Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com

BE së shpejti merr vendimin për Kosovën, thotë Kushner

Paris, 8 shkurt - Vendet anëtare të Bashkimit Evropian së shpejti do të marrin vendimin për Kosovën, ka deklaruar shefi i diplomacisë franceze Bernar Kushner. "Pas zgjedhjeve presidenciale në Serbi, në të cilat fitoi Boris Tadiq, që është mirë, jemi të përgatitur që së shpejti të miratojmë zgjidhjen për Kosovën", ka deklaruar Kushner. Sipas mediave franceze, autoritetet në Prishtinë po presin dritën e gjelbër nga shtetet perëndimore për ta shpallur pavarësinë. Analistët francezë theksojnë se kjo mund të ndodhë para takimit të ministrave të punëve të jashtëm të BE-së të caktuar më 18 shkurt.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2008 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks