Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com
Marketingu ne kosova.com

Sejdiu bëri homazhe te Momoriali i Presidentit Rugova

Prishtinë, 17 shkurt Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu në prag të shpalljes së pavarësisë së Kosovës sot bëri homazhe pranë Momoriali të Presidentit Rugova. "Kishim një përkujtim të gjithmonshëm për Presidentin Rugova, për themeltarin e shtetit modern të Kosovës për njeriun që sakrifikoi vetën në kohët më të vështira dhe u shkri për Kosovën, për njeriun që vuri parimet e demokracisë dhe pluralizmit në Kosovë, për njeriun që na ofroi në mënyrën më të mirë me botën demokratike dhe siguroi miqtë më të fortë për Kosovën, për njeriun që diti të artikulojë më së miri në kohën e vet në shekullin e vet idenë për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës", theksoi Sejdiu. Presidenti Sejdiu vlerësoi se sot është një ditë e veçantë për Kosovën dhe është festa e madhe e hyrjes në një epokë të re të zhvillimeve demokratike të bashkëngjitjes së Kosovës në familjen e lirë të vendeve të botës demokratike. "Eshtë nder i veçantë për të gjithë ne, për të gjithë brezat që dhanë jetën e vet që në binomin e veçantë të Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit kanë simboliken e përjetësisë", theksoi Presidenti Sejdiu. Po ashtu Presidenti Sejdoi do të bëjë homazhe edhe pranë varrit të komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2010 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks