|
|
KFOR i i gatshëm të veprojë ndaj çdo kërcënimi për stabilitetin në Kosovë
Vilnius, 8 shkurt - Në Vilnius të Lituanisë ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO s në samitin dyditor kanë debatuar dje për misionin paqeruajtës të forcave të NATO s në Kosovë. Ministrat ishin të një mendimi sa i përket vazhdimit të misionit të NATO s në Kosovë, pavarësisht nëse Kosova do të shpallë pavarësinë. NATO ja kujdeset qysh nga viti 1999 për rendin dhe qetësinë në Kosovë. Sekretari i Përgjithshëm Jaap de Hoop Skefer: "Mandati i KFOR it ka qenë gjithmonë të krijojë një Kosovë të sigurtë, për të mbrojtur si popullsinë shumicë ashtu edhe pakicat. Ky mandat as nuk ka ndryshuar nën rezolutën 1244 të OKB së dhe as aftësia e KFOR it për ta përmbushur këtë mandat nuk ka ndryshuar".
Ky mision është i domosdoshëm pasi ekzistojnë kërcënime për trazira në kohën që Prishtina zyrtare do të shpallë pavarësinë e vendit, kanë thënë ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO s.
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike, Jap De Hop Skefer ka mohuar akuzat se NATO ja është e ndarë sa i përket vendimeve që duhet të merren në raport me Kosovën.
Skefer ka siguruar se KFOR i do të vazhdojë prezencën e tij në Kosovë për të siguruar stabilitet për vendin dhe siguri për qytetarët.
"Ne jemi 26. Aleatët tanë janë në Kosovë. Unë nuk shoh aleancë me dy qendra. Ne jemi vetëm një aleancë", ka thënë kreu i NATO s. Skefer ka nënnvizuar se forcat e NATO s po luajnë një rol kyç në sigurimin e paqes në Kosovë dhe kjo do të vazhdojë pa asnjë dyshim. Ministrat e mbrojtjes kanë diskutuar edhe për nevojën e trajnimit të forcave të sigurisë që do të krijihen pas pavarësisë së Kosovës nga ana e NATO s. Kosova do të jetë në takimin e sotëm ndërmjet përfaqësuesve të NATO s dhe ministrit rus të mbrojtjes.
|
|
|