|
|
Është liruar nga paraburgimi lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti
Prishtinë, 8 shkurt - Trupi gjykues në Gjykatën e Qarkut ka vendosur që për shkak të refuzimit të avokatëve mbrojtës të lirojë përkohësisht liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti deri në krijimin e kushteve për vazhdimin e procesit gjyqësor. Masa e paraburgimit iu pat shqiptuar Kurtit në mënyrë që të sigurohej prezenca e tij në seancat gjyqësore. Seanca e djeshme ishte paraparë të fillojë me dëgjimin e katër dëshmitarëve, por nuk filloi si e tillë për shkak se avoktja Fetije Uka Islami e ftuar si avokate mbrojtëse sipas detyrës zyrtare nuk është paraqitur në seancë. Avokatja Uka ka deklaruar se nuk mund ta mbrojë Kurtin për arsye objektive. Trupi gjykues vendosi ta dënojë avokaten Uka me 250 euro, ndërsa ka kërkuar nga Kryetari i Odës së avokatëve Ramë Gashin ta përfaqësojë të akuzuarin Kurti. Por sikurse avokatja Uka edhe avokati Gashi i ka dërguar një shkrim gjykatës ku ka deklaruar se nuk mund ta mbrojë të akuzuarin pa vullnetin e tij. Duke vlerësuar ironi shpjetimin e avokatit Ramë Gashit, trupi gjykues ka kërkuar që edhe ai të gjobitet me 250 euro dhe të ndërmerren masa ndaj tij. Të gjithë avokatët përveç Balajt kanë refuzuar ta mbrojnë Kurtin, gjykata nuk është në gjendje ta vazhdojë gjykimin. Kurti do të lirohet dhe njëkohësisht pezullohet procedura ndaj tij.
|
|
|