Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com

Hungaria konsideron se plani i Ahtisarit është zgjidhja e vetme për Kosovën

Prishtinë, 8 shkurt - Presidenti i Kosovës priti sot shefin e Zyrës hungareze në Prishtinë, Zoltan Imecs, i cili i përcolli urimet e Qeverisë së Hungarisë për rizgjedhjen në postin e Presidentit. Me këtë rast, diplomati hungarez shprehu sërish gatishmërinë e vendi të tij për thellimin në të gjitha fushat të bashkëpunimit me Kosovën, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik. Sa i përket çështjes së statusit të Kosovës, ai theksoi se Hungaria konsideron se plani i Ahtisarit është zgjidhja e vetme për Kosovën. "Paqja dhe stabiliteti janë interes i të gjitha vendeve të rajonit dhe ne mendojmë se pikërisht ky plan krijon mundësinë që rajoni të ketë një të ardhme më të mirë për të gjithë", theksoi shefi i Zyrës hungareze. Ndërsa, Presidenti Sejdiu e siguruar diplomatin hungarez se Kosova e pavarur do t'i respektojë me përpikmëri të gjitha të drejtat e garantuara të komuniteteve pakicë, ashtu siç parashihen edhe në propozimin e Presidentit Ahtisari. "Kosova synon të jetë vend i pavarur dhe i integruar në strukturat euroatlantike, kurse të gjithë qytetarët e saj do të jenë të barabartë përpara ligjit", theksoi Presidenti Sejdiu, i cili e falënderoi shtetin hungarez për ndihmën e vazhdueshme dhënë Kosovës dhe qasjen e drejtë për zgjidhjen e statusit.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2008 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks