Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com

"Independent": Kosova një shembull i suksesshëm i ndërhyrjes ndërkombëtare

Londër, 17 shkurt - T'i lëmë mënjanë pesimistët vetëm për një ditë dhe t'i bashkohemi shumicës së popullit të Kosovës në festimet dhe reflektimin pse shtetësia është gjë e mirë, shkruan në numrin e sotëm gazeta britanike "Indipedent". Marrëdhëniet mes shumicës shqiptare dhe pakicës serbe vazhdojnë të jenë armiqësore, pohon gazeta dhe shton se Serbia nuk pranon të heqë dorë nga pretendimet territoriale rreth Kosovës. Sipas gazetës, ekzistenca e shtetit të ri si ekonomikisht dhe financiarisht do varet nga NATO ja dhe Bashkimi Evropian në një të ardhme të parashikueshme. Por, pavarësisht të gjithave Kosova mbetet një shembull i suksesshëm i ndërhyrjes ndërkombëtare, vlerëson "Indipendent" dhe thekson se dy gjëra janë të qarta. "E para se ishte plotësisht e drejtë t'i thuhej ndal nacionalizmit të Millosheviçit. Politika më e turpshme e qeverisë britanike të Xhon Mejxhorit ishte bindja në heshtje ndaj agresionit në Ballkan duke qëndruar anash në kohën që bëhej spastrimi etnik. Lufta e Kosovës i dha fund gjithë kësaj, Millosheviçi ra dhe Serbia hyri në rrugën e gjatë për t'iu bashkuar bashkësisë ndërkombëtare". Gazeta po ashtu thekson një element tjetër që duhet të ishte bërë e qartë që në vitin 1999 se Serbia e kishte humbur Kosovën.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2008 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks