|
|
Shqiptarët po plotësojnë një sukses të madh në historinë e tyre, tha prof.Repishti
Nju Jork, 17 shkurt - Aktivisti i njohur shqiptar-amerikan, Prof. Sami Repishti thotë se pavarësia e Kosovës është e rëndësishme jo vetëm për historinë e shqiptarëve, por edhe për botën e qytetëruar. "Shqiptarët po plotësojnë një sukses të madh në historinë e tyre, sepse për të parën herë shumica e popullit shqiptar gjendet e lirë, por ka rëndësi dhe për botën e qytetëruar sepse po i jepet fund një padrejtësie, që është imponuar mbi popullin kosovar, një popull pa mbrojtje, dhe është gjithashtu fillimi i një epoke të lirë për një popull të shtypur, siç është populli shqiptar në Kosovë", tha Repishti për "Zërin e Amerikës.
Gjithashtu ai vlerësoi se kosovarët tashmë kanë krijuar një klasë që është koshiente për rëndësinë e madhe që ka mbajtja e raporteve të mira me bashkësinë ndërkombëtare, si dhe krijimi i një Kosove që do të jetë faktor pozitiv për stabilitetin në Ballkan, dhe për paqen në Europen Juglindore.
|
|
|