Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com

Pavarësia e Kosovës një nga temat e nxehta të samitit të Mynihut

Mynih, 8 shkurt - Sonte në Mynih të Gjermanisë i nis punimet Konferenca për Çështjet e Sigurisë me rreth 350 pjesëmarrës nga mbarë bota. Një nga temat kryesore do të jetë Afganistani, ndërsa pavarësia e pritshme e Kosovës një nga temat e nxehta, njoftohet nga Mynihu. Edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Lulzim Basha do të marrë pjesë në takimin e Mynihut, ku siç njoftohet nga zyra e tij, do të takojë disa homologë me të cilët do të shkëmbejë mendime për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO në prag të Samitit të Bukureshtit, çështjen e Kosovës dhe çështje të tjera me interes të ndërsjellë.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2008 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks