|
|
Bashkimi Evropian miratoi misionin në Kosovë
Bruksel, 17 shkurt - Bashkimi Evropian miratoi një mision juridik dhe policor për të ndihmuar në ruajtjen e paqes dhe parandalimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Kosovë. Një personel prej 1 mijë e 800 vetësh të specializuar në polici, detyra të administratës qeveritare dhe në drejtësi mori sot miratimin përfundimtar nga Bashkimi Europian.
Vendimi u publikua në fletoren zyrtare të BE së në Bruksel. Selia e EULEX it do të jetë në Prishtinë. Beogradi e dënoi ashpër këtë mision duke e quajtur " turp" dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare.
Misioni për shtetin ligjor, shkurt EULEX, kështu është pagëzuar misioni më i madh civil në historinë e BE së, që do të vendoset gjatë shkurtit dhe marsit në Kosovë.
Shtetet e BE së nuk pritet që ta njohin bashkarisht pavarësinë e Kosovës, që sipas të gjitha gjasave do të shpallet më 17 shkurt. Qipro thotë jo, Rumania, Sllovakia dhe Spanja kanë rezerva. Shtetet e BE së do të "marin lajmin e shpalljes së pavarësisë".
Më pas do të pasojnë njohjet e secilit shtet, më vete. Më të bashkuar janë evropianët në lidhje me misionin e BE së. Ky mision në njërën anë do të përmbajë EULEX in, i cili do të ndërtojë dhe kontrollojë gyjqësinë, administratën policinë dhe doganën e ku do të përfshihen 2000 policë dhe juristë.
Bashkimi Evropian përveç të tjerash do të hapë Zyrën Ndërkombëtare Civile (ICO), e cila do ta këshillojë dhe mbikqyrë qeverinë e Kosovës.
Bashkimi Evropian do të harxhojë gjithsej rreth dy miliardë Euro për rindërtimin e administratës dhe infrastrukturës në Kosovë. I ndodhur nën presionin e Rusisë, Sekretari i përgjithshëm i OKB së, Ban Ki Mun (Ban Ki Moon) nuk e mbështeti haptazi dërgimin e misionit të BE së në Kosovë. Rusia e konsideron këtë mision të pamoralshëm dhe të paligjshëm, pasi ai nuk mbështetet mbi rezolutën 1244. Bashkimi Evropian shpreson, që Sekretari i Përgjithshëm i OKB së ta tolerojë në heshtje kalimin e administratës nga OKB ja në dorë të evropianëve.
Me misionin EULEX, Bashkimi Evropian po vendos instrumentat më të mirë në dispozicion të autoriteteve kosovare për të sjellë qëndrueshmëri afatgjatë në rajon. "Në se Evropa nuk do të jetë në gjendje ta arrijë këtë, nuk di se kush tjetër mund ta bëjë, thotë Peter Feith. Ne, thotë ai, vazhdojmë të jemi një joshje e veçantë për njerëzit e Ballkanit dhe i kemi të gjitha instrumentat e nevojshëm për një situatë si ajo në Kosovë", thotë Peter Feith, përfaqësues i posaçëm i Bashkimt Europian.
|
|
|