Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com

Në Kosovë mbretëron festë e dinjitetshme

Prishtinë, 17 shkurt Kanë mbetur edhe pak orë kur Kuvendi i Kosovës shpallë Kosovën vend i pavarur dhe sovran, ndërkohë që në kryeqytet dhe të gjitha qytetet e Kosovës, por edhe të rajonit ku jetojnë shqiptarët, ka filluar festa për pavarësinë e Kosovës. I gjithë kryeqyteti është veshur me flamuj kombëtarë, por edhe të shteteve të tjera të cilat njihen si "shtete mike të shtetit të Kosovës". Derisa në Kuvendin e Kosovës janë duke u bërë përgatitjet e fundit për aktin e shpalljes së pavarësisë, tashmë në Prishtinë ka filluar festimi edhe në sheshin "Nëna Terezë". Ndërkohë të gjithë prodhuesit vendorë kanë servirë në sheshin e kryeqytetit të gjitha produktet e tyre për qytetarët të cilat i ofrojnë falas. Një interesim i jashtëzakonshëm është i medieve ndërkombëtare, ku deri tash sipas statistikave të Qendrës së Medies që është hapur enkas për raportimin e Ditës së Pavarësisë, numërohen mbi një mijë gazetarë të huaj në Kosovë. Qysh të premten Kosova ka qenë lajmi kryesor i mediave të mëdha ndërkombëtare, siç janë BBC, CNN, AP, Rojters, FP, ARD, VOA etj. Ndërkohë që të gjithë qytetarët e Kosovës janë lutur që këtë ditë ta festojë me dinjitet dhe të mos ketë provokime.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2008 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks