiqt” të thurin herë lavdata e herë fjalë të pista që nuk i njeh dot as pellazgjishtja... Ditën me diell kurdisin gënjeshtra dhe nuk u bën syri shenjë. Ata ngarendin për anti realitetin, ata urrejnë mirësinë e miqësinë dhe kurr nuk e njohin dashurinë...shpikin fjalë vrastare dhe të detyrojnë të dëgjosh “moralizime” edhe nga ata që qajnë si fëmijë kur kërkojnë veç pak ndihmë miqësore...por ta futin armiqësisht ndjeshëm kur u vjen çasti e rasti!?! Dhe kjo nuk është politikë, apo...?!
Ata aq shumë intrigojnë, aq pashijshëm gënjejnë, sa kur kthehen në vetminë nga e cila frikohen shumë, fillojnë e dyshojnë në fjalët dhe rrenat e veta e pastaj nisin dhe i ristrukturojnë, por kurr rrenat dhe shpifjet nuk u dalin njësoj.
Paqëndrueshmëria morale, ambicja e sëmurë dhe jeta zhytur në mut, stërkeqë brendësinë e intriguesve.

Të dinjitetshmit do ta puthin lirinë

Më vështirë se kaq, brendia e tyre që mund ta kenë është veç pis e zezë. Ndërkaq u shtohen puqrra fytryrës dhe më kot i lyejnë në “kanesten” apo “gentamicin” yndyrë (kremi nuk u bën punë jo)... pastaj kruhen e kruhen dhe mutësisht përlyhen edhe në gjak...Ndoshta edhe për këtë lloj e soj njerëzish, të gatuar në intriga e të pjellë e kultivuar nga intrigat, ekzistojnë edhe maskat...Në pantomimën e “vendbanimit të përkoshëm” flitet e përflitet se në këtë realitet, e keqja erdhi sepse s’ka ujë o Zot, s’ka dritë o njeri...por ka terr, ka erë kanalizimi dhe ka shumë intriga e erë muti...sepse mutësisht vrajmë e plagosim ata që na ndihmuan të dhihemi lirshëm...Për ta ngrënë nesër edhe atë që bëmë e po bëjmë pa shikuar se as Jezusi e as Muhamedi nuk na pranojnë në dynjanë tjetër pa u pastruar nga të bamat e të pabamat tona...
Të padinjitetshmit nuk rrojnë dot për ta puthur lirinë e dinjitetshme, a...?! ATA, intrigantët, ndërrojnë në trajta dhe maska që nuk i di Shekspiri fare. Beketi i pat njohur por ne nuk kemi kohë mjaft për t’i rivënë në faqe të bardha ku nuk e kanë vendin...
Prandaj le të lutemi të gjithë për sojin e tillë që na ka mbërthyer në krizë të gjithfarshme!
Në këtë rrugë që duket e pamundshme, ta duajmë të vërtetën e mundshme...
Më kot pastaj shtegtojmë drejt të pamundurës, e mira – mirësia dhe e vërteta mbesin fjalë që pandalshëm plagosin dhe unin e muzën...
E Xhema pati bërë një lutje për Prishtinën...Ne le të lutemi për Kosovën dhe njerëzit e saj...Le të lutemi për mirësinë dhe Kosovën e Njeriut Ibrahim Rugova...! Sepse kështu fisnikërojmë shpirtin dhe ndoshta mund edhe të dalim ngadhnjyes ndaj të së keqes!
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2008 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks