|
|
Sejdiu: Kosova nuk mund të bëhet precedent për ndonjë rajon apo vend tjetër
Ankara, 8 shkurt - Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka kundërshtuar supozimet se shpallja e pavarësisë së Kosovës do të krijojë precedent në marrëdhëniet ndërkombëtare, përfshirë edhe situatën në ishullin e ndarë të Qipros. Duke folur në një intervistë dhënë gazetës "Today's Zaman" pas takimit në Ankara me kryeministrin turk, Rexhep Taip Erdogan, Sejdiu ka thënë:
"Kosova është rast unik. Ajo nuk mund të bëhet precedent për ndonjë rajon apo vend tjetër", ka thënë Presidenti i Kosovës.
|
|
|