Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center

KQZ ja edhe zyrtarisht shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në balotazh

Prishtinë, 14 dhjetor Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), sot edhe zyrtarisht shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në balotazh. Sipas shefit të OSBE së Tim Guldiman në zgjedhjet e mbajtura në 23 komuna, 14 kandidatë fitues për kryetarë komunash janë të Partisë Demokratike e Kosovës, 6 të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa 3 të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Guldiman tha se është "shumë i kënaqur" që të nxjerrë konkluzionin për një operacion siç e quajti ai "shumë të suksesshëm".
"Ne në OSBE vetëm e kemi mbështetur këtë operacion. Ky është një sukses për Kosovën dhe gjithë popullin e saj", vlerësoi Guldiman.
Sipas shefit të OSBE së shkalla e pjesëmarrjes në raundin e dytë ka qenë e mirë. Ai tha se në mbarë botën, raundi i dytë i zgjedhjeve nuk i tërheq aq shumë votuesit sa në raundin e parë. Ai bëri të ditur se ka një numër të shumë të vogël të votave të pavlefshme, rreth 4118 apo 0.98 për qind) dhe kjo tregon se sistemi i përdorur në votimin e 8 dhjetorit është treguari suksesshëm.
Sipas Guldimanit, pas ankesave që janë paraqitur në KZAP, 9 vendvotime janë përjashtuar nga numërimi, por ky përjashtim nuk ka pasur ndikim në rezultatet finale.
Shefi i OSBE së tha se në zgjedhjet e ardhshme nuk do ta kryesojë më KQZ në sepse është parë se këto zgjedhjet kanë qenë një hap i suksesshëm përpara në ndërtimin e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës. OSBE do të jetë vetëm mbështetëse, tha ai, kurse institucionet e Kosovës do të jenë tërësisht të ngarkuara me organizimin e zgjedhjeve.
Guldiman tha se është mrekulli që puna ka ecur aq mirë, mbi të gjitha për shkak të afateve shumë të shkurta që kemi pasur. "Tani mendoj se ka qenë një vendim i mirë mbajtja e zgjedhjeve, sepse tani Kuvendi i Kosovës ka mandatin, dhe institucionet e tjera kanë mbështetje demokratike në kuptimin e diskutimeve për të ardhmen e Kosovës gjatë muajve të ardhshëm.Ka qenë proces pozitiv por më duhet ta them se ka pasur shumë rreziqe dhe kemi mundur edhe të dështojmë", tha ai.
Ndërkaq shefi i KQZ së Mazllum Baraliu tha se të gjitha vendvotimet e anuluara nuk përbëjnë më shumë se një mijë vota dhe nuk ndikojnë në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.


Rezultatet dhe fituesit e balotazhit

Deçan: Musa Berisha AAK (7.120 vota/ 68.1 qind) Blerim Bajraktaraj LDD (3.337 vota/ 31.9 për qind); Gjakovë: Pal Lekaj AAK (19.185 vota / 56.4 për qind) Astrit Haraçia LDK (14.836 vota/ 43.6 për qind); Gjilan: Qemal Mustafa PDK (14.031 vota/ 66.5 për qind) Lirije Abdurrahmani Kajtazi LDK (7.081 vota/ 33.5 për qind);
Dragash: Salim Jenuzi PDK (5.721 vota/ 54.8 për qind) Halim Shemsedini (4.725 vota/ 45.2 për qind); Istog: Fadil Ferati LDK (8.837 vota/ 63.5 për qind) Idriz Blakaj PDK (5.090 vota/ 36.5 për qind); Kaçanik: Xhabir Zharku PDK (9.662 vota/ 74.6 për qind) Hebib Shehu (3.291 vota/25.4 për qind); Klinë: Sokol Bashota PDK (7.356 vota/ 57.9 për qind) Prenkë Gjetaj LDK (5344 vota/ 42.1 për qind); Fushë Kosovë: Burim Berisha LDK (4.250 vota/ 55.8 për qind) ?Ahmet Krasniqi PDK (3.371 vota/ 44.2 për qind);
Kamenicë: Begzad Sinani PDK (6.340 vota/ 69.2 për qind) ?Sevdai Thaçi LDD (2.819 vota/ 30.8 për qind);Mitrovicë: Bajram Rexhepi PDK (8.861 vota/ 56 për qind) Sadri Ferati LDK (6.905 vota/ 44 për qind);Lipjan: Shukri Buja PDK (10.204 vota/62.2 për qind) Imri Ahmeti LDK (6.200 vota/ 37.8 për qind);Obiliq: Rexhep Kelani LDK (3.006 vota/ 51.2 për qind) Haki Mjekiqi PDK (2.862 vota/ 48.8 për qind);Rahovec: Qazim Qeska PDK (8.919 vota/ 61.6 për qind) ?Nahit Elshani LDK (5.689 vota/ 38.9 për qind);
Pejë: Ali Berisha AAK (18.068 vota/ 67.6 për qind) ?Gazmend Muhaxheri ORA (8.646 vota/ 32.4 për qind);Podujevë: Ilaz Pireva LDK (12.483 vota/ 54 për qind) Muhamet Latifi PDK (10.634 vota/ 46 për qind); Prishtinë: Isa Mustafa LDK (30.198 vota/ 58.2 për qind) Fatmir Limaj PDK (21.664 vota/ 41.7 për qind); Prizren: Ramadan Muja PDK (19.017 vota/ 52.8 për qind) Eqrem Kryeziu LDK (16.977 vota/ 47.2 për qind);
Shtime: Naim Ismajli PDK (5.140 vota/ 71.5 për qind) Ahmet Ahmeti LDK (2.047 vota/ 28.5 për qind); Suharekë: Sali Asllanaj LDK (11.407 vota/ 58.2 për qind) ? Enver Hoxhaj PDK (8.195 vota/41.8 për qind); Ferizaj: Bajrush Xhemajli PDK (14.902 vota/63.1 për qind) Sahit Krasniqi LDD (8.697 vota/ 36.9 për qind); Viti: Nexhmedin Arifi PDK (6.203 vota/ 52 për qind) ? Sokol Haliti LDD (5.727 vota/ 48 për qind);
Vushtrri: Bajram Mulaku PDK (7.697 vota/57 për qind) ?Muharrem Shabani IQBD (5.808/ 43 për qind); Malishevë: Isni Kilaj PDK (8.462 vota/54.8 për qind) ? Jonuz Kastrati LDK (6.966 vota/ 46 për qind).
Nga raundi i parë: Gllogoc: Nexhat Demaku PDK 67 për qind. Novo Bërdë: Bajrush Ymeri LDK 61.6 për qind, Skenderaj: Sami Lushtaku PDK 79.9 për qind.
Leposaviqi, Zubin Potoku, Novo Bërda dhe Shtërpca, kryetarët i kanë të emëruar nga PSSP ja, Joakim Ryker.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2014 — Prishtinë, Kosovë
Mundësuar nga VEVI Networks