Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com

Polonia do të nxitojë që ta njohë pavarësinë e Kosovës?

Varshavë, 17 shkurt - Polonia po ndryshon qëndrimin e deritashëm të rezervuar, dhe do të nxitojë që ta njohë pavarësinë e Kosovës, njoftojnë mediat polake, duke iu referuar burimeve në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Mirëpo zëdhënësi i ministrisë së jashtme polake Pjotër Pashkovski refuzoi të komentojë këto pohime dhe tha se qeveria vendimin për atë se çfarë qëndrimi do të marrë ndaj pavarërsisë së Kosovës do ta miratojë pas saktësimit të qëndrimit të BE-së në takimin e shefave të diplomacive të hënën në Bruksel. Pritet që vendimi për njohjen e pavarësisë të merret në mbledhjen e qeverisë së këtij vendi të martën më 19 shkurt.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2008 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks