|
|
Kosova sot shpall pavarësinë në orën 15.00
Prishtinë, 17 shkurt Kosova, shteti më i ri në botë, do të shpallet e pavarur, sot në orën 15:00. Deklarata e pavarësisë do të bëhet në një seancë solemne parlamentare, në orën 15:00. Pritet që liderët kosovarë, presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, të dalin në një konferencë të përbashkët, në orën 18:00. Rreth orës 18:30, në Prishtinë, do të zbulohet Obelisku i Pavarësisë, që do të jetë emblema kryesore e pavarësisë së Kosovës. Në orën 19:00, Filharmonia e Kosovës mban një koncert dhe pastaj mbahet koncerti në qendër të Prishtinës. Në orën 23:00 do të hidhen fishekzjarre nga të katër anët e Prishtinës.
Ndërkohë që përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës që nga orët e hershme të mëngjesit kanë filluar të bëjnë homazhe të varri i Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova te kompleksin memorial të komandantit të UÇK së, Adem Jashari, në Prekaz, te Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve në Gllogjan si dhe të varrezat e dëshmorëve në të gjitha komunat.
Në vazhdim e kemi agjenden e plotë të ditës së sotme:
10:00 Kryeministri shkon nga Qeveria në Parlament dhe dorëzon kërkesën për seance të jashtëzakonshme të Parlamentit.
11:00 Kryeministri bën publike kërkesën për një seancë të jashtëzakonshme të Parlamentit.
12:00 Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
13:30 Takimi i grupeve parlamentare
15:00 Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës
18:00 Deklaratë nga të tre liderët në hotelin Grand, në Media CENTER
18:30 Paraqitja e Obeliskut të Pavarësisë përpara pallatit të Rinisë në Prishtinë
19:00 Koncerti i Filarmonisë së Kosovës në Hollin e Koncerteve 1 Tetori
20:00 Koncert në sheshin e qytetit.
22:50 Presidenti dhe Kryeministri iu drejtohen masave
23:00 Fishekzjarrë të ngritura në katër pjesë të ndryshme të Prishtinës
|
|
|