Qendra për Informim e Kosovës (QIK) Qendra për Informim e Kosovës - Kosova Information Center
Marketingu ne kosova.com

Shpallja e pavarësisë së Kosovës po kremtohet edhe nga shqiptarët e Maqedonisë

Shkup, 17 shkurt - Shpallja e pavarësisë së Kosovës po kremtohet me dinjitet edhe nga shqiptarët e Maqedonisë. Manifestimi qendror po mbahet në sheshin "Iliria" në Tetovë dhe në sheshin "Skenderbeu" në Shkup. Institucionet shtetërore dhe partitë politike shqiptare në Maqedoni kanë bërë thirrje për festim të dinjitetshëm dhe pa të shtëna armësh. Ndërkohë Shkupi zyrtar tani më ka konfirmuar se do të ndihmojë Kosovën në rast nevoje me të gjitha kapacitet që ka. Me qindra shqiptarë të Shkupit, Tetovës dhe qyteteve të tjera të këtij vendi, në orët e mëngjesit ia kanë mësyer Kosovës për të marrë pjesë në manifestimin qendror në Prishtinë, ku në orën 15.00 bëhet shpallja zyrtare e pavarësisë së Kosovës.
Qendra për Informim e Kosovës (QIK)
©1999-2008 — Prishtinë, Kosovë
Zhvilluar nga VEVI Networks