Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com

Çështje komplekse, marrëdhëniet e Beogradit dhe Prishtinës pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës

Uashington, 8 shkurt - Rajoni i Evropës Juglindore po hyn në fazën e fundit, vendimtare të formësimit të strukturës së vet të sigurisë dhe politike, posaçërisht kur është fjala për situatën në Serbi si dhe zgjidhjen përfundimtare të statusit të Kosovës, u tha në një panel në Uashington kushtuar sigurisë dhe stablitetit të këtij rajoni në të ardhmen. Pjesëmarrësit në diskutim, koordinatori i Paktit të Stabilitetit Erhard Busek dhe sekretari i përgjithshëm të Këshillit për bashkëpunim rajonal, Hido Bishçeviq, theksojnë se fjala është edhe për momentin historik, duke marrë parasysh se vendet e rajonit për herë të parë vetë do të vendosin për fatin e tyre. Një çështje komplekse, thekson Bishçeviq, do të jenë edhe marrëdhëniet e Beogradit dhe Prishtinës pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. "Mendimi im personal është se duhet të mësohemi të jetojmë me dy realitete paralele. Serbia edhe më tej do të ketë kushtetutën e saj, dhe Kosova do të miratojë të veten. Kjo do të jetë sfida më madhe për komunitetin ndërkombëtar edhe në në kuptimin kuridik edhe në atë politik", thotë Bishçeviq, transmeton VOA.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2008 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks