Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com
Marketingu ne kosova.com

Britania mbështet pavarësinë

Londër, 17 shkurt - Britania është e gatshme të mbështesë pavarësinë e Kosovës dhe të ofrojë mbështetje ushtarake nëse e do nevoja, tha Qeveria në Londër. Ministria e Jashtme tha se nuk ka ndryshuar pozicioni britanik, sipas të cilit, plani i Ahtisaarit ende është "mënyra më e mirë për të ecur përpara". "Ne po punojmë me partnerët tanë ndërkombëtarë në Bashkimin Evropian dhe në Kombet e Bashkuara, që statusin e Kosovës ta sjellim shpejt drejt përfundimit", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme. "Një është e qartë, status quo ja është e paqëndrueshme, prandaj statusi i Kosovës duhet të zgjidhet pa asnjë vonesë", tha ai. Britania pritet ta njohë sovranitetin e Kosovës krahas Francës dhe Gjermanisë.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2010 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks