Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com
Marketingu ne kosova.com

Presidenti Sejdiu vendosi lule pranë fotografive të personave të zhdukur

Prishtinë, 17 shkurt - Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, vendosi sot lule pranë fotografive të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë që janë të vendosura në rrethojat e Kuvendit të Kosoëvs. Ai tha se kosovarët janë të gatshëm për ndërtimin e një shteti demokratik, ku respektohen të drejta e njeriut të të gjitha etniteteve të cilat jetojnë dhe veprojnë në Kosovë. "Tani vendimi final për pavarësinë e Kosovës do të merret nga strukturat politike të vendit", tha ai, duke shtuar se këtë vendim final të Kosovës, do ta njohin një numër i madh i vende të botës. Presidenti Sejdiu, tha se Kosova është e gatshme të respektojë standardet ndërkombëtare dhe të ketë marrëdhënie të mira ndër fqinjësore.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2010 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks