|
|
Kosova mbetet rast unik, do të përpiqemi të zbusim kundërshtimet e Moskës, - thotë Rupel
Lubjanë, 8 shkurt - Bashkimi Evropian do të përpiqet që ta bindë Rusinë javën e ardhshme se shpallja e pavarësisë së Kosovës është rast i veçantë dhe nuk do të jetë precedent për vendet e ish Bashkimit Sovjetik. "Unë kam thënë shumë herë se nuk mund të krahasohet Kosova me çfarëdo situate tjetër si për shembull atë të territoreve në ish Bashkimin Sovjetik", tha Ministri i Jashtëm slloven Dimitrij Rupel për agjencinë Rojters. Rupel, vendi i të cilit kryeson me Bashkimin Evropian do takohet javën e ardhshme me Ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov dhe Komesioneren e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Benita Ferero-Valdner.
|
|
|